Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

NDJENJË

Μe verën e ngatërova
gotës!…
Kur zbrazja
ç’do deshirë dhe
një mendim
i turbulluar dhe programuar
në mohime
vere liheshin, egzekutimet
derdheshin
me ndjenjat?… Bind dhe
kapërcej
si mes gullçimave
rrethuar
një perqafim, buzësh?…
Përplasur
sa shumë, shumë
ndjenjë
e ndjen?… Tejkalimin
mes joshjesh
kulluar, hapem!….
Pa dialogim!…

Dhjk ©10-11-2013

 

GLISANDO

Më ngjallje!…
Të puthurat e tua
Si një glisando
në tastjerë mbi trasparencë
timbri?!…
Si puhizë vinte dhe linte
melodin
e shpirtit aty, kur prekje dhe
më prekje
buzët?!… Pranonin
Ledhat!…
Përdridheshin trupit dhe
shpirti!…
Largohej me hukatjet
ngjallnin
truri?…. Reagonte!..
Madhështisë! … … …

Dhjk©21-05-2014

 

PËRBALLJESH

Ditët, rrokulliseshin
dhe zvariteshin
si rrëshqitje prej erozionit
kur zhvesh
dhe zbërthen token?…
Si një trup
femëror të zhveshur kur i heq
freskinë
në limit dhe humbet
si linim
mendimet?… Në vrullin e tyre
pasonin
gërryerjet, mes errësirës
trajtoheshin
si kthetrat e zbuluara
të natës
mbi peizazhet e hedhura
në penelin tim?…
Kishte, udhëtime plot
freski dhe
përballje!… Drite dua dhe
mes dritës dua
të jetoj zbërthimet e energjive
jo në manifestime
ato nuk i dua as nuk guxoj
të jetoj
frikës!… Së thesarit lodhen ata
që e vuajnë
ndërsa unë?… Dritës
me dritën dua të jetoj prandaj!…
Dhe e kundroj.

Dhjk©21-05-2015

 

GJITHËSI

Shkëlqimet t’i falja
me agimet!..
Ledhatoja dhe privoja
Jetën!…
Më qiellore se kaltërsitë
nuk mundem
ta zbuloj!… Mes fantazis
praktikat
më vishnin universin
mbi ligje
nuk rrefuzoja, ledhatimet
nuk përmbajnë
deshifrim!… Mbi arritjet e shpirtit a ka
mbritje?!…
Zbulimeve, i rrjeshtoja
të tejkalonim
gabimet?… Mes gjithësisë
ngarkuar
kërkoja të zbërtheja dhe të arrija
mijëvjeçarët
në kërkim. Aty, ku rrezatonin
agime drite!…
Ngado po binim, në ndryshim.
Ato dhe pse mes dritës
Na dhuronin dridhje shpërthimesh
po na falnin
planetin e zjarrtë, me rrezet
na ç’thurrej
në devijime të imazhit ikonik.
ngacmonim dhe
trazonim disiplinat?…Vepronin dhe
impononim Ikonat!… Irituese kur i mbulojnë
hijet?… Kërkonin
të ndryshonin dhe depërtonin
shkëlqimeve
nuk qendrojnë, mbi trupin tënd
i egzaltoje
dhe mbaje momentet!…E ç’farë nuk afrojnë
me shoqerinë
rizgjoje, dritën!… Në rininë e pare
të errësirës apo
të kërkimit dritë, nuk do ta gjesh!…
Mos kërko.

Dhjk©19-05-2013

 

z. Hans – Joachim Lanksch bëri një pyetje – A është vështirë të jesh shkrimtare, femër, në Shqipëri dhe Kosovë? / Nga: Entela Kasi

z. Hans – Joachim Lanksch bëri një pyetje – A është vështirë të jesh shkrimtare, femër, në Shqipëri dhe Kosovë?   Nga: Entela Kasi Burrat e arenës së katundit tonë i hanë gratë. Kur nuk munden i shndërrojnë në ngrënëse. … Continue reading