Ankth! – Pro-etikë / Poezi nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

Erjon Muça

Poezi nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

 

Ankth!

 

Pro-etikë

 

Qëndrova gjatë, këtë mëngjes, përpara pasqyrës.

E prëqesha shëmbëlltyrën time

reflektuar mbi të, që më riktheu të përqeshurën.

Shprisha flokët, zgurdullova sytë,

e vështrova vëngër, por nuk u frikësua:

ndjeva një ngërdheshje mizore në imitimet e saja.

 

 

Kur u largova nga ajo,

ndjenja urrejtje më kapluan shpirtin:

e urrej natyrën. Jo pemët, ujin, malet, fushat, kafshët.

Jo! Unë nisa të urrej  natyrën

si krijuesen dhe shkatërruesen e gjithçkaje.

Natyrën që krijon njerëzit të njëjtë

me fizionomi të ndryshme.

Krijuesen e karaktereve dhe

temperuesen e ndërgjegjieve…

 

 

 

E urrej për fisionominë që më ka dhënë.

Jo se kam ndonjë defekt,

ndoshta edhe kam,

por që për syun tim nuk më duken të tille,

ndoshta për të tjerët kam.

Kam apo s’kam!?

 

 

 

E urrej pasi çdo ditë e më tepër kuptoj,

kam provat, që mua më ka dhuruar

një fizionomi prej naivi,

megjithëse i tillë nuk jam.

Fizionomi prej të padituri,

megjithëse lexoj regullisht.

Fizinomi prej të papjekuri,

megjithëse e kuptoj thellësisht fjalën pjekuri.

 

 

E ka fajin fizionomia ime,

që njerëzit nuk ngruojnë të më japi, këshilla.

Këshilla që nuk i kërkoj,

ngaqë nuk më duhen, por

ata sërish arsyetojnë se duhet të mi japin.

Jam me fat që nuk më kërkojnë shpërblim…

 

 

Dikush më thotë se si duhet të sillem.

E dikush tjetër se si duhet të vishem.

Dikush mendon se ky model flokësh,

nuk bën për mua, e ca të tjerëve mjekra ime,

u rri keq: sa mirë që të tjerët

dinë më mirë se unë se çështë e mirë për mua….

 

 

Për disa unë nuk di të zgjedh ushqimet,

e për të tjerë se nuk di të zgjedh pijet.

Dikush ka diçka për të më këshilluar,

për diçka, e një tjetër, për gjithçka.

Ka aq larmi këshillash, saqë askurrë,

nuk kisha menduar…

 

 

E kam ankth të dal në rrugë,

sepse krijohet rreth meje një rrallë,

këshilluesish të zellshëm, të palodhur,

që me të më parë lënë gjithçka përgjysë,

për të më këshilluar: e kam humbur

llogarinë e këshillave që kam marrë…

 

 

Përse natyra nuk më dha fytyrën e atij burrit,

që rri nga mëngjzi deri në mbrëmje,

rehatuar mbi jë karrige bari,

e rrethohet nga të gjithë ata që këshilla,

prej gojës së tijë qelibar,

duan të marrin….

 

 

E me të marrë këshillën në fjalë,

rendin drejtë meje, se më kanë parë,

dhe me gjakftohtësinë e njerëzorëve,

atyre gjallesave që evoluan falë këshillave,

reciklojnë këshillën që morën,

dhe ma servirin, të thatë, pa pjatë….

 

23-06-2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s