“Tregim” IE’ (Quid rrepesh opacissimus?) – Giorgos Seferis / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Giorgos Seferis

 

“Tregim”
IE’
(Quid rrepesh opacissimus?)

Gjumi të mbështolli, porsi pemë, gjetheblertë,
frymoje, si vetë pema, mes dritës së qetë,
mes burimimit qelqor, pashë portretin tënd
qepallëmbyllur, qerpiku gërvisht’ ujët e qelqtë.
Mes barit njomëzak, gishtat, s’ndeshën gishtërinj të huaj
pulsin të shtrëngova, për një cast…
dhe e ndjeva gjetkë, dhimbjen e zemrës suaj.
Poshtë rrapit, afër ujit, mes dafinash…
gjumi të nanurit, të valëzon nguruar
rreth meje, afër meje, pa mundur të tërën të prek,
tok me heshtjen, njëherësh ngatëruar,
hijen duke parë, zmadhuar, zvogëluar,
tek humbet mes të tjerash hije, brenda një tjetër
bote, që here të le… e here, të mban në duar.
Çfarë jete n’a dhanë të jetojmë, e jetuam.
Mëshiro ata që presin, duruar
humbuar mes të zezave dafina, poshtë rrepesh shekullorë
dhe gjithë, sa me veten flasin hauzeve, puseve,
dhe mbyten mes rrathësh, nga vetë zëri krijuar.
Mëshiro shokun, që ndau me ne djersën, privimin hon,
dhe zhyti brenda diellit, si korb, larg piedestalesh
pa as më të voglën shpresë, të gëzojë, shpërblimin tonë.
Falna prehjen, jashtë gjumit, kërkojmë!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s