Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

LETRA E PADËRGUAR E DASHURISË

Ishte koha e letrave të dashurisë,
por në çastin e duhur
nuk ta dërgova dot.
Atëherë, nuk kishte celularë e internet,
ndaj ajo letër
fle në sirtar edhe sot…

Doemos ti do të lidheshe me nje tjetër,
një tjetër djalë
që më shumë se unë guxoi.
Edhe sot,
ty të shikoj në ëndërr!
koha,
a guximi më dënoi?

 

MBRETËRIA IME

Askujt nuk i besohet që jam e tillë,
më madhështorja e mbretërive që ka parë njerëzimi!
Mua kurrë nuk më dihet fundi,
por ama, askush s’ma di as fillimin.

Të gjithë më janë falur
pleq apo te rinj,
pa dallim lypsarë, eremit, luftëtar,skllevër,
pa dallim në grada shoqërore e privilegje
qofshin prostituta
apo mbretër!

Zemërgjerë:
Të gjithë i trajtoj njësoj
dhe shpesh i vendos pranë e pranë;
një luftëtar përbri me një vjedhës,
një mbret përbri me një putanë.

Dhe çuditërisht s’kam patur kurrë telashe,
as kryengritje
e as rrebelim!
Me mbretërinë time të vdekjes,
jam mbretëreshë mbi çdo mbretërim!

 

KU TË TË GJEJ DASHURI

Kjo dite vere erdhi me bubullima
rrufetë rrëzojnë kupën qiellore
mbi gjethnajë,
në shpate malesh,
gjithandej…
Ti më shfaqesh si një magji
që më humb mes rrufeve,
bubullimave dhe gjelbërimit
dhe unë nuk di ku të të gjej!

Vrapoj si somnambul
mes mjegullnajave shekullore,
përplasem me shkëmbinjtë rrufepritës,
fshehur reve
rënduar me shi,
një jetë të tërë
zvarritem, gjelbërimeve pafund
vritem,
gjakosem,
po ku të të gjej s’e di!
Ku rri e fshehur dashuria ime?
Ku rri?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s