Poezi nga Anjeza Dielli

Poezi nga Anjeza Dielli
 
 
HEROI IM
 
Ndërsa rrugicat e gurta rezistonin
muret ishin shembur,
ti në nxitim e sipër
më tregoje betejat e tua.
 
Bota e rrumbullakët u bë me qoshe:
te e para afishove gjithë puthjet,
te e dyta bëre revolucionin,
te e treta parkove biçikletën
dhe te qoshja e fundit
ëndërrat i vare si merimanga.
 
Isha e hutuar
nuk e di se si të ndiqja.
Kalatë që ndërtoje me mund të madh,
i rrëzoje vetë me një shikim;
me njërën dorë zbrisje diellin,
e si e fshihje pas shpine,
sillje natën e hënën:
të dyja bashkë i sillje,
miting ngjyra ngjyra, populli ishin yjet,
luftë me të gjithë bëje
e me asnjë sfitoje.
 
Kur të gjitha ç’ kishe për të bërë
i bëre
u shtrive sa gjerë e gjatë mbi divan,
fytyrën zhyte në një libër.
 
Unë përballë teje dalloja veç supin,
refuzoje ta zbuloje fytyrën si fëmijë i llastuar,
kur gjeta rastin që nuk e kishe mendjen
u lëshova e gjitha mbi divan e dorëzuar
e të thashë :
“të dua unë ty që kur kam lindur…!”
 
 
 
GJEOGRAFI FATESH
 
Shumica dërmuese e fateve
ngjajnë me qumështin kur e zjejmë
ca të tjerë të paktë mbulohen me kapele,
si koka e dordolecit prej lecke që tremb zogjtë
ndonjë ngjan me bimët zvarranike që mbulojnë murin
fate të tjerë qëndrojnë me një këmbë mbrapa derës,
si fëmijë të dënuar pse kanë marrë katër
po ka dhe fate që pinë uje ne 100 çezma e nuk ngopen
ca fate harraqe presin në heshtje,
derisa heshtja të mbarojë dushin e mëngjesit
nuk mund të lë pa përmendur fatet që kanë në gojë një refren,
që e përdorin si biberon, me të cilin ushqehen.
Ndonjë fat, tek tuk fshihet në errësirë
e trimërohet sapo sheh dritë
ndërsa fati i parafundit merr kthesen per në keshtjelle
ku gajdet zgjojnë fantazmat
për t’ i bërë shoqëri.
 
Këto janë fatet e të tjerëve ditëpërditë,
ndërisa fati im sot është këmishë e bardhë me aromë luleqershie,
që ti sapo fillove t’ja zbërthesh kopsat një e nga një.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s