Poezi nga Etleva Zajmi Lilamani
Lule e shkëmbit shqipja
Mbi gjuhën mund te flasë njerëzimi,
Ështe e gjuhës fjala zgjedhur krojeve ,
të atij burimi që vjen nga lashtësia.
Është e gjuhës fjala me dritë veshur,
si nuse e stolisur plot hijeshi!
Fjalë e bukur ,e mirë e gjuhës është!
Mbi truallin e tij hedh hapat zhvillimi,
gjurmët e saj ndjekin kultura,arsimi.
Si nënë e bijë në krahë përqafuar.
Mbi gjuhën e për gjuhën flasim dhe
rritet cdo ditë,si lulja cel petale të reja,
Ndër germa e ndër libra flitet,selitet.
Ah e bukura fjala shqipe,e ëmbla!
U rrite mes stuhisë e tufaneve,
kur moti s’premtonte asgjë te mirë…
Kur të kryqëzonin ,të mallkonin,
e fjala vritej e librat digjeshin.
Nuk ishte mesjeta,po për shqiptarinë ,
kishte rënë e madhe errësirë…
E aty linde ti ,si lule në shkëmb,
damarëve të tij hodhe rrënjë.
Dhe lulja e shkëmbit ,e forte si ai,
E mundi ,ia shpërtheu zemrën e gurte,
E sot rritet si lule e lirisë ,plot mrekulli.
Sa të jetë gjalle gjuha,do te mbretërojë,
e lire dhe krenare fjale e shqiptarisë!
Libri nje ikonë
Gjithe besojnë nje zot!
Dikush ka nje besim,gjithkush besimin e tij.
Une besoj tek libri!
E kam shenjtëruar që fëmijë.
Eshte ikona që çdo here e përjetësoj!
Librin e kam mik, perveç tjetër
Eshte i urte, fjalepak, shok i vjeter!
Sa here i rrëfehem me përdëllim,
Sekretin ma ruan më jep lehtësim.
Sa herë ndjehem vetëm, pa asnjë shpëtim,
Ndjej të më ngushëllojë, pa asnjë shpërblim.
Mik i shtrenjtë, si ti nuk ka tjetër!
Të ndjej në lëkure, zëri i vetvehtes!
Një emër të kanë dhënë
Të kanë dhënë një emër të kanë quajtur njeri,
e lehtë nuk është ta ruash,kërkon shumë dashuri.
Një emër që në jetë,e kemi barrë mbi supe.
e kemi në çdo hap,është turp ti po e humbe!
Emri nuk është nje koncept I thjeshtë në hartë,
është vulë me plot të drejta,është kartë mbi kartë!
Shpeshhere në jetë themi:”Pse kemi këtë emër”?
Nga prindërit është dhuruar hieroglif në zemër.
Sikur te bëhej emiri nje fjalë që dritë përçon,
të ishe përjetësia,pa ndarë përpara shkon.
Do falje edhe jetën, te ishe trashëgimi,
E emrit qe ti mban , në jetë nje yll i ri!
Poezi
Më shoqëron, më tundon,
nga gjumi më zgjon.
Shtrirë shpirtit tim ,
m’i rrëmben ëndrrat
deri ne zgjim!
Poezi, e imja poezi!
Situr m’i ke ndjenjat,
bukën te ëmbël ma ke!
Kur ta ngjyej me lëng jete,
kafshatën do ta ndaj me të tjerë!