Botimet Toena ju fton të merrni pjesë në promovimin e romanit “Ora e Zooparkut” të shkrimtarit Zija Çela.

Botimet Toena  ju fton të merrni pjesë në promovimin e romanit “Ora e Zooparkut” të shkrimtarit Zija Çela.

Të hënën, më datë 8 maj, ora 11:00,  tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Salla Aleks Buda).

Ju mirëpresim!

 

  1. S.: Bashkëngjitur do të gjeni:

– ftesën e promovimit

– vlerësime për librin

– kopertinën e romanit.

 

Irena Toçi

Drejtore e përgjithshme

 

Botimet Toena

Rruga “M. Gjollesha”

K.P. 1420

Tirane – Albania

Tel. ++355 422 40 116

Fax  ++355 422 40 117

botimet.toena@gmail.com

redaksia@toena.com.al

irena.toci@gmail.com

http://www.toena.com.al

http://www.facebook.com/botimet.toena

http://www.facebook.com/Instituti-i-L ibrit-dhe-i-Promocionit

twitter.com/TOENABOTIME1

http://www.institutilibripromocioni.a l

http://www.librariatoena.com

http://www.instagram.com/botimet_toen a

 

Vlerësime për romanin

Zija Çela “Ora e Zooparkut”

Ashtu si veprimtaria e Ismail Kadaresë, që e ka mundësuar lirinë e mendimit në kohën e diktaturës më të egër, proza e Zija Çelës e ushqen kreativitetin e leximit në epokën e sotme të kulturës së popullarizuar të konsumit, ndoshta duke vërtetuar kështu faktin se letërsia ka qenë tradicionalisht mjeti më efikas i shqiptarëve për t’u rezistuar ideologjive totalitare, çfarëdo qofshin ato. Me veprën e tij, Zija Çela arrin të krijojë një autoritet të ri, atë të lexuesit, duke iu kundërvënë jo vetëm dogmës së realizmit socialist, që synonte të parandalonte çdo shkëndijë të mendimit kritik te lexuesi, por duke u shkëputur edhe nga realizmi komercial, që e shndërron në konsumator pasiv lexuesin. Një përqasje e këtillë e autorit i shkon për shtat edhe raportit modern të lexuesit me letërsinë.

Lindita TAHIRI   (Gazeta Shqiptare)

 

                             Zija Çela

Romani “Ora e Zooparkut” i Zija Çelës vjen në kohën e pjekurisë më të madhe letrare dhe artistike të autorit. Ai bëhet njëkohësisht dëshmi e niveleve të reja të letërsisë shqipe, e cila tashmë ka arritur ta tejkalojë fazën e tranzicionit me shkrimtarët e saj më të mirë dhe me vepra që prodhojnë stabilitet letrar e kulturor. “Ora e Zooparkut” është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit. Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.

“Ora e Zooparkut” është roman bashkëkohor në kuptimin më të mirë të fjalës. Është arritje e shkëlqyer e prozës shqipe.

     Mehmet  KRAJA

 

Me gjithë individualitetin e spikatur, nuk ndalet Zija Çela në kërkimet e tij. “Ora e Zooparkut”, romani më i fundit, është një vepër tjetër e shkëlqyer, madje duke ardhur me zhvillime të reja autoriale.

Të ngjan sikur kjo ngjeshje, ky surpres narrativ, gjuhësor dhe emocional kanë një burim të përbashkët. Mund të hamendësoj se autori është ndodhur në një gjendje tjetërsoj, më të zymtë, më të trishtë, në një nga ato gjendjet e trishtim-kllapisë që e afrojnë njeriun me të Vërtetën e thelbit dhe me krijimtarinë e madhe. Një rrëfim në vetën e parë, ashpërsisht realist, me trajektore gjithë zigzage kohore e hapësinore, por ku retrospektivat duken iluzionisht si vazhdim linear i rrëfimit.

Romani “Ora e Zooparkut” është thellësisht modern, pa synuar që të jetë i tillë. Dhe ky është moderniteti i vërtetë.

                               Rudolf  MARKU

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s