Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

ISHTE KOHA E TË PAKOHËVE

As mbrëmë nuk u ndalën
Trokitjet nëpër dyert e lagjes
Dëgjoheshin edhe britmat e erës
Një korb djallëzor krakëllinte te plepat

S’pushonin as piskamat e lisave
Qielli i ngrysur i shkulte flokët
Kurse burrat sipas një zakoni të lashtë
I grithnin fytyrat e mavijosura të pemëve

Mjegullat zbritën deri në tokë
Për herë të parë zunë të shterin edhe krojet
Asnjë pikë uji s’kishin lëfytet
Nga degët e pemëve çurgonte nostalgjia

Më duket se kjo kohë ishte një tjetër kohë
Ajo që ngjallte trishtim në shpirt
Ishte koha e të pakohëve
Koha e djajve të netëve ballkanike.

 

KUR ËNDËRRON DEPUTETI

Bjeri gajdes or deputet
Zoti të zbriti nga gomari
Kurrë nuk dite
Çka është traktori
Sot vozit shevrolet

Nuk qanë kokë
Për asnjë njeri
Se të përcjellin
Shtatë
A tetë vetë

Kësaj here
Ti keq na tradhtove
Ta dhamë votën
Ne të besuam
Po dhelpërisht
Na mashtrove
Zi e më zi
Kësaj radhe pësuam

Ti e di mirë
Mor i pafytyrë
Në nderin tënd
S’ke fare njerëzi

Je i pa yndyrë
To mor kand
Por herën tjetër
Do ta gjesh lëngatën
Kur ne ty ta kallim datën

Rrallë herë shkon
Në parlament
Kurrë nuk dole
Ti në foltore
Po mendon
Se i kullot dhentë
Dhe i ëndërron ditët baritore.

 

NJË GJYSMË PLUMBI

Sonte çdo gjë qenka përgjysmuar
Një gjysmë gjëme
Nuk vlen për asnjë gjysmë loti
Edhe kjo pemë qenka përgjysmuar
Nga ndonjë shrapnel endacak

Më mirë një vdekje e plotë
Se sa një gjysmë vdekje
Sa janë të trishtuara gjërat
Kur përgjysmohen
Në gjysma të imagjinuara të fjalëve

Një gjysmë plumbi
As nuk të vret e as nuk të lë gjallë
I ngjan një gjysmë fjale të thënë
Vetëm me gjysmë goje
Asgjë e përgjysmuar nuk vlen sonte.

 

THASHË KY POPULL KURRË NUK VDES

Çfarë nuk pashë atë ditë
Pashë se si ngulej në mish
Thika e urrejtjes
Një polic të zgërdheshur
Dhe një fëmijë
Të kryqëzuar në pemët e krimit

Dy lot u derdhën rrëke
Vajin e gjetheve të fishkura të vjeshtës
Dhe një trishtil krah thyer
Mbi trenin e tmerrit
Pashë edhe ikjen e engjëjve
Dhe shumë mall në traversat e kalbura

Ishte natë e vonë
Mbase edhe agullimë e hershme
Në këtë tmerr
Një nuse lindi binjak
Thashë ky popull kurrë nuk vdes
E rrotat e trenit shqitën mbi binarë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s