Fjala si poetikë e luftës ( Rreth aktit letrar të shkrimtarit, poetit dhe fabulisitit lushnjar Miltiadh Davidhi ) / Nga: Hyqmet Hasko

Fjala si poetikë e luftës
 
Rreth aktit letrar të shkrimtarit, poetit dhe fabulisitit lushnjar Miltiadh Davidhi
 
 
Nga: Hyqmet Hasko
 
Miltiadh Davidhi është një zë original, me tone të forta liriko-epike dhe dyzime e trazime të forta dramatike, që vjen në letrat tona kombëtare nga Lushnja, një trevë që në vijiëmsi ka nxjerrë shkrimtarë, poetë, kritikë letrarë dhe krijues të spikatur. Poezitë e para Davidhi i botoi në gazetën lokale “Shkëndija”, kur ishte vetëm 18 vjeç dhe ndërkohë ka ecur duke bërë një rrugë jo të zakonshme drejt poezisë, me anë të disa vëllimeve poetike të botuara, si “Parajsa Danteske përballë Ezopit plak”, 2001, Dituria, “Ujëvara hëne”, 2008,Toena (Parathënia e këtij libri është botuar në gazetën “Iliria” në Amerikë), “I njëjti zë njeriu”, 2011, Uegen, “Globi mbi fije bari”, ”Duke ecur në rrugica ajri”. PROZË- “Bregu i ferrparajsës” roman, 2010, Ada“, “Në humnerën e pafund të një krimi.”, tregime,- “Në kopshtin e dashurisë”, novelë etj. Davidi është përfshirë në antologjinë poetike ”Lotët e virgjër”, botuar nga Prof. Dr. Fatmir Terziu dhe Agim Mato, në “Historinë e letërsisë shqipe për fëmijë”, shkruar nga Astrit Bishqemi, si dhe në antologjinë me tregime botuar nga shtëpia botuese Ada. Krijimtaria etij është përcjellë me mendimin vlerësues kritik dhe eseistik nga shkrimtarë e kritikë të njohur si poeti Faslli Haliti, Prof. Dr. Klara Kodra, poeti dhe shkrimtari disident Visar Zhiti, Prof. Dr. Fatmir Terziu, shkrimtari Kozma Gjini, etj. Po kështu poezitë, tregimet, fabulat e fragmentet e romanit të tij janë vlerësuar dhe vlerësohen çdo ditë nga shumë shkrimtarë e poetë të tjerë me emër e të rinj,nëpër faqet letrare që botohen prej gazetave e grupimeve letrare.
 
 
Miltiadh Davidhi
 
Tek ky letrar rrinë bashkë, në një sintoni të plotë, drama dhe lirika, idili dhe dhimbja, ëmbëlsia dhe brishtësia, droja dhe dëlirësia, këngëzimi dehës i gjendjes së një njeriu të dashuruar me jetën dhe të bukurën dhe vuajtja e pacak për mbrapështitë e bortës. Në aktin poetik të Davidhit lëvrin një det i tallazitur pasionesh të bukura, dashuria për vendin e tij, magjia e mallit dhe idilit, fryma përvëluese e dashurisë, toponimistika estetike e fushës, Myzeqeja e tij e dashur, që poeti e mbart me vete si një kumt, si një bekim dhe si një mesazh paqeje e begatie.Nëse do të donim të gjenim një fjalë çelës për të përveçësuar poezinë e këtij poeti, ndoshta kjo fjalë do të ishte filozofimi dhe urtia poetike përmes një lirizmi të ngrohtë e të thellë, siç është e thellë vetë përvoja e të urtëve të kësaj bote, ku e themi me bindje se bën pjesë dhe ky kalorës i fjalës së bukur shqipe. Në vëllimin e tij poetik “I njëjti zë njeriu”, Davidhi bën autopsinë e unit poetik në raport me të gjithë tingujt, dritat dhe zërat që e rrethojnë, duke u vetëidentifikuar me bukurinë e brendshme, të thellë e transhendente të një bote të pasur shpirtëore, siç është zakonisht bota e poetëve të vërtetë. Komunikimi i poetit është nëntekstual, ku figura bazë, metafora shërben si shtrat për të pikëzuar dhe nyjëzuar të gjithë abstragimet poetike. Poeti zbulon rrënjët e individualitetit të tij poetik, thellësinë e depërtimit, sqimën aristokratike të vargut, përjetimet e thella të mbresave, përjetimeve dhe emocioneve që ushqejnë pemën e tij estetike krijuese.Tek “Ujëvarë hëne” thellohet ende më shumë ky vizion kontemporan, vargu i poetit bëhet më i thellë, më i menduar, më afektiv. Hapësira mes ëndrrës dhe realitetit vjen e bëhet gjithnjë e më e ngushtë, aq sa poeti nuk don që të ndajë botën iluzive të ëndrrës dhe transhendencës me realitetin që bën objekt pasqyrimi. Në këtë përmbledhje poetike që u prit me aq përzemërsi e përjetim të bukur nga lexuesi e kritika, Davidhi bëhet më abstaktiv, më i thellë dhe më i menduar, figurat shtrihen më në thellësi, pasi siç thotë me të drejtë Borges, thellësia është e errët, kurse drita është brenda vetë poetit. Poetika e Davidhit është e çliruar nga klishetë dhe morali, është një poetikë e pastër, që niset e merr udhë më së pari nga bota e brendshme e poetit dhe gjatë kësaj udhe pasurohet me përvoja, lexime, kalkulime estetike, kujtesa të mbetura nëpër kohë dhe që poeti i zgjedh si herbariume të vizionit të tij për botën. Sigurisht, në një vështrim të sipërfaqshëm, siç është ky i yni, nuk mund të thuhen të gjitha për një poet me format të plotë e të vetëdijësuar plotësisht në rrugën poetike, por vetëm sa dua që të përcjell një akt kujtese ndaj përveçësisë së këtij poeti, prozatori e fabulisti, për kontributin e tij në rrugëtimin letrar.Figura letrare e Miltiadhit lidhet me një veprimtari të dendur esetike, të gjërë e të sukseshme të tij në gjininë e poezisë dhe prozës, fabulës dhe kritikës e studimeve letrare. Në poezitë dhe prozën e tij duket një dorë mjeshtri; depërtimi në mënyrë moderne në fatin e shoqërisë shqiptare dhe të njeriut bashkëkohor si pjesë e kësaj shoqërie, është një nga procedimet e tij estetike dhe psikoanalitike, në kërkim të rrënjëve të etnopsikikës sonë kolektive.E veçanta e temave të tij, por mbi të gjitha e veçanta e procedimit lirik dhe rrëfimtar, në hullinjtë e të cilit ai hedh farën e poetikës dhe narracionit, është thyerja e tabuve dhe dalja nga skemat bardhë e zi dhe shablloniste të trajtimit të”lëndës së parë” estetike. Ai ka kurajon të prekë të ashtuquajturat “tema të vështira” e “delikate” dhe të gjejë pika takimi kulturologjike e psiko-etike mes personazheve që janë në anë të kundërta të “medaljes”, por që në thelb janë njerëz dhe si të tillë i bashkon gjaku dhe shpirti fisnik njerëzor.Në romanin e tij të mirënjohur dhe të pritur ngrohtësisht nga lexuesit Bregu i ferrparajsës, shkrimtari i flak nga vetja të gjitha parzmoret e dala boje të nacionalizmit fiktiv dhe flet me gjuhën e shkrimtarit të vërtetë, që vështron përtej fasadave politike që mbajnë peng vende dhe popuj, shikon në shpirtin e përbashkët njerëzor të europianëve, që po përjetojnë një çlirim të madh shpirtëror dhe psiko-etik në erën e re globale që fryn anë e mbanë botës sonë. Ndeshja me dallgët e jetës, mposhtja e paragjykimeve dhe psikozave përjashtuese e ndasive paragjykuese është tema që çlirin pena e mprehtë e Davidhit në këtë roman mbresëlënës. Protagonistja e rrëfimit mposht së pari vetveten dhe më vonë mjedesin frenues e paragjykues dhe lufton në emër të idealeve të bashkëshortit dhe mikut të saj për triumfin e vlerave universale të jetës dhe të dashurisë njerëzore dhe kësisoj në çdo faqe të këtij romani fryn erë e ngrohtë paqeje, dashurie e fisnikërie, në përplasje me piskozat frenueese dhe arkaiizmat e vjetër pseudonacionaliste e shovene. Në këtë roman shkrimtari paraqet madhështinë e luftës së brendshme të njeriut në një shoqërie të kapur në grackën e ironisë së modernitetitetit. Autori ndërton një histori me narracion të ngjeshur filozoifik dhe psikanalitik, ku fatet e personazheve dhe të shoqërisë sonë ndërthuren në mënyrë të pazgjidhshme. Subjekti vjen sa aktual por edhe i punuar me një ironi të hollë nga autori, ku .mënyra skematike se si ne e krijojmë historinë ku më shumë ka folklor apo interesa politike të ditës, dhe konflikti që qëndron midis realitetit dhe manipulimit të këtij realiteti, janë në shënjestër të autorit, janë sfondi mbi të cilin shkrimtari serioz ndërton një histori parabolike, me shumë enigma dhe të pathëna që zbërthehen gradialualisht faqe pas faqeje të romanit në fjalë, duke e pasuruar.Operimi me të nënkuptuarën, të pathënën, të fshehurën nën hijen e diçkaje tjetër, përdoret nga prozatori si një mënyrë e procedimit narrativ, zhbirues dhe analitik, në prerjen vertikale që iu bën shkrimtari situatave romaneske, nga ato trillere deri tek drama dhe komedia e akteve të dyzuara.Si fabulist, Davidhi është një ndër fabulistët më të mirë shqiptarë, pasi operon me plagët më të prekshme të indidvidt dhe shoqërisë shqiptare, duke na dhëë mesahe kuptimplote, jo nëpërmjet moralizimeve dhe shtërpësisë anakronike, siç ndodh me shumë fabulistë, por me anë të një spektri të gjallë estetik, që të mbush me emione të forta. Të shkruash për një figurë të tillë si Miltiadh Davidhi nuk është vetëm kënaqësi, por dhe obligim, jo vetëm për Lushnjën ku ai u konturua dhe mori emër si shkrimtar e letraar, por për të gjithë botën shqiptare, pasi shoqëria jonë, shkrimtarët dhe artistët, intelektualët dhe elita kombëtare duhet të bëjnë ç’është e mundur që të pëcillet bota e vlerave, si një model nga ku duhet të mësojnë që të ecin përpara atdheu dhe kombi ynë.
 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s