Poezi nga Kujtim Mateli
Në vendlindjen e profetëve
Në juglindje të Shqipërisë, me trëndafila mbushet një qytet,
E ruan gjatë ngjyrën që merr nga rrezet e diellit,
Në dimër ajrin ia zbutin kodrat përreth,
Në verë freskohet nën hijen e malit të Dhëmbelit.
Në juglindje të Shqipërisë, është një qytet i nderuar,
Për të vjen pranvera e çelin lulet e prillit,
Për kombin është i shtrenjtë dhe i pazëvendësuar,
Siç është për unazën guri xhevahirit.
Ky qytet me emrin Përmet, në juglindje të Shqipërisë,
Me emrin e vjetër Promet, ku lindi Prometeu
Që jetën e flijoi për zjarrin që i dha njerëzimit.
Ato flakë ende s`qenë fashitur, por Shqipëria kishte nevojë,
Të flijohej rreth dritës së qiririt i erdhi radha Naimit,
Koha pruri Përmetarin e Dytë Dritësjellës që kombi ynë të jetojë.
Kujtim Mateli