Poezi nga Donikë Rrethaj

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

PAK MË SHUMË, MË SHUMË.

Nuk jam më ajo qënie e brishtë e delikate që derdhte lot para tejet,
jo nuk jam ajo që priste krahët e hapur e gjoksin tënd prej burri,
këmbët e mija kanë bërë udhë, valixhja është mbushë plagë,
ta dish ,tanimë zemra e shpirti janë prej guri.

Nuk jam më ajo 20 vjeçarja …ca vite më shumë , më shumë…
që padurim priste fjalët e bukura dhe disa komplimente,
dorën e një burri ti tregojë udhë,
ta dish flatrat e mija kanë përshkuar qiej ,këmbët rrahur dete.

I njoh plagët ,plagë kam dhënë e kam marrë,
kam qarë në netët e vetme ,të kam bërë të derdhësh lot,
nuk kam gjithçka më për të të dhënë,
kam këmbët e lodhura ,valixhen plot.

Ah sa tunele ëndërrash të zhdukura kam hapur me thonj të përgjakur,
të arrija një dritë që më dukej larg ,sa larg,
një ditë bëja 2-3 shkallë dhe thoja: ja lumturija,
ditën tjetër rrëzohesha 20 të tjera dhe më duhej tja filloja nga e para prap.

Nuk jam më ajo 20 vjeçarja që të linte letra në çdo qoshë,
dedikime dashurije kur unë isha larg e ti prisje ardhjen time,
nuk kam më një botë për të njohur,
tanimë e kam njohur ,thikat e saj pa shërime.

jo trupi im nuk është më kaq i brishtë,
edhe se kam shumë nur akoma ,tjetër bukuri,
zemra ime sot kërkon tjera gjëra,
ka ikur ajo kohë dhurata ,stoli.

Sot..?!
Kam bërë shumë udhë ta dish,
sa ndjej vitet mbi supe që më japin peshë,
kam provuar humbjen ,lotët që të masakrojnë,
shpirti më është vrarë nëpër rrugë zhvesh.

Jo nuk duroj shumë fjalë ,as gjeste të pakuptimta,
nuk gënjehem me një fjalë thjesht : të dua..
E di?! Kam kaluar zbathur rrugëve të pastra e të pista,
kam vrarë zemra, më kanë vrarë dhe mua.

Hesht se nganjëherë skam asgjë për të thënë,
flas kur ndjej nevojën thjesht të më kuptosh,
qaj se më qahet kur ndjej dhimbje brenda,
edhe qesh e vetme strukur në një qosh.

Po..jo nuk jam më ajo 20 vjeçarja e dikurshme,
që ka një botë për të njohur, botë që të zbulojë,
hapat e mi kanë bërë udhë i dashur,
kam gjak beteje në të mijtë thonj.

Kështu,,!
Kur vendosi pak të iki e të rri e vetme,
të shëroj plagët në qetësi ti mos më kërko,
jo harroje nuk jam më ajo 20 vjeçarja që pret ti bësh udhë,
se do më prit e se sdo ? JO……..
VAZHDO……!

 

PËR TY ( NËNË)

Më fal se jam mijëra km larg nga ti..
më fal të lutem ti e di më ndan një det,
më fal kur ke nevojë për puthjen time e nuk jam,
ahh ta dish sikur të vdes dheu sdo më tret.

Më fal kur je sëmur e ke nevojë,
për dorën time që të ngre e të shtrëngon,
e di? shpesh ‘herë mallkoj kët vend e kët largësi,
shpesh’herë më vjen të kthehem , përqafoj.

Ti them gjithçkaje : vafsh në djall…
dhe atij pushtet që na bëri e na la humbur në botë,
po unë jam larg nëna ime s’mund të bëj asgjë,
thjesht të dëgjoj zërin tënd e të fshij lot.

Më fal kur ndihem keq e s’mundem të të flas,
se fjalët s’dalin brenda zemrës ulërijnë,
po unë jam larg ahh na ndan një det,
dhe unë si shumë,mijëra të tjerë jemi viktimë.

Ta kalojmë kët jetë kaq larg kujt duam,
diku….diku humbur në rrugët e botës e të ndarë,
e sot? Sot nuk mundem dot të jem,
ahh ta dish nënë zemra ime vdes ngadalë.

Më fal edhe se kurrë stë kam lënduar,
për mua ishe shembull, je dhe sot..
e di? Kur gaboj në heshtje të kërkoj të falur,
diku nënë diku ku jam humbur në botë.

Një cep, larg aq larg sa herë nuk marr dot frymë,
jam midis njerëzish po mendja ime është vend tjetër,
tek ti tek gjithçka që kam lënë tej,
tek imi vend ,shtëpi gjithçka e vjetër,

Më fal ta dish sa vuaj , larggg,,,nga ti,
kur dua të jem e nuk mundem dot,
të të përqafoj e kur je keq lart të të ngre,
të të puth ahh me mall aq fort ,sa fort.

Po ti më prit ti e di unë do vij po një ditë…MË PRET?!

se jo,,ah se jo ta dish nënë as dheu sdo më tret.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s