Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Vonë

Diçka lëviz brenda këtyne mureve
mbarsun me heshtje,
tik-taku i orës zhvendos hijet brenda meje.
Në këtë orë të natës vetmia ka nji akustikë
me jehonë të gjatë.
Mbi shtrat unë dhe unë
dhe duert që zhbajnë hijen teme.
Kafka e dikujt që s’asht len gjurmë
mbi jastek.
Çdo gja,
çdo kush hesht. Veç frymarrja jeme
jep e mrerr me mushknitë
nji padëshirë me filtrue brendinë.
Kërkush.
Veç unë me unë lidhun kërthizet me nji frikë
të çuditshme.
Se më dduhet me e çue
këtë trup të jetësuem në mue,
ketë krye të vendosun mbi qafen mes shpatullave,
me e drejtue,
e me gjoksin para me ulëritë…
Se veç britma i dallon vetmitë prej njena – tjetrës.
Ndaj me mue asht gjithmonë nji vehte
që ikë,
larg,
larg prej njerëzve hipokritë,
larg prej atij uni që i ndoqi dashnitë
me instikt…

Asht vonë me zgjue demonë të penduem,
unë dhe unë mjaftojmë
për mot të pikëlluem.

 

***

Dhimbja më ka zbutë,
shtypë,
hutue.
Mendoj se gjithçka ndodh për nji arsye,
Francin ende s’e kam falë.
Ka net ku dënohem me pagjumësi,
zhgrehem në lot.
Atij i duhet falja jeme,
por këtë herë s’du me ja dhuru.
Duhet me ardhe me e marrë,
atyne netëve kur jam gjallë,
kur qeshi nën petkun e huj,
në heshtjen e përsosun.
Unë e di që të duhet falja jeme,
ajo e qeshuna që ndukje ndër buzë,
e di që të duhet pendesa
lutja,
besa,
e mbas ndoshta harresa,
por unë s’ti dhuroj ma,
se më janë kthye në shekuj ditët që s’më puth…
Eja e merre falëputhjen teme.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s