Simfonia e Mallit për Çamërinë / Nga: Namik Selmani

Simfonia e Mallit për Çamërinë

 

 

namik

Nga : Namik Selmani

 

Ajo, Çamëria, sypërlotura, Princesha e Jonit. Ullinjpavjelura, e heshtura, e paharruara, ëndrra dhe e prekshmja, vallja meskëputura në sofrën e dasmës, agim dritëmagjia, dallandyshja krahëkëputura. Për mallin e saj gjithë simfonitë e botës, me e pa pentagramë duhet të heshtin. Të vuvosen, thuhet andej kur nuk flet njeriu. Jo si një një ditë mortore. Jo. Po si një rikthim tek vetja. Një rikthim te vatra ku s;ka e s’do të ketë mort, po vetëm dritë kujtese e askurrë trishtim harrese. Është zëri i fortë në Timpan të Botës që ia kalon një sokëllime malesh apo tamtamesh të fiseve afrikane që shoqërojnë më tej një valle me lëvizje të çuditshme mes zjaresh.
Është borxhi i pakthyer i historisë. “Lëshoma hisen e diellit , pat thënë një poet i shquar i shqipes E dielli nuk ndalet, e dielli nuk shuhet, e dielli nuk blihet, e dieli nuk është bojë vule.

 

Vjenj një zë prej Çamërie
Vjen një zë prej Çamrie
Me një gluhë Perëndie.
Më zgjoj detin gjoksit thellë
Dora, zemra fort më ther,
Në sokakë ka mbirrë ferra
Prêt një gur atje tek dera
Pret or, pret një luturvi*
Të vijnë kuajt me ullinj.
Presin brigjet të vijë vera
Që të çelë luleshqerra.
Pret xhami zë ezani.
Pret një gjysh lule te varri
Pret në sofër Osman Taka
Zjarr të ndizet kënga, vallja
Pret një shegë që t’i mbledh kokrrat
Po pret fjala të zgjojë odat.
Ah, ç’më vjen një detë me lotë
Bëj të flë e nuk flë dot.
Si një det që shtyn pamporë
Si një majë me kurorë
Bëj të ha, më mbyt kafshata
Bëhet dita porsi nata.
Kur kujtoj djepin pa foshnja
Shkretëtirë më bëhet bota.
Kur kujtoj furkën e heshtur
Bëhem gur që nuk ka emër
Mbyllet siri kur sheh dhromin*
Do thaj buzën lart te Kroi
Në Dodonë, te Gur i Lashtë
Çamëria rron e gjallë.
Në Arpicë do të flas çamçe
Me Kamberin mund tufane.
Do t’i lutem fort një zogu
Të më sjellë farë borziloku
Në ca vazo shkallë më shkallë
Të mbjell vetë manxuranë.
Do t’i them çdo nipi, mbese
Fjaët-o si amante
Të më gjejnë një dallandyshe
Të më flasë ca fjalë ndryshe.
Të më marrë në sqep në krahë.
Të më shpjerë varr më varr.
Të më shpjerë-o gur më gur
Në sepet të kërrej flamurë.
Varr i gjyshit si në ëndërr
Është pengu që zgjon këngën
Prushërimë që rri pas hirit
Jo nuk shuhet vit pas viti
Çamëria, djep i ëndrrës
Rri e gjallë në sup të këngës.

 

*luturvi (Dialet.) -mulli vaji
*Dhromi ( dialekt) -rrugë

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s