Kujtimet e një të burgosuri! / Nga: Mimoza Leskaj

Kujtimet e një të burgosuri!

 

Nga: Mimoza Leskaj

Dera e burgut kërciste dhe veshët ndien një drithërimë. Ndoshta ishte radha ime, mendova dhe shumë shpejt pashë që nuk isha gabuar. Zgjata duart dhe ndjeva ata zinxhirë tè trashë , tè më shtrëngonin nyjet e duarve gjer në kockë. Më ishte mësuar trupi aq shumë me dhimbjen, saqë kishte ditë që nuk ndieja asgjë.
Ai derr polici më shtyu me forcë dhe trupi i pangrënë u lëkund si tè ishte degë e shqyer e një peme. Sedra nuk më la tè bija, dhe i ngula këmbët me forcë.
Sakaq u gjenda para derës së famshme tè torturave.
– Mbahu, i thashë vetes, – një më tepër s’do tèt vdesë! Polici shtyu derën dhe shikimi im u ndesh me egërsinë e xhelatit tim!
Zëri i egër i tij theu lagështinë dhe heshtjen e atyre mureve ku konsumohej tragjedia e radhës.
Sot kemi vendosur tèt japim një pjatë supë tè ngrohtë – tha xhelati i cili në dorë rrotullonte një copë litar tè trashë.
….E me c’farë rasti po ma bëni ktë nder? – pyeta.
– Kohët e fundit kemi vendosur tèt ndihmojmë tè shëndoshesh pak sepse je dobsuar shumë, – vazhdoi ai. Ula sytë tè shihja trupin tim, – vërtete sa qenkam dobsuar mendova. Më kishte ngelur lëkura mbështetur mbi kockë, megjithatë, mblodha veten dhe ngrita sytë i vendosur që mbas atij “kujdesi” fshihej dicka tjetër! – Ulu ,- foli xhelati, dhe polici që më shoqëronte shtyu me përbuzje karriken drejt meje. Ula sytë përtokë duke u munduar tè fshihja qetsinë. – Ja kjo është dreka jote për sot ,-tha xhelati dhe pashë tè vinte drejt meje pjatën me supë tè ngrohtë që nxirte akoma avull.
Mora lugën me duart e lidhura , dhe me vështirësi fillova tè haja.
Brenda meje më digjte ky trajtim Jo i zakonshëm! Ndërkohë, nga një tas i vjetër polici nxori dy vezë tè ziera që ishin akoma né ujë tè përvëluar, i kapi me një palë pinca dhe u afrua drejt meje…
Më ngriu luga në dorë…!
Ironia e radhës,-mendova dhe shtrëngova dhëmbët me sa fuqi kisha!
Ndërsa mbaja akoma lugën né dorë,ndjeva duart e policit tè ngrinin krahët e mi dhe tè mbështetnin vezët e ziera nën sqetulla. Luga më ra nga dora dhe koka mu këput mbi atë supë tè nxehtë që dogji fytyrën time.
Orë tè vona ndjeva ftohtë dhe pashë veten mbi dyshekun me kashtë dhe shokun e qelisë që mjekonte fytyrën time me një leckë me ujë tè ftohtë dhe lotët i rridhnin në heshtje!!!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s