Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 

***

Ditën
udhëtoj me ty,
të fsheh nën buzëqeshje
kur unë flas me vete
ti më kthen përgjigje,
preferoj të tuat.

Kalimtarë të hutuar
heqin një “Ah!”
prej shpirtit dhe thonë:
“E shkreta paska ikur!”,
buzëqeshja ime ua shton
dhembshurinë,
batuta jote,
u shtrembëron fytyrën
dhe inatin ma nxjerrin mua.

Po kur zbresim shkallët e pallatit
(kjo është e bukur)
me një mollë jeshile në dorë,
e kafshoj gjithë shije,
ti fshin lëngun e mbetur
në buzë…
shihemi në sytë e tu
të lëngshëm
si në sytë e një kali
të largët,
sa një planet i fshehur.

Gratë tek lokali aty poshtë
mërmërisin në habi,
burrat kapërdien,
fëmijët thonë: “Qenka si fëmijë!”;
ne vazhdojmë punën tonë…

Kështu e ngrysim ditën bashkë,
nata është pak më ndryshe,
kur unë bëhem gati për takim;

tani nuk je më me mua
dhe unë duhet të vishem
për ty,
me shpirtin tënd;

dhe të pres tek rruga,
sa vjen mëngjesi,
të të marr me vete.

 

***

Poezia ime
U ngjan ditëve te mia
zgjohet,
hap dritaren,
merr frymë thellë,
dhe shikon nga qielli.

Poezia ime,
ecën me mua
nëpër shi,
qullim flokët
pikojmë,
dhe ngjitemi
si avull
kur del dielli.

Poezia ime
qan,
i mbledh ditët,
i përhap mbi pemë,
nëpër buzë
shijon shijen
e gjelbërimit.

Poezia ime
ka uri,
ginjet,
pi ujë,
bën vrap,
djersin,
bie nga pesha,
shëndoshet prapë;

puthet me natën
si puthem unë
me të
dhe…
flemë.

 

***

Ti do dy-tre
çmenduri,
por unë çmendarakja
zbutem kur t’i më vjen
plot dashuri
me ëmbëlsinë e këngës së bilbilit,

si violinë
që luhet në pllajat me bar,
det i blusë së pafund…

dëshirë për t’u kredhur bashkë,
ah,
ndjesi e e lekurës së lagur;
vetëm ajo,
dhe arratisemi mbi pyje
pemëdendur,

dritëhije e fytyrës nga zjarri
që ndezur rri
në netët e gushtit,

shkëndiat,
xixëllimi i syve
që djegin afshin;
digjemi të dy;

përndjekja
në forma të ndryshme
ajri
që fryn
si frymë
që të mos shuhet
zjarri
dhe mbyllen sytë
vetiu;
mbyllen.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s