Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

KAM SHKRUAR…

Kam shkruar për dashuri të dëshpërurara
U kam kënduar brengave e dhimbjeve të jetës
Kanë qenë momente të para a të jetuara
Dhe nuk i shpëtoj dot mbresës.

Mbresa më rri e freskët në kujtesë
Kujtesa nuk më lë aspak rehat
Pajisem siç duket me “lincencë”
Dhe heshtjes zë i them:- Mjaft!

Kam parë dashuri të “vrara”
Me plumba made in biografi
Kam parë se sa e hidhur është ndarja
Ndonjëherë dashuritë i kanë mbyllur në qeli.

Nuk kam shkruar si për të qenë brenda
Por vetëm çfarë më kanë parë sytë
S’ka më keq se kur me dryn mbyllen zemra
Në Shqipëri janë “vrarë” dashuritë.

Kujtoni, për një çast, gratë e huaja
Që lanë vendet e tyre veç nga dashuria
Mbi to si shpatë mbi kokë ra ndarja
Se “gjasme nga to” rrezikohej Shqipëria.

Apo sa çifte u morën në qafë
Se njëri prej tyre u shpall “armik”
Nuk kam si për këto dashuri mos shkruaj ndonjë varg
Dhe poezisë për sot, po i vë pikë.

Pres të thoni fjalën tuaj:
-Kam apo nuk kam të drejtë?
Për vuajtjen e të pafajshmëve dhe vet vuaj
Ndryshe as që do isha, Poet!

Tiranë, 23 maj 2017

 

PO TË JETË PËR GRUAN TIME *

Po të jetë për gruan time,
Ajo kërkon të më ballsamos
Për mua shkoqet si thërrime
Dashuria e saj për mua kurrë nuk u sos.

Më shikon si dritën e syrit
(- Pa dale, sikur nuk të rri mirë kjo xhaketë?!!!)
Sytë e saj janë pasqyrë e shpirtit
Dhe them:- I vetmi fat që kam patur në jetë!

Dhe, sa jam i lumtur, aq tmerrohem
Kur mendoj se, ndoshta, para saj do të ik
Veç për fatin e saj zë e frikohem
Dhe ajo në të njëjtën kohë, ka frikë.

Se unë i jam lutur Zotit të ikë para saj
(Zoti veç për kaq, besoj do më dëgjojë)
Pa timeshoqe, s’e kam hiç kollaj
Ndaj, para saj, jam i lumtur që të shkoj.

Tiranë, 24 maj 2017

 

KUJDES?! KUR TË MË SHANI!

Në më shani për të meta, mirë bëni se dhe unë,si ju, jam njeri!
M’i shani dhe krijimet: si në prozë dhe në poezi.
Po, nëse guxoni dhe më shani diku SHQIPËRINË,
Bëhem kamikaz dhe shpërthej si minë.

Si minë shpërthej dhe ju bëj copa-copa
Se për Atdhenë as që më hyn në sy koka:
Tani ju lajmërova dhe, në bëni sikur “harroni”,
Pa një e pa dy, në botën tjetër do shkoni.

Kot nuk u lajmërova që të bëni kujdes
Si “kamikaz” për Atdhenë kam “lincencë”
Nuk lejoj të të shajë kush,SHQIPËRI!
Dashurinë, trashgim brezash, e kam me tapi!

Tiranë, 12 prill 2014- 24 maj 2017.

 

SHPESH…

Shpesh me veten bëj vetgjyqësi
E marr veten si të pandehur!
-Pa ngreu e më thuaj:-A ke dëmtuar njeri?
Gjatë jetës me njerëzit si je sjellur?!

Dhe jam jo vetëm gjyqtar i drejtë, por dhe i rreptë
( Asnjë grimë nuk e fal dhe nuk mbaj anësi)
As që e lejoj të më mbajë ndonjë diçka të fshehtë
(Po ku ka të fshehtë që vetes nuk i di?)

E dëgjoj, tek flet, dhe zë mbaj shënim
Se jam moshatar dhe mund të harroj
Nëse ka nevojë për ndëshkim,
Me gjakftohëtësi zë e gjykoj.

Dhe ja ç’ka ndodhur gjatë vetgjyqësisë
Ja dhe “mëkatet” e mia:
I kam besuar veç dashurisë
Deri sa koka m’u mbulua me thija..

Asnjë njeri kurrë nuk lashë në baltë
Asnjë njeri kurrë nuk kam dëmtuar
Përkundrazi:me fjalën time jam bërë barikadë
Që IKSIN a Ypsilonin nga rreziku për ta shpëtuar.

Kurrë nuk e ktheva karriken e pushtetit
Në trampolinë për të vënë pasuri
Nga unë duket ka anuar shpirti i poetit
Dhe jam mbushuir veç me dashuri.

Dashuria për mua ka qenë reciproke
Dhe as e shtirur, dhe as me dhunë
Për ç’shkruaj, nuk ka vend për ekuivoke
Ata që më njohin, të flasin më shumë.

Tiranë, 23 maj 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s