Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

 

PA DOZA

 

Mos vizato mes njollash
dhe mendimet?…
Mos i zgjo aty, mos i zgjo
mbi fenomene
deshpëruese të verbëra
të dëshirave
braktisi, përmes veprimeve
në thellësi nuk njohin
sugjerimet, e pakta.
Mbi dozat e përballjeve
afrohen
cektësitë?!… Nuk njohin mirësi
si fondacione
në dështim mos u prano
veçse triumfeve
dhe mbi shkëlqimet
nuk metër
prano gëzimet dhe krahasimet
sipërfaqesore?…
Nuk duan bashkveprim
ato braktisin
dhe mbi qëndrim lehtësie
mos i prano
mos u afro as mos u themelo.

 

 

 

PUTHJES

 

Puthjet e saj
mbi një qëndrim
dhe një rrëmbim
shpirtit!… Lagur
prej dozave
po linin, përvëlimet!…
Shqetësuese
gojës së heshtur mbi kompleksitetet
po i fal!…
Mendimet, të pakrahasueshme
ides!…
Nuk gjeja kohë
për të pushuar mbi etjet?…
Pushtuar
intensitetit shpirt po më linin
dëshirat!…
Nuk mund t’i abrogoj.

 

 

 

REFLEKSIONE

 

Nuk e di, nuk e di se ku
të përqendroj
aq ëmbëlsi aq dashuri
vështrimesh.
Ato!… Si objektet më zbusin
dritën e ikonës tënde
përtej hijeve
ta zbërthej, mes hënës
por dhe ajo
edhe ajo, më depërton me ty
netëve, nuk e ndaj
dhe nuk ja ndaj!…Dëshirat
nuk ja fal
për ty?… Ngjitet shpirtit
përmes gjykimesh
dhe rrezesh reflektuese ja lë
që t’ më mbulojë
dhe t’ më zbulojë!… Shpirtin?…
Le t’ ma zbulojë.
Le ta zbuloj në dashuri
më shndrit!…
O bukuri!… Sa lart më ngjit
sa lartë m’i fal
vështrimet?… Vështrimet
Hënës!…
Nuk ja lë veçse, kur më mungon.
Me ty!… S’e krahasoj.
Si mund t’i krahasoj dhe pse ngulmoj
dhe e gjurmoj
mes netëve!… Dritën dhe drita?…
Pas teje
vrapon aq ëmbëlsisht, aq ëmbëlsisht
e përjetoj
të përjeton!… Dhe e jetoj
si mes rrethimesh
drite, gjithmonë me ty, e lartësoj.

 

 

 

VAZHDIMËSI

 

I vrazhdë im atë
Në karakter.
Rrudhat në ball!…
Si një kanion, i thellë.

I çmuar është
Sa s’ka ku më.

A matet deti
Me një breg
Ku vala,… mund,…
Të nanuriset?!..

 

 

 

TRANSFORMIM

 

Derdhej!…
Në krahët e saj
detin!…
Nuk ja ndaloj:
As perëndimet diellore
mbi ligjet
e të menduarit po më ngarkonin
dhe më fundosnin
kriteret?!…
Nuk i bleva, të drejtat?…
Mes shpirtit
në trasformonin dhe perëndimet!…
Zjarr, mbi detin
e humbur po lija freskitë!…
I shtroja me ëndrrat
e pafajshme më shtronin
detin, kërkoja
mbi relaksimet e shpirtit dhe
bregut, plot mundim.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s