Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

 

PA DOZA

 

Mos vizato mes njollash
dhe mendimet?…
Mos i zgjo aty, mos i zgjo
mbi fenomene
deshpëruese të verbëra
të dëshirave
braktisi, përmes veprimeve
në thellësi nuk njohin
sugjerimet, e pakta.
Mbi dozat e përballjeve
afrohen
cektësitë?!… Nuk njohin mirësi
si fondacione
në dështim mos u prano
veçse triumfeve
dhe mbi shkëlqimet
nuk metër
prano gëzimet dhe krahasimet
sipërfaqesore?…
Nuk duan bashkveprim
ato braktisin
dhe mbi qëndrim lehtësie
mos i prano
mos u afro as mos u themelo.

 

 

 

PUTHJES

 

Puthjet e saj
mbi një qëndrim
dhe një rrëmbim
shpirtit!… Lagur
prej dozave
po linin, përvëlimet!…
Shqetësuese
gojës së heshtur mbi kompleksitetet
po i fal!…
Mendimet, të pakrahasueshme
ides!…
Nuk gjeja kohë
për të pushuar mbi etjet?…
Pushtuar
intensitetit shpirt po më linin
dëshirat!…
Nuk mund t’i abrogoj.

 

 

 

REFLEKSIONE

 

Nuk e di, nuk e di se ku
të përqendroj
aq ëmbëlsi aq dashuri
vështrimesh.
Ato!… Si objektet më zbusin
dritën e ikonës tënde
përtej hijeve
ta zbërthej, mes hënës
por dhe ajo
edhe ajo, më depërton me ty
netëve, nuk e ndaj
dhe nuk ja ndaj!…Dëshirat
nuk ja fal
për ty?… Ngjitet shpirtit
përmes gjykimesh
dhe rrezesh reflektuese ja lë
që t’ më mbulojë
dhe t’ më zbulojë!… Shpirtin?…
Le t’ ma zbulojë.
Le ta zbuloj në dashuri
më shndrit!…
O bukuri!… Sa lart më ngjit
sa lartë m’i fal
vështrimet?… Vështrimet
Hënës!…
Nuk ja lë veçse, kur më mungon.
Me ty!… S’e krahasoj.
Si mund t’i krahasoj dhe pse ngulmoj
dhe e gjurmoj
mes netëve!… Dritën dhe drita?…
Pas teje
vrapon aq ëmbëlsisht, aq ëmbëlsisht
e përjetoj
të përjeton!… Dhe e jetoj
si mes rrethimesh
drite, gjithmonë me ty, e lartësoj.

 

 

 

VAZHDIMËSI

 

I vrazhdë im atë
Në karakter.
Rrudhat në ball!…
Si një kanion, i thellë.

I çmuar është
Sa s’ka ku më.

A matet deti
Me një breg
Ku vala,… mund,…
Të nanuriset?!..

 

 

 

TRANSFORMIM

 

Derdhej!…
Në krahët e saj
detin!…
Nuk ja ndaloj:
As perëndimet diellore
mbi ligjet
e të menduarit po më ngarkonin
dhe më fundosnin
kriteret?!…
Nuk i bleva, të drejtat?…
Mes shpirtit
në trasformonin dhe perëndimet!…
Zjarr, mbi detin
e humbur po lija freskitë!…
I shtroja me ëndrrat
e pafajshme më shtronin
detin, kërkoja
mbi relaksimet e shpirtit dhe
bregut, plot mundim.

 

 

Poesie di Maria Cristina Sabella

Poesie di Maria Cristina Sabella     Gli argini del dolore☆¸.✿.¸.•´ ¸.•´.-✿ ¯**´¯**´¯`˜”*°•.•.¸ღ¸☆´ ¸   Gli argini del mare straripano di dolore per quella terra arida che non fa nascere l’ Amore, crepe fagocitano le speranze di quei mocassini addentrati … Continue reading

Një përmbledhje rreth shënime plotësuese me përqasje, ngjashmëri, dallime interpetime të reja për ” Këngë të Milosaos” të De Radës. / Nga Teuta Sadiku

   Një përmbledhje rreth shënime plotësuese me përqasje, ngjashmëri, dallime interpetime  të reja për ” Këngë të Milosaos”  të De Radës. Mundësitë e interpretimit të gjithanshëm  të veprës artistike në ditët e sotme janë të shumëllojshme:     Nga : … Continue reading

Nderim e kujtim, në dy përvjetorë: BABË E BIR, PËRJETËSISHT PRANË… / Nga: Murat Gecaj

Nderim e kujtim, në dy përvjetorë: BABË E BIR, PËRJETËSISHT PRANË…

 

Nga: Murat Gecaj

 

1.

 

 

xh 1

Xhemë Pjetrush Gecaj

 

Por, siç kam shkruar në këto “Kujtime”, edhe Xhema ynë kishte pasur një jetë të vështirë. Ndër të tjera, kishte kaluar “tifon e morrave” dhe ishte ngrirë nga këmbët, gjatë kohës së luftës në Judovnik të Jugosllavisë. Në vitet e qëndrimit në Xhafzotaj të Durrësit, punoi në bujqësi dhe infermier në blektori. U ushqye keq, pasi kishin gjithë ata fëmijë për të rritur. Prandaj e shikoja që, dalëngadalë, po shkonte drejt fundit. Në vitet e mbarimit të jetës, kur nuk dëgjonte mirë, e kishte përplasur një karrocë me kuaj, afër një kanali dhe kishte dhimbje mjaft nga këmbët e trupi.

Në këto kushte, Xhema e zuri shtratin dhe pothuajse nuk hante gjë. Kemi shkuar atje nga Tirana, disa herë, me bashkëshorten, Katerinën. Kështu ndodhi dhe afër dy ditë para se ai të ndahej përgjithnjë nga jeta. Më kujtohet se ishte bërë kockë e lëkurë dhe nuk qëndronte dot në këmbë. I kërkoi djalit të madh, binjakut Ilirjan, që ta nxirrte jashtë. Ky e kapi para duarsh, si fëmijë dhe e nxori në oborr. Vështroi rreth e qark, por nuk i mbajti dot sytë hapur, nga dielli i fortë. Pastaj, u kthyen brenda dhe atë e shtriu në shtrat. Ashtu e lamë dhe erdhëm për në Tiranë, ku ishim në punë dhe kishim tre fëmijët.

Të pasnesërmen, më 4 qershor 1990, morëm vesh lajmin e hidhur, se në moshën 73-vjeçare, Xhema kishte vdekur. Shkuam atje nga Tirana, me Katerinën dhe morëm pjesë në organizimin e ceremonisë së varrimit. Njoftimi ishte dërguar jo vetëm te njerëzit e njohur në Tiranë, Tropojë e gjetkë, por dhe në institucione zyrtare. Se kuptohet që ai ishte njeri me një njohje jo të vogël. Kështu, përveç njerëzve të sektorit Xhafzotaj, Sukthit, Durrësit, Tiranës etj. erdhën dhe mjaft të afërm nga Krasniqja, Nikaj-Mërturi dhe një autobus me veteranë e bashkëluftëtarë nga qyteti “Bajram Curri”. Ceremonia ishte mjaft e mirë, siç e meritonte Xhema, si luftëtar, veteran e njeri. U varros në varrezat afër sektorit të fermës bujqësore, në Xhafzotaj. Më pas djemtë e afruan, në varrezat ku ndodhen dhe eshtrat e Namire Ganajt (nëna e Faries, Hamitit, Flamurit e Firduzit) dhe të gruas së Hamitit, Feruzes, që i morën nga Fushë-Kruja.

Pas vdekjes së Xhemës bëra përpjekje të botohej një shkrim në organet qendrore të Tiranës, por kjo gjë nuk u përkrah nga drejtuesi i sektorit të shtypit në KQ të Partisë, që ishte dhe i njohur i imi!? Atëherë, u botua vetëm një shkrim në gazetën e rrethit të Tropojës, e cila e kishte emrin “Shkëlzeni”. Ndërsa më 4 qershor 2009, në përvjetirin e vdekjes së tij, u botua një shkrim në gazeetën “Z.P.”, nga N.Lushaj.

Shënoj këtu se, kur ishte gjallë, Xhema kishte shkruar me dorë materiale të ndryshme, si për origjinën e familjes sonë, për luftën partizane etj. Por ato kishin probleme në trajtim dhe  nuk u arrit që të botohej ndonjë libër nga ai, pra mbetën dorëshkrim. Është botuar vetëm një kujtim i tij, te seria “Veteranët tregojnë”(2), ku flitet për aksionin e forcave partizane, kundër gjermanëve, në Shënmëri të Kukësit.

 

2.

 

 

xh 2

Ilirjan Xhemë Gecaj

 

Por një ngjarje tjetër tronditëse për të gjithë ne ndodhi në Xhafzotaj edhe në qershorin e vitit 2006. Në mëngjesin e datës 22, dolën nga shtëpitë e tyre vëllezërit, Ilirjani e Dritani, pasi do të shkonin në Durrës për një problem të tyrin. I pari eci pak përpara dhe takoi një shok të  sektorit. Ndërkaq, ai u ndal e vuri dorën përpara, se ndjeu një të therur të fortë. “Kam një dhimbje të madhe në gjoks”-iu drejtua Ilirjani bashkëbiseduesit. Por ky buzëqeshi, se mendoi që bënte shaka, si përherë. Goditja në gjoks iu përsërit dhe ai ra përnjëherësh në tokë. Shoku dha alarmin e aty mbërriti Dritani dhe pas tij vëllezërit e tjerë e motra.

E morën Ilirjanin me të shpejtë me makinë dhe e nisën  për në spitalin e Durrësit. Aty i dhanë ndihmën e parë në urgjencë dhe mjekët menduan që e kaloi. Pastaj  vëllezërit e morën ndër duar dhe e çuan në katin e tretë, ku ishte i shtruar dhe Nikolla ynë, nga sëmundja e diabetit. Gjendja e Ilirjanit ishte tepër e rënduar dhe nuk po jepte shenja jete. Në këtë çast, shumë i alarmuar, më mori në telefon Dritani e më tha se vëllai i tyre ishte në gradën e fundit.

Me të shpejtë, unë e bashkashortja Katerina u bëmë gati për rrugë. Pas pak, morën prapë në celular e na thanë se Ilirjani kishte dhënë shpirt! U tronditëm jashtëzakonisht për këtë ngjarje të papritur, pasi ai nuk kishte pasur asnjëherë ankesa, nuk kishte bërë mjekim as qe shtruar në spital nga zemra. Ishte në moshë relativisht të re, pa i mbushur të pesëdhjetat. Përveç kësaj, do të lente në pikëllim dy djemtë, Orgesin e Alvaron, gruan Mondën, nënën Farije gjysëm të paralizuar, motrën Mimozë, vëllezërit dhe gjithë të afërmit.

Ne njoftuam menjëherë dhëndërrin, Shpëtimin, që ishte me punë në Autostradë. Ai shkoi në shtëpi e mori makinën dhe bashkë me vajzën tonë, Mirelën, erdhën tek ne. Së bashku, u nisëm shumë të mërzitur për në Xhafzotaj, ku kishin sjellë trupin e pajëëtë të Ilirjanit dhe kishte nisur kuja. Ne qendruam atë natë aty, të nesërmen pasdite në varrim dhe në drekën e shtruar, me atë rast. Trupin e Ilirjanit e dërguam pranë babait të tij, Xhemës, në varrezat e reja të Xhafzotajt, ku janë dhe eshtrat e gjyshe Namires e Feruzes së dajë Hamitit.

Më pas, kemi shkuar në Xhafzotaj edhe kur u mbushën 40 ditët e ndarjes nga jeta të Ilirjanit e më  vonë. Por jemi tronditur jashtëzakonisht edhe unë e Katerina, sepse ai, si fëmijët e tjerë të Xhemës, ishte rritur para syve tanë dhe na lidhnin shumë aspekte të jetës me të. Të gjithë ata nuk janë për t’u qortuar, por e themi me plot gojën se Ilirjani ishte më i miri. Prandaj, plaga në zemër për atë nuk do të na shërohet asnjëherë. Kur djali i vetë, Orgesi u martua e lindi një djalë, për ta përjetësuar, i vunë emrin e  tij.

Pas vdekjes së Ilirjanit, e ëma, Farija pësoi një paralizë dhe, që nga ajo kohë, mbeti në shtrat e në spital. Më në fund, më 22 shtator 2009, ajo u largua përgjithnjë nga kjo jetë. Ne morëm pjesë në ceremoninë e rastit dhe aty erdhi i biri, Shkëlzeni nga Italia. Ndërsa i vëllai, Flamuri, që jeton në Greqi dhe trajtohet me dializë, kishte qenë aty pak ditë më parë dhe e pa për herën e fundit motrën e tij. Farija u varros aty afër, ku prehen i shoqi Xhema, i biri Ilirjani dhe e ëma Namirja e kunata Ruzi.

 

(M.Gecaj, nga libri jetëshkrimor, “Ëndrrat ‘e grisura’ të jetës sime”, faqe 314-316, Tiranë, 2010)

 

Dr. Sc. Bedri Bahtiri: Fjala me rastin e promovimit të Librit “Hartimi i legjislacionit në Republikën e Kosovës” të Mr. Sc. Besim Kajtazi, botuar nga GIZ, Prishtinë 2016

    Dr. Sc. Bedri Bahtiri: Fjala me rastin e promovimit të Librit “Hartimi i legjislacionit në Republikën e Kosovës”  të Mr. Sc. Besim Kajtazi, botuar nga GIZ, Prishtinë 2016     Zonja dhe zotërinj të respektuar,   Kam nderin … Continue reading

Rreth krijimtarisë së shkrimtarit dhe kritikut Agron Shele – Letrari që grish kujtesën estetike të historisë dhe përditshmërisë drejt Perëndimit / Nga Hyqmet B Hasko

Rreth krijimtarisë së shkrimtarit dhe kritikut Agron Shele.   Letrari që grish kujtesën estetike të historisë dhe përditshmërisë drejt Perëndimit.       Nga Hyqmet B Hasko     Individualiteti i një krijuesi matet me hapësirën që ai krijon në … Continue reading

Ankth! – Pro-etikë / Poezi nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

Erjon Muça

Poezi nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

 

Ankth!

 

Pro-etikë

 

Qëndrova gjatë, këtë mëngjes, përpara pasqyrës.

E prëqesha shëmbëlltyrën time

reflektuar mbi të, që më riktheu të përqeshurën.

Shprisha flokët, zgurdullova sytë,

e vështrova vëngër, por nuk u frikësua:

ndjeva një ngërdheshje mizore në imitimet e saja.

 

 

Kur u largova nga ajo,

ndjenja urrejtje më kapluan shpirtin:

e urrej natyrën. Jo pemët, ujin, malet, fushat, kafshët.

Jo! Unë nisa të urrej  natyrën

si krijuesen dhe shkatërruesen e gjithçkaje.

Natyrën që krijon njerëzit të njëjtë

me fizionomi të ndryshme.

Krijuesen e karaktereve dhe

temperuesen e ndërgjegjieve…

 

 

 

E urrej për fisionominë që më ka dhënë.

Jo se kam ndonjë defekt,

ndoshta edhe kam,

por që për syun tim nuk më duken të tille,

ndoshta për të tjerët kam.

Kam apo s’kam!?

 

 

 

E urrej pasi çdo ditë e më tepër kuptoj,

kam provat, që mua më ka dhuruar

një fizionomi prej naivi,

megjithëse i tillë nuk jam.

Fizionomi prej të padituri,

megjithëse lexoj regullisht.

Fizinomi prej të papjekuri,

megjithëse e kuptoj thellësisht fjalën pjekuri.

 

 

E ka fajin fizionomia ime,

që njerëzit nuk ngruojnë të më japi, këshilla.

Këshilla që nuk i kërkoj,

ngaqë nuk më duhen, por

ata sërish arsyetojnë se duhet të mi japin.

Jam me fat që nuk më kërkojnë shpërblim…

 

 

Dikush më thotë se si duhet të sillem.

E dikush tjetër se si duhet të vishem.

Dikush mendon se ky model flokësh,

nuk bën për mua, e ca të tjerëve mjekra ime,

u rri keq: sa mirë që të tjerët

dinë më mirë se unë se çështë e mirë për mua….

 

 

Për disa unë nuk di të zgjedh ushqimet,

e për të tjerë se nuk di të zgjedh pijet.

Dikush ka diçka për të më këshilluar,

për diçka, e një tjetër, për gjithçka.

Ka aq larmi këshillash, saqë askurrë,

nuk kisha menduar…

 

 

E kam ankth të dal në rrugë,

sepse krijohet rreth meje një rrallë,

këshilluesish të zellshëm, të palodhur,

që me të më parë lënë gjithçka përgjysë,

për të më këshilluar: e kam humbur

llogarinë e këshillave që kam marrë…

 

 

Përse natyra nuk më dha fytyrën e atij burrit,

që rri nga mëngjzi deri në mbrëmje,

rehatuar mbi jë karrige bari,

e rrethohet nga të gjithë ata që këshilla,

prej gojës së tijë qelibar,

duan të marrin….

 

 

E me të marrë këshillën në fjalë,

rendin drejtë meje, se më kanë parë,

dhe me gjakftohtësinë e njerëzorëve,

atyre gjallesave që evoluan falë këshillave,

reciklojnë këshillën që morën,

dhe ma servirin, të thatë, pa pjatë….

 

23-06-2016

 

 

Dr. Aprilia Zank

  Dr. Aprilia Zank     Dr. Aprilia Zank is a freelance lecturer in the Department of Languages and Communication at the Ludwig Maximilian University of Munich, Germany, where she teaches Creative Writing and Translation Theory.   She was born … Continue reading

Prehistoria mbarëkombëtare që rrezikon të zhduket përfundimisht / Nga: Erget Cenolli

                        Prehistoria mbarëkombëtare që rrezikon të zhduket përfundimisht     Nga: Erget Cenolli   Në kilometrin 7 të aksit rrugor Korçë – Maliq, ndodhet një pllajë e gjerë dhe pjellore, që prej vendasve ka marrë emrin fantastik “Hieja e korbit”. … Continue reading

ESENCȄ / Poezi nga Irina Hysi

  Poezi nga Irina Hysi     ESENCȄ   Merrni heshtjen time, parfum. Habi! Udhëtim i këndshëm, fundosur ngjirizit më të thellë  ujë. Lëvizje! Nga ndjenjat, më mungon vetëm zilia. Tingull! Akuartiteti, aktivizon kujtesën. Vijë! Hieroglifesh, gjurmë gjuhe mbetur tek … Continue reading

“June 21 – International Day of the World Union of Poets for Peace on Earth” In Wellington (New Zealand), in Australia and in all Oceania is already the 21 June 2016. I wish to all the poets of the world a wonderful “June 21 – International Day of the World Union of Poets for Peace on Earth” in poetry. / President of WUP, SILVANO BORTOLAZZI

  “June 21 – International Day of the World Union of Poets for Peace on Earth” In Wellington (New Zealand), in Australia and in all Oceania is already the 21 June 2016. I wish to all the poets of the … Continue reading