Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

ISHULLI M῾I MERR LOTËT
(Loti më është bërë ishull)

I kërkova ishullit si të bëhëm banor i tij
Nga toka s῾kam fuqi të rri në gjithë këtë pluhur atomesh
As jeta nuk më do nëse rri i vetmuar dhe bisedoj me yjet
Këtu jetohet vetëm si i marrë pa asnjë rrugë të drejtë.

Nëse edhe ky ishull nuk më mundëson të jetoj si një njeri i Zotit
Me kë t῾i bashkoj ëndrrat e këngëve që kurrë i lirë nuk i këndoja
Nuk di së çfarë është dashuria vetëm kur i shoh puthjet bulevardeve
Atëherë më bie ndërmendë së unë apo shpirti im,njeri është me faj.

Në ishullin tim dua të jetoj ,ose ishulli do të jetoj tek unë
Që dy mijë vjet jam nisur për të ardhur këtu
Sa bajlozet mposhta dhe me sa duhet kryqëzuar shpatat
Jam lutur dhe kryqëzuar nëpër sëcilin gur atdheu.

Këtu takova Trojën time të dashur dhe u fjalosëm për harresën e njeriut
Gjysh e stërgjysh për pak m῾u çmenden nga dashuritë e marra të detit kryeneq
Ç῾histori më shkruhet kur nuk guxoja ta pagëzoja birin tim Alban,as Ilir
I krisur po hy në shekullin e Ri ,apo ky po hynë bashkë me mua në ishullin pa krye.

24 Maj 2017 @DESKU

 

S῾DUA TË TË HUMBAS
(Fjalës)

Dy mijë vjet u rritëm bashkë edhe para sëcilit djall
Me gjuhën e Zotit mbijetuam ferret e vdekjeve.

Sa herë ishe fjalë e dhembjeve
Me shumë se çdo buzëqeshje kishim shpirtin tënd.

Me ty njohem Zotin dhe falëm dashuri yjeve
Këngë dasmash u bëmë.

Sa do t῾i ngjaja fjalës kur hyjnitë falin
Dhe ti sjell dritë Dielli në sytë e mi
Të ngrohemi në të njëjtën kohë.

Po,fjalën e ndava në dysh atdheu
Kur betejat i nxjerrja nga fundi i ferreve të mallkuara
Fjalën e ndava edhe me sëcilin luftëtar të lirisë.

Në dysh e ndava me dorën e lypsit të lagjes sime
Kur s῾kam ç῾farë t῾i falë veç lotit tim të shndërruar në pika deti.

Nëse humbasim ndonjëri nga ne
Hynë thellësive titanikiane
Aty ku derdhet lumi i jetës
Njëri jemi aty,unë ose ti fjalë.

23 Maj 2017 @DESKU

 

KËNGA E JETËS

Nuk vdes pa e këndue këngën time të jetës sa vet jeta.

Të dielen e dua lutjen për këngën që i mbeta borgj jetës
Unë çdo ditë i falë lutje njeriut tim të dashur
Ti vetëm të dielen më fal njërën nga lutjet që i bën Zotit
Nëse do që bota t῾i ngjaj fjalës kur ti flet me hyjnitë e tokës së shqipeve.

Kurrë nuk e deshta jetën sikur sot kur me dehi gotë e saj
Jetova për të zënë fjalën nëse ndonjëherë më ikën pa fajin tim
I këndova dritës së Diellit të më ndrit kur etja më mungon
Nëse më kërkohet vdekja ta them së i besova fjalës së dhënë.

Nuk isha një qyqar i dehur ,as një i krisur me fytyrë djalli
E mbajta në zemër gjuhën që i fala ty dhe Zotit
Më premtuan yjet së do të flasin tërë jetën pse nuk e theva besën
Eh,shqipet më mësuan të jetoj me sy pëllumbi e krah shqiponje.

21 Maj 2017@DESKU

 

KËSHILLA VETES

Me këngën për yjet e mbytim sëcilin lot të dhembjeve që s῾kanë shërim.

(Mos u bëj poet nëse s῾mund të lindësh
Me secilin varg,të lindësh me secilën fjalë-Azem Shkreli)

Nëse e do të bukurën bëhu det faljesh
Jeto edhe në flakë Dielli
Se jeta nuk njeh humbje.

Për tokën u shndërrova në ferr djajësh
Burgosjet vinin e shkonin e unë rilinda njëqind herë
Kur zjarrët ma ndeznin flakë jetën e kryqëzuar
Të gjitha plagët shëroheshin kur jam dhembja e saj.

E dhashë fjalën t῾i dëgjoj këshillat e jetës për jetën
I ruaj si ruhet gjuha e shqipeve brenda vetes
Asnjë ëndërr mos e shiko se të mbetet jeta ëndërr.

Të vetmën ëndërr e ndaj me besën, që luftëtarët ia falën atdheut
Asnjë këshillë të dreqit nuk dua ta takoj si të vërtetë

19 Maj 2017 @DESKU

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s