The World Union of Poets (WUP) – ATUNIS Galaxy Poetry / The day that poetic calls for peace and protection of the environment.

unionelogo ATUNIS

 

The World Union of Poets (WUP)

“ATUNIS” Galaxy Poetry

On the occasion of June 21, the calendar of activities of The World Union of Poets (WUP), coincides with the day that poetic calls for peace and protection of the environment are invited to contribute to the creation of poetry devoted to this global concern.

Poetry written under this major motive and this topic will largely be reflected in the literary pages and pages ATUNIS different WUP.

Poets as a precedent and the voice of the first expression of love and understanding should spread their art around the world to impose policy and world diplomacy for peace and greater responsibility for the protection of human rights of children, women, war refugees, and to exercise more care about the environment.

We wish peace for the soul of every man!

Peace!

 

Board of Directors: Poetry Galaxy ATUNIS

 

 

 

 

unione  logo ATUNIS

Unioni Ndërkombëtar i Potëve

Galaktika Poetike ATUNIS

 

 

Me rastin e 21 Qershorit, kalendarit të aktiviteteve të Unione Modiale dei Poeti (WUP), ditë që përkon me thirrjet poetike për paqe dhe mbrojtjen e Mjedisit publikohet ky link poetik me autorë vendas dhe të huaj.
Poetët si paraprijës dhe zërit të parë të shprehjes së dashurisë e mirëkuptimit duhet që me artin e tyre në mbarë botën të imponojnë politikën dhe diplomacinë botërore për paqe dhe më shumë përgjegjësi në mbrojtje të të drejtave njerëzore, të fëmijëve, grave e refugjatëve të luftës, si dhe të ushtrojë më shumë përkujdesje ndaj mjedisit ku jetojmë.
Paqja mbretëroftë në shpirtin e çdo njeriu!

Peace!

 

Bordi Drejtues : Galaktika Poetike ATUNIS

 

 

KNIGHT SILVANO BORLTAZZI

Poems by Silvano  BORTOLAZZI

President World Union of Poets

 

 

(Dedicated to a Great suffering people)

“To the brothers of Venezuela”

 

Courage Venezuela,

Pico Bolívar always towers over Caracas,

when on a dark night

despair turns the hearts.

 

Becomes and remains light blue (azzurreggia) the moon on the sea, this night

and Maracaibo kindled hope and love

while in the Caribbean Sea fishing it is just beginning.

 

Tomorrow is another day brothers

and when the light will rise on the extreme east of the country,

on the Orinoco Delta the fishermen will raise up their nets

and their work will be, new hope,

for the body and soul of all of you.

 

In Valencia a child born today,

while in Barquisimeto and Ciudad Guayana

a boy will find work and another will marry.

 

The Orinoco always flows mighty and proud

to the north of the Andes and the Cordilleras

and Lake Guri, with unremitting efforts, working with its dams

for the country that now is preparing the evening rest.

 

Now the sun becomes red (tend to red)

the Sierra de Perija

and carries with it

the breeze of a new future.

 

Even today an old man dies and a new life blossoms.

Courage my brothers!

Courage!

A new dawn is coming:

mighty and proud.

 

 

KNIGHT OF MERIT OF THE ITALIAN REPUBLIC (FOR POETRY) SILVANO BORTOLAZZI (POET AND WRITER) – PROPOSED IN THREE OCCASIONS FOR THE NOBEL PRIZE FOR THE LITERATURE – HONORARY POET OF THE OLYMPIC TOWN OF SESTRIERE – AUTHOR OF THE POEM (TITLE) OF THE WINNING WORK OF THE 5th FESTIVAL OF THE MOSCOW PORTRAIT (CENTRAL PALACE OF MOSCOW ARTISTS).

 

 

Hasije selishta

Hasije Selishta Kryeziu

 

Heshtja e lirisë

 

E zbehtë është heshtja e lirisë

Rrugëton si e dehur

Të pathënat besnikërisht i ruan.

 

Fiken qirinjtë

Pa e kuptuar se nën qiellin tonë

Koha e lashtësisë

Rigon në shpirtërat tanë.

 

Dashuria për liri

Është rradhitur si krushqit

Kur e prunë nusen,

Ndërsa tani janë në mëdyshje

Se ajo shpejt është plakur

Pa e jetuar nusërinë.

 

 

 

enertin_dhaskali_943629379

Enertin Dheskali

 

Buka e fatit tim

 

Buka e fatit

Shkërmoqet në duart e mia

Dhe bie si thërrime epshore

Mbi tavolinën e jetës.

Nuk kam mëshirë për fatin,

Jetoj përtej tij, me fluturima.

Por as mëshirë, nuk dua,

Nga ata që mëshirojnë

Pasi vrasin me lloj- lloj formash jetësinë.

 

Buka e fatit tim

Shkërmoqet ngadalë në përjetësi

Dhe ushqen honet e intelektit

Përtej vetvetes,

Nëpër njerëzi.

 

E dua, ashtu të thërmuar,

Në copëza jete përhumbur,

Bukën e fatit tim të arnuar…

 

 

 

 

 

bilall

Bilall Maliqi

 

LISI I THARË

 

Një lis i tharë

Me trup të palarë

Me fleta zverdhake

Trupi i tij mburojë

Për t’u fshehur

Bota shtazarake

Sa më parë ky lis

Duhet prerë

Se nga degët e tij

Ca korba vjellin vrerë.

 

 

 

 

opal 1

Opal Ingram

 

 

Life Beauty

 

Life beauty in a experience of
enlightened , taken and given back
where the universe` resolves like a
sailboat, constantly appearing with
a sway of a drummer beat , with a
dance of life , moving with a beat
forward with a hip of strengh life
beauty ,where the universe resolves
like a sail boat , constantly appearing.
Life beauty.

 

 

 

Time Created

 

I see you’
In the memories
Call Life,

I see
You.

From one
journey to
the next.
Time .

Where

Victory

Meets for

Ever

More.

Time Created

 

 

 

 

lumo kolleshi

 Lumo Kolleshi

 

 

SHËN ARIU

 

Me dhimbje e shoh një njeri të fryrë,

Një njeri që maskën ka për fytyrë.

Dhe ai më sheh ndonjëherë ashtu çartur,

Ujqërisht.Gati për të më zhvatur.

Dhe vetes i them: Ç’qenka njeriu?!

Më mirë të falem në bjeshkë te “Shën Ariu”.

 

 

PËR KË BIEN KAMBANAT?

 

Duro,

Mos më thuaj prapë atë fjalë të mykur,

Se kambanat bien për atë që ka veshë.

Në do ta dish e të mbetesh në dritë,

Kambanat bien për atë që ka shpirt.

 

 

 

1-raimonda

Raimonda MOISIU

 

 

Përtej është oqeani që më ndan nga atdheu…

 

Një ditë e di, që do marr rrugën,

për në brigjet e përjetësisë,

në botën e qetë, të heshtur, ku

do të më përkundin lehtë,

në një krevat të argjendëte….

duke thurrur kujtimet…..

Dëshpërimi më ka kapluar sonte,

me dlirësinë e sinqeritetit tim,

është i egër, i lirë dhe…..

vërshon në kapilarët e ishullit të pabanuar,

si një mikrob topolak.

Kërkoj dritë, dritë,

të më ndricojë rrugën,

drejt qiellit të kujtimeve,por …

është….. errët…tmerrësisht i errët.

Unë një grua e vetmuar,

e zbehtë, e me sytë e trishtuar, ec

me lotë të shterruar.

Sytë

më jam bërë njësh me errësirën,

si dridhja para vdekjes,

në strehën e dëshpërimit.

Kështu kapërcej ditët, netët……

Përtej është oqeani që më ndan nga atdheu.

Kërkoj një strehë, të ngopem me

dashuri, ngrohtësi, sinqeritet, brishtësi,

vetmi,

frymë,

por……

ndjehem e braktisur,

si një kufomë e leckosur mbi ujë…

Sinfonia e kukuvajkës,

si joshjet e një epshëlliu plak

strukur thellë,

në molepsjen e intimiteteve të mija….

Ëndërroj…dikush…po vjen….

Drita e hënës që më bie si një fasho,

mbi ballin tim të përvëluar nga temperatura.

Hëna është e dëshpëruar si unë…….

Sonte!

 

 

 

fatime 1

FATIME KULLI

 

PA IDENTITET

 

Jam gur i heshtur, rri strukur

nën ahet e zhveshura shekullore

ku dielli lind e perëndon dritë vakët

dhe vesa pikon gjak mbi gjethet e shkruara

ndër sirtarët e sharruar nga druvarët shenjtorë

e tingujt mortor rrëshqasin fletëve të zverdhura….

 

Jam gur varri, kam çelur hijeve dritë-verdha

në trupin tim kam veshur xhubleta me ojna dielli

të ndjell zgjoje bletësh në kohë stuhish…

Ëndërrimtarët i zu trishtimi në qoshe të konakut,

nga përgjumja dimërore koha i kryqëzoi dashuritë…

 

Jam gur i lashtë, fle dhe zgjohem në copëza shkretëtirash

me gishtat e zgjimit mbështjell fytyrën

për të lindur foshnjën në djep baladash

që të këndojë këngën e përjetshme në krahë të Paqes:

“O sa mirë me ken shqiptar, o hej, o heeeej!”

 

Jam gur varri, fryma m’lëshon zaaaaaaaaaaaaaa

n’jele të historisë…

IDENTITETIN ma lidhën me zinxhirë n’gijotinë,

legjenda u përlot dhe veshi kostumin më të bukur

me mbulua plagët, varur në telat e lahutës Fishtiane.

Të gjitha sprovat i kanë bërë në trupin tim,

por unë, ende marr frymë me mushkri të copëtuara,

rrethuar prej ajrit aromë trëndafilash t’gjakosur

në dheun e lashtë dhe të dashur fisnikërisht,

që edhe djerr lëshon tinguj vaji hije-dritës…

 

 

Mbi kokën time dëgjoj hënën që lëngon

njeriu ka humbur emrin, NJERI

“parlamenti popull” -siç thotë Balzaku

“bën politikë para filxhanit të kafesë”

e burrat pa mustaqe kruajnë dhëmbët nga mishi i shijshëm,

kollaret i varin  si neone darkave në hotelet e Evropës,

aty, ku gjyshërit tanë kanë lënë këpucët…

 

Dhe sot në shekullin e XXI, unë ecë zbathur,

me duart e Zotit arnoj ajrin me fijet e diellit

të nduk botën e hipokrizisë, marrëzitë

bukurinë e gënjeshtër, pabesinë, tradhtinë

dhe hijet e ligësisë e pangopësisë,

që paranë e kanë më të rëndësishme

se IDENTITETI dhe PAQJA!

 

 

Jam gur i vdekur, frymoj në botën moderne

si emigrante, pa identitet në vendin tim…!

 

 

 

anna costa- 1

 Anna Costa

 

MONDO DI PACE

 

Banditore di aria fritta ,

non conosce uno straccio d’amico

che gli possa spiegare meglio che la parola ..

” P-A-C-E ” è estasi.

Per quanto tempo ancora dovremmo soffrire

la febbre della guerra ,delle violenze ,

vedere un vento di immagini

di parole smozzicati di strazi di dolori .

Strappate lacrime in ogni giorno nero ,

e ogni volta la rabbia

stringe i polmoni in una morsa di dolore,

resta da vomitare solo l’anima.

A volte basta un passo falso

e l’arma con cui convivi non ha rispetto

verso l’essere umano , verso la sua vita

che non puo’ più sorseggiare la sua alba

che non puo’ piu’ vedere i suoi amori ,

che non può più sentire l’odore della pelle .

L’ odio come il respiro cosi’ indurito

dal tempo dei tempi dove hai camminato

con calli e scarponi nell’asfalto

della tua unica vita amara.

 

 

 

 

irina hysi

Irina Hysi

 

PȄRJETIM

 

Zëra në erë, ndjej, tinguj…

Simfonia e majit, vallëzonte hareshëm.

Petalet, në nota dhe formë, lulëzuar.

Mbi kërcej, rrezatonin, ngjyrë e aromë.

E pabesueshme!

Shtangur, një kujtesë e tërë .

Kujtimesh varrosur, në mijëra emocione, emri.

Keqardhje, mbuluar me gjemba.

Lënduar zemra, akoma dridhet.

Maj është sot, po datën s’e di.

Kishte ikur.

Në dhimbje, doja të më mbulonte, pak dritë…

Dua të flas, por sytë e përlotur, kokën më ulin.

Heshtje.

Mbetem me shijen, që të le një ditë me shi.

Këmbët, s’më mbajnë.

Shoh tokën, që dridhet .

Po bie.

Mbamëni!

 

 

 

 

10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Marjeta Shatro

 

***

 

O Zoti ynë i Madh!

Në këtë shekull të ri na prij!

Të jetojmë denjësisht

Në Paqe,

Drejtësi

Vllazëri!

Me njëri-tjetrin të kemi mirësi!

Të ngremë harqe ylberësh,

atje ku drita mbytet në errëti

Ndriçoji mendjet njerëzore

Të krijojë botën e së nesërmes!

Ku secili,

të gjejë paqen e përhumbur

të gjejë shpresën e humbur udhëkryqesh

të gjejë tënden, Dashuri.

 

 

 

 

 

sokol otobashi

Sokol Otobashi

 

 

PESHA E FATIT

 

Me një mëndjemadhësi të çuditshme ecim mbi tokë

dhe hapa të rëndë hedhim përdhe

harrojmë se tokën do t’ kemi mbi kokë

dhe pesha e saj do të bjerë mbi ne.

 

 

 

 

mirvete mehmeti

Mirvete Mehmeti

 

 

URA

 

Në mes të qytetit

lumi bart vellon e bardhë të kohës

qoftë larg hija e zezë!

emocionet përzihen si dallgë rrëfimi

legjenda për kucedrën e Velës

që dëshiron ta përmbys Kallmetin…

urë, e shenjta urë,t’i heshtë durueshëm

nën zhurmën e njeriut

dhe piskamat e lumit

 

 

 

 

Luan maloku - 1

Luan Maloku

 

SHPRESË E TMERRUAR

 

Nga këto mërzi

Që më hajnë shpirtin sonte

Gëzimi iku diku trotuareve

Të ngurta e të gurta

Gjithçka u mbulua nga errësira

Shpresë e tmerruar

Ankthi i zi mizorë rritet e rritet

Ndoshta mëngjesi vjen i bardhë

E dikush do të trokas

Në portën time

Të mbysë dhembjen e kësaj nate

Të ringjallë jetën

E botës së krisur e të pa vlerë

Ëndrra ime

E kahmotëshme që lamë përgjysmë

Marrëzisht edhe sot më mundon

Pamëshirshëm më çmend

Zogjtë shtegtar kthehen prapë

Çdo vit, ata nuk e harrojnë kthimin

Asnjëherë…

 

 

 

 

Agim Desku

Agim Desku

 

FOL SHQIP

 

Fol shqip më thoshte bacaloku

Që të merr vesh Tiranë e Prishtinë.

Ah,pse më ike poet

Më duhesh edhe për pak liri.

Pranverat e jetës sime

Si t´i kaloj pa ty poet.

Të na kuptoj mirë

E tërë Shqipëria

Ku sècila ditë është një lutje

Për tjetrën ditë me të bukur.

Fol shqip më thoshte poeti

Nëse nuk e do kryqëzimin e djallit

As faqen e zezë të korbave të zi.

Fol shqip dhe përqafo atdheun si vet jetën.

Luleve falju me shumë buzëqeshje

Nëse do të falin me shumë aromë yjesh.

Vetëm tradhëtinë ato nuk e durojnë

Vyshken si vet fjala ime

Që s´mund të ndaloj luftën

Mbi re korbash.

 

 

 

 

ibrahim

Ibrahim  KADRIU

 

Ikja e ëndrrave

 

 

Tërë jetën të kërrusur nën forcën e dridhjes,

brez pas brezi në ikje nga shtytja e shkrirjes.

Në pritje të rastit për të ngritur – kokën lart,

I rrahur, i burgosur me varre të hapura ngatë.

Në ndrojtje nga stërpikje pështyme e gjakut;

rojtar në mbrojte të nderit dhe të pragut…

Tërë kohën të lënë, të harruar, pa jetë normale

të përballur me shqelma e sjellje më vandale.

Me lodhjen mbi shpinë të gjallë e pa shpresë,

me nderin e shkelur pa përjetuar fjalën ndjesë.

Me lëkurën e regjur të nxjerr si leckë në treg..

pa ecje të duhur e pa ngjitje kurrë në breg…

Tevona ëndrrat ikën nga gjumi shumë i gjatë,

duke nderuar rëniet në altar e qafuar çdo datë.

E lënduar Liria e shpirtit hoqi dorë nga përrallat,

pa besuar fare se do të na ngopin me andrallat,

Mandej forcat u panë duke i mbajtur frerët në dorë,

i hipën popullit mbi shpinë dhe – u bënë horë…

Në emër të popullit u ngritën figura e kështjella…

E ardhmja e ngatërruar vazhdon t’mbesë n’shtjella

dhe uria urinë e mban gjallë, nxit etje për milionë,

Kosova e shtron sofrën në ethe vetëm për patronë.

Eu sa shpejt humbën gjithë kuptimet e idealeve!

Tashmë u mor vesh cilët dhe pse dolën maleve…

 

 

 

 

Rita oxha

Rita Hoxha

 

Zoti  im!!!

 

Aty , ku mëndja humbet dhe,

pasioni djeg shpirtin që ne ,

xhelozisht e ruajme në mëndje ,

dhe në brendësi të zemrës,

atëhere unë pyes veten a

ekziston një Zot .

Që meriton respekt,,,,,

ku është….. ku ishte ???

ku qindëra,mijëra njerëz

humbën jetën nëpër luftëra

ku ishe …….kur mijëra çifutë

u dogjën  nëpër furra

ku ishe…… kur filluan luftërat

ku ishe….. kur Kosova u bombardua

nga Serbët

ku ishe……. kur trupat e bijve të tu

u hodhën nëpër hendeqe….

dhe u bënë ushqim për qentë

ku ishe…..  në këtë masakër qe çuditi

mbarë botën

ku ishe…. kur unë dridhesha nga

frika e humjes së prindërve

Zot kam qarë…..

ti u dogje në furra

në kamera me gaz

u hëngre nga qentë bashkë

me mijëra engjëj të tjerë

dhe vazhdon të vdesësh

dita ditës brenda mureve të shtëpisë

ti vuan për ne vuan…..

dhe unë gjunjëzohem

dhe të kërkoj të falur……

o Zoti  ynë.

 

 

 

 

muhammad Shanaza -1

Muhammad Shanazar

 

A Planet Of The Step-Mother

 

The world is busy in sports,

Stadiums are jam-packed with the spectators,

Their shout echoes in canopy of the sky,

Medals are being awarded to the winners,

The natives of my own country do not have time

To see through the sufferings of others,

The TV channels display seminars, recipes,

Songs and dances to the starving nation,

Just now one of them demonstrated in a jar of water

How fresh egg is heavier than the rotten one.

The other one exhibited how a small gadget

Neatly removes unnecessary hair from the skin,

Politicians run as usual behind the power:

The chair of authority, the maulvis have nothing

To do but gather alms and charities,

My own prime minister has gone

With an aero-plane loaded with the crates

Of mangoes for the King of Saudi Arabia,

And other royal characters, to perform umerah

Along with family, to please God and seek

His blessings, leaving behind the poor masses

Panting for bread, the nation is busy

In ostentatious deeds, holding feasts

And aftar dinners, belly befitting actions,

The mosques and places of worship are jostled

By the men of piety dressed in rustling cloth.

 

Operation here, operation there, operations

All around, killing, killing just only killing

To merely have in grips oil and minerals of the soil

The world has become an operation theatre,

Jews are busy in availing opportunity,

They kill and kill Palestinians and their kids,

Smash their abodes with the shells of high explosives,

The clouds of smoke rise to the Heavens,

God Himself with the angles might be sniffing

The pong of explosives but He sits there silent too,

NATO too fights for her own interests,

UNO snorts in slumber like a step-mother,

She ever turns a deaf ear to the men of intellect,

But knows well what is to be done and what isn’t,

When the proper time is to awake from the sleep,

I cannot think the world will grow a better place,

Worth living for my generations, for the Earth was

Destined to become a planet of the step-mother,

O! The reader, so cherish not vain hopes my brother.

 

 

 

 

marcela villar

Poems by Marcela Villar M

 

 

Enslaved

 

The walls speak.

They seem to get closer

and closer,

as damned prisons where Poets

sing desolate songs deprived of voice.

 

Who cuts out the meter from their verses?

Who chains the freedom of verses that fly

from peaks that protect nests now empty?

 

Schizophrenic fears gather in the boulevards

of extinct minds,

meanwhile miserable dictators lock them up

in emaciated catacombs.

Their tortured bodies hang

from crosses with no kingdoms.

There is no resurrection in such agony,

Poetry dies without a Messiah.

 

Impossible anguish,

Lyrical poetry weeps.

Hypocritical muses dressed as Magdalena weep

while they hide behind red glass windows stained

with the holy blood of Poets.

 

Dark caverns

roar with millennial fire;

there is no peace in the mouth.

The books burn the hands

that touch secrets and mysteries,

metaphor is dressed as the bride,

white she goes up to an altar of sacrifice.

The chains of slavery lament;

mourn tears of hopelessness,

but Poets will never die.

 

Only freedom

will make them live.

 

 

 

 

adem

Adem Zaplluzha

 

SECILI ËSHTË NISUR PËR NË ATDHE

 

Njerëzit, në rendje e sipër

I ngatërrojnë hapat e veta,

I ngatërrojnë

Dhe si perënditë e dehur abdikojnë

E bien hundë e buzë.

Era fryn nëpër zgavrat

E thyera të drurëve.

Gjethet katapultohen nga degët

Dhe i grisin këmishët e stinës.

Nëpër rrënjët e shkulura të pemëve,

Dënesin fluturat e kaltra,

Era këndon një serenatë të lashtë.

Acari i kafshon frytet,

Një nga një këputen mollët.

Fërfëlliza ua mëson pantomimën

Drurëve, që qëndrojnë stoikisht

Përballë të ligave të motit.

Këto ditë, çdo gjë rendte

Nga një anë,

Në anën tjetër të horizontit,

Ku dëgjohen britmat e rrënjëve!..

Njerëzit u përngjajnë mëllenjave të kuqe,

Secili është nisur për në Atdhe,

Ku në fund të udhëtimit

I prite një dasmë e paparashikueshme!

 

 

 

 

claudia

Claudia Piccinno

 

Chiaroscuro di guerra e pace

 

Chiarore nella notte

sorprese il nostro sonno.

Ombre ribaltate

popolarono le piazze

e le rovine di anfiteatri

di gesta clamorose.

Vederti là distesa

sul basolato,

tra morte e distruzione

di un giorno che non nasce,

fu come risalire

la china del passato.

Tu pace collassavi

ma il fragore dell’alba

ti colpì…

e io ti riconobbi

nella tua disperata preghiera!

 

 

 

 

Seti Vladi

Seti Vladi

 

VAJTIMI I PYLLIT

 

Në vajtim, i rënë për tokë një pyll i prerë,

fole ëndrrash me këngë e dashuri,

në egërsi qielli i mvrejtur me poterë,

bilbila, sorkadhe e shpendë në arrati.

 

Pushuan meloditë e zogjve këngëtarë,

pushoi lauresha e kreshtave të larta,

s’ka më blerime me rreze hëne larë,

as lule e trëndelinë e ylbere të arta.

 

Në cepa resh të varura mbetën foletë,

ëndrra jete me cicërima të vrara,

loton një lis i mbetur me degë përpjetë,

tek shokët do bjerë, në copa të ndara.

 

 

 

 

Hyqmet Hasko- 2

Hyqmet Hasko

 

NJË FËMIJË VDIQ NË RRUGË TEKSA LYPTE.

 

Fle një fëmijë në trotuar, rrugët gumëzhijnë,

njerëzit në hesap të tyre shkojnë dhe vijnë,

trupi i dridhet nga ethet, buza ca fjalë psherëtin

e shikoj, zemra më pikon, dhëmb ky shpirti im…

 

Nëna e tij per disa qindarka të gjithëve dorën iu zhgjat,

fjalët uruese nga zemra i dalin kur diçka ajo merr,

përsëri vazhdon ritualin e ditë-natës së pafat,

një fëmijë në rrugë të madhe shpirt ngandalë po jep.

 

I afrohet fëmijës dhe papritur lëshon piskamën,

fëmija i saj sytë i mbylli përgjithmonë në atë rrugë,

shpirti i asaj nëne e alarmoi të gjithë Tiranën,

nga politika barkfryrë për atë fëmijë s’pyeti askush.

 

Por mua poetit shpirti më dogji, ndaj po shkruaj,

se zerin dua të ngre lart deri në kupë të qiellit,

plehëra pushtetarë, çdo të bënit po të ishte fëmija i juaj,

patjeter me paratë që kini për të do të blinit diellin.

 

Dhe mua më dridhet dora, zemra jep ulërimën,

për ju, o te pashpirt, që lini të vdesin fëmijët,

as shtatorja e Migjenit s’e nxë dot fëmijën,

as hotelet gjigande, ku qetësisht ju zë gjumi.

 

Mbrëmë një fëmijë vdiq në rrugë teksa lypte,

disa qindarka që frymën ta mbante të gjallë,

por ai përpara nesh përgjithmonë mbylli sytë,

dhe tek zemrat tona u hap më e madhja plagë.

 

 

 

 

Mimoza Leskaj

Mimoza Leskaj

 

Kapërcimi i Kufijve!

 

I dhimbshëm kapërcimi i kufijve

i etur ëndërrimi që jeta të sjell

kufij që të pèrcjellin mërgimit

ëndrrave që shpirti dhimbshëm, mbledh.

 

Dikush urisë i largohet me frikë,

dikush nga luftrat kërkon shpëtim

dikush egërsisë dhe dhunës i trembet

dikush, për një jetë më të mirë.

 

Fëmijë të zbathur që s’ dinë ç’janë kufijtë,

dhe sytë e tyre të vegjël habiten,

aty ku nata dhe dita i përpëlit

mbi shpatullat e prindërve të lodhur, zvarriten.

 

Gra që veten mallkojnë, pse janë nëna

dhe në sy, loti u ka zënë vend,

dikur dhe ato kishin ëndrra

tani veç zemra e tyre, që dhemb!

 

Burra që janë të pafuqishëm

dinjitetin e tyre ndiejnè këputur

dhe pse me shpirt të madhërishëm

rrugëve të botès, ndihen të humbur!

 

Ehh,..kufij të pashpirtë

sa dhimbje, bëni sehir…

çdokush ka të drejtë të jetë i lirë

për t’ ju kapërcyer me dinjitet dhe pa tmerr!

 

 

 

 

Xhemal Gora 1

Xhemal Gora

 

J E T Ë   T Ë   H U M B U R A
Ç’i humbën kështu fjalët Poetit,
shpirti rërë e lagur, shkretëti.
Dallgë të mdha përplasen, erë e detit
rënkime shekullore sjell në breg tani.

Si i humbën kështu fjalët Poetit,
sytë e njomë në horizont i tret,
kërkon, kërkon një varg ta ankorojë,
në shpirt të tij, asnjë liman s’u gjet.

Ky det, fare s’e paska mëshiruar,
sa jetë ka përmbysur me tmerr dhe ashpërsi…
Ndofta, me dhimbje rërës na ka ftuar,
gjëmën të na tregojë, me madhështinë e tij.

Humbën, humbën fjalët në vetmi,
ka çaste shpirti, vetëm ndjen dhe s’flet…
Me zërin tim, për Ty, flas unë tani,
kur perëndimi dhimbjen tënde tret…

 

 

 

 

 

Mimoza cobo - 1

Mimoza Çobo

 

LIRIA S’ KA ÇMIM

 

Ndër shoqesh ti ishe vajza më e bukur,

zilepseshin pas teje lulet e pranverës,

mes errësirës u trete, diell i përhumbur,

nëpër hon rrëshqite si gjethja e vjeshtës.

 

Në zemër të tij, ku s’sheh dritë gjithësie,

ku s’çel asnjë lule,veç myshkut të kalbur,

ku të servirin me qejf bar të hidhur në pije,

aty nuk je më femër,por statujë e pakallur.

 

Prej bukurisë sate, xhelati flet turbulluar,

si një skile nuhat çdo çopëz njomësie,

gjurmon hijerëndë, gjithë trupin i tërbuar ,

derisa të shuaj etjen,me aromë vajzërie.

 

Eh, këta zinxhirë,të lidhën këmbë e duar!

Te shoh si po fishkesh me lëkurën rrjepur,

lule akulli rriten brënda shpirtit të helmuar,

dhe liria lëngon,me flatrat tutje hedhur.

 

Se ishte koha të vendosje kurorë nusërie,

ëmbëlsisht të puthje dashurinë e jetës,

ishte koha të thurje të bukurat ëndërrime,

të fluturoje e lirë,si shpendi pas shprësës.

 

Nëse do të pyesja për tmerrin e jetuar,

zemra do më qante e hidhërohesha shumë,

se botën grabitqarët sot e kanë pushtuar,

jemi skllevër të poshtërsive ti edhe unë!

 

Eh, kjo jetë,është stuhi e dallgë e trazuar!

Ndaj egërsia e saj të ka grrisur me thonj,

mjekoi plagët që njerëzia te ka shkaktuar,

me nektarin e gjoksit, që s’ta vodhën dot.

 

Ti je një viktimë,viktimë,kështu do të quaj!

Se shpirti yt i brishtë nëpër lotë lëngon…

Sa keq që ule kryet dhe i the botës;gjuaj!

Dhe ajo të gjuajti aq fort,njësoj si demon.

 

Ah,sa pjellë egërsirash sillen botës tërbuar!

Mbajnë gati në duar zinxhirët e skllavërisë,

që t’ua varin në qafë shpirtrave të vetmuar,

dhe si vampirë të pinë gjakun e njerëzisë.

 

Nëse i copëton zinxhirët, që të kanë lidhur,

dhe feks driten të ndrijë shpirtin që s’ka faj,

nëse spërkat me shpresë pranverën e hidhur,

helmi farmak, s’do i dëmtoj dot rrënjët e saj!

 

O skllavëri,që je banore e gjithë universit;

që lidh me zinxhirë, çdo ndjenjë të gëzuar,

ti që helmon lirinë dhe agimet e mëngjesit,

kur do ta gjejme atë zjarr,që te djeg shkrumbuar?!

 

 

 

 

 

Hamdi Meça

Hamdi Meça

 

U DESHËM SI VËLLEZËR TE KJO BOTË

 

Nuk mund ta besoj,ta besoj,ta besoj,
Se Vasil Dede Poeti nuk rron më.
Njerëz ngado shikoj,numëroj,veçoj,
Kap renë lart dhe mikun tim bëj me të.

Re e bardhë në qiell del përherë,
Ku jam,nuk rri dot me sy pa e parë.
Shkon në Postenan dhe në botë mbarë,
Në Tufinë zbret.Mbi varr ngrin në mermer.

Unë mysliman dhe ai ortodoks,
U deshëm si vëllezër te kjo botë,
Ishim dhe jemi dy vertebra në gjoks.

Ritualet,distancë prej yjesh plot,
Përndryshe globi një kokërr qymyr koks.
Me emrin e tij thirr një engjëll,o Zot.

 

 

 

 

lily

Lily Swarn

 

Peace poem

O rabba (O God )

 

In a life lit with  love’s light

Take me o Rabba

Where hatred is exposed in all its ugly contours

The illuminating lamp that radiates with power

The potent force of love

That strengthens and empowers

The flame of the candle

That remains glowing

in the storms

No hurricanes extinguish this throbbing inferno!

 

 

 

 

Skender Berisha

Skënder Berisha

 

DITA SOT

 

Dita e ngarkuar mbledh copëzat e veta
një barrë kali prikë mbi supe
dhe ec përvëlueshëm nxehtë
nëpër brinjat e blerta

erëzojnë luleblirët gojëhapur
bregut të lumit kthjellak
të cilin e shikoj për shumë e për pak
në ecjen e tij të pazbrapsur

 

 

 

 

Maria cristina

Maria Cristina Sabella

 

Pace☆¸.✿.¸.•´ ¸.•´.-✿

¯**´¯**´¯`˜”*°•.•.¸ღ¸☆´ ¸.✿

Ti guardo negli occhi

…. Pace

 

Parli e mi dici parole dolci

Amorevoli e sincere

Cerchi nel mio cuore calore

Esplosione di gioia.

 

Piccoli pensieri

Acquerellati impressi sulla tela

Con colori evanescenti

Emanano profumi eterni.

 

Prendimi per mano

Accompagnami lentamente

Come facevi in quei giorni

Esclamando … ti perdono.

 

Partirò con te per quella terra

Ancora da scoprire

Creando una storia

Esplorando il sogno.

 

Portami nel mondo con quel

Arcobaleno del cuore

Canteremo a squarcia gola

E saremo Pace vera.

 

(Sabella Maria Cristina 17 Febbraio 2016)

diritti riservati

 

 

 

 

Fatbardha sulaj

Fatbardha Sulaj

 

Give what you take,

resting far the war,

dont tuch the hapiness,

dont cry for crasy mind,

love what you see,

be lord of yourself

dont tuch the border

that rip the life,

left to shine

to grow your being,

love the world

give what you take,

dont be never wrong

love your mind soothed…

 

 

 

 

jernail S Anand

Dr Jernail S. Anand

 

A MOTHER’S CRY

Mothers who love their kids
And make homes
Are the cradle of civilizations.
When civilizations grow
Mothers shrink
When
Living becomes an ordeal
And dreams have to be deposited
Against receipts in
Day care centres…
Don’t mind my little one
Wait outside the home
I am on the way.
Not only for you
For me too
Growing up is a torture..
I wonder what will happen
When flats come up
Without kitchens.
Don’t blame me
From where I can produce your father?

 

 

 

Festim

Festim Liti

 

TIRANË…..LARISA

 

Trajektore e hallit,

Trajektore e dhimbjes,

Trajektore e mallit.

U parashkrua nga lart fati im,

Të zbres në kërthizë të Thesalisë,

Kaq pranë Olimpit mitik,

Fronit të Perëndisë…..

Një çerek shekulli,

Ëndrra të zjarrta më shoqëruan,

Përzier me të trishtuara shgjëndërra.

Me duart e varfra, të lodhura, të egërsura,

Këputa edhe trandëfilë, edhe gjemba,

Veç Tirana, kurrë s’ më tradhëtoi,

Engjëll mbrojtës ishte për mua,

Kudo ku më shkeli këmba…..

 

 

 

 

Zyba hysa

Zyba Hysa

 

TI EDHE SHKUMBINI

 

Dikur rrjedha e lumit më mori përpara,
Gur më gur… gjer plagën mpiu dhimbja,
E lashë veten pa lëvizur këmbë e kraha,
Të vdisja… ish më mirë se gjallë të rrija!

Disa thonë “Ka Zot”, disa tjerë “Jo, s’ka!”
Unë mendoj se Zoti më nxorri të gjallë,
Sot, ndanë Shkumbinit ndjej një serenatë,
Mbrenda këngës tij, shkrirë rri një mallë!

Ti edhe Shkumbini… porsi Dy binjakë…!
Kokëm më përplasni, pas më thurni këngë,
Dhimbjen më të madhe, ju, ma keni falë…
E përmes dhimbjes, me Ju, njësh jam bërë!

 

 

 

 

vullnet

Vullnet Mato

 

KËNDO, O ZOG, KËNGËN E TË BRAKTISURVE

 

Në folenë e shelgut,
sodita një zog lakuriq,
kur sapo nxori sqepin
nga guacka e një veze.
Fantazia analogjike
në folenë e trurit tim,
nxori sqepin nga lëvozhga
jetësore e njerëzve,

Ashtu fëmijët tanë,
sapo u dalin flatrat,
braktisin foletë
për fluturime emigrimi,
kthehen veç për varrimin
e nënave dhe etërve,
pasi i kanë lënë prej vitesh
nëpër vatra harrimi…

O zog i lamtumirës,
që të thërresin retë,
pasi kanarina të ngrohu
në folezën e kashtës,
dhe sqepin tënd delikat,
ushqeu me sqepin e vet,
duke ta bërë gati
gëlltitjen e kafshatës;

Para se të fluturosh,
për në qiellin e largët,
këndo një këngë
me dhimbsuri fëmije,
për tërë të braktisurit,
të mbetur pa të afërt,
në dhimbjen e tejdurimit
me dinjitet pleqërie!…

Këndo, o zog, për pleq,
si trungje të vetmuar,
të leqendisur, të tharë,
të uritur, të sëmurë,
teksa presin fundin,
fluturimin e pikëlluar,
drejt qiellit të vdekjes,
për të mos u kthyer kurrë!…

Këndo, o zog, këndo papra,
një këngë lotimi vetëm për ta!…

 

 

 

 

Vjollca Tiku pasku - 1

Vjollca Tiku Pasku

 

VARR(FERI)

 

Varfëri, djerrinë në agoni për një në ëndërr lulëzim,
digjet dhimbja pa një pikë vesë në eshtrat e trupit,
krrah ,krrah sillen korbat mprehin sqepat me durim,
një mori e acaruar e zorrëve bëjnë kryengritjen e të dënuarit.

Atje tej një bukë e thyer në plehra është darka e lypësit,
era e keqe e gojës përmbyt edhe të vjellat e qenve,
lypsi i ngratë kafshon mundimshëm si i zbritur prej kryqit,
fërkon stomakun si të mbylli për pak bravën e stuhisë së reve.

Varfëria është një varrezë e lëvizëshme e mumjeve të gjalla,
egzekuton pa reshtur si xhelat i padukshëm kockat e heshtura,
thërret për tek simotra për ti dhënë fund frymës pa britmat e dala,
teksa era e kohës shpërndan harresën në qiellin me emra ngjeshur.

Kush të polli ty moj mostër e baltës së keqe me erë?!
kripë që djeg fytin e rrit gjembaçë në zorrët e tretjes,
Kush të polli ty moj kolere e zezë që nguros jetë?!
Vendi yt është poshtë, në mbeturinat memece në ferr!

 

 

 

 

Vaso papaj 1

Vaso Papaj

 

Prag feste

 

I pashë në TV.Të nginjur, mes sheshit.
Tek hanin e pinin: Të parë, të dytë.
Iftar i kish shtruar “I pari i qytetit”
Dhe darka atë natë më mbeti në fyt.

Dhe dola.Një ajër.Lulishtja buzëdetit.
Shtrirë një lypsar aty në errësirë.
Sa doja një ftesë t’i kish ardhur të shkretit!
Një supë, një mish dhe pak ëmbëlsirë.

Dhe unë po atë natë e shtrova iftarin:
Xhepat i shkunda, i ktheva përmbys.
Me mbetje pensioni e preka altarin.
E natën me dhimbje provova ta mbys.

 

 

 

 

Vjollca Koni 1

Vjollca Koni

 

Kujt ti drejtohem ??

Pafajësia thërret
Zemra ime rënkon
Çdo sy që ju sheh
Loti i pikon

Ëngjëj tė kësaj jete
Nuk dua tju shoh braktisur
Kujt ti drejtohem
Në ketë Çmenduri harlisur?

Zot të lutem
Bëj një mrekulli!
Me tret atë lot,nga sytë
Që mbi qerpikë rri !!!

 

 

 

 

Hysen Graqevci - 1

Hysen Grajqevci

 

Rritë me krisma

 

Sa krisma merrte nata?
E sa lot na përpinte dita
kur në krahëror mbërthenim
me dënes dhimbjen?
Toka ime,
Të qetë e bënim gjumin
Vetëm në Ty.

Nënë të falemi
Per ngrohtësinë
e jetës dhuratë,
Është pushka, plisi dhe krenari e babës,
Ato, me të cilat ne bëmë rritën nën strehën e fjalës.

 

 

 

 

Erjon Muça

Erjon Muça

 

***

 

Kërkon të qash,
por nuk qan dot.
Jo se nuk don,
por ske më lot.
Dhe, mos prit që nga qielli,
një zë të vijë dhe të thotë.
Ti, qaj me lotët e mi.

 

 

 

 

Xhavit Gasa

Xhavit Gasa

 

NGREHINA

 

Mbi themele,
ngritën muret,
me gjak e pika djerse,
llaci që lidhte gurët..

Me bojë të kuqe,
ja lyen nga jashtë muret,
nuk hapën asnjë dritare,
brenda plot fole merimange.

Ngrehina e mallkimit,
nga jashtë me bojë të kuqe,
brenda strehohej trishtimi
merimangat rrjetat thurnin.

Kur u shemben,
muret e ngerhines,
vetëm merimanga gjetën,
ishin mbretër të errësirës..

Dhe sot
mbi gërmadhat e ngrehinës,
vetëm merimangat zvarriten,
….me rrjetat e tyre.

 

 

 

 

Myrteza mara - 1

Myrteza Mara

 

DUHET NJË LEVË

 

Kjo botë-mrekulli, kjo dhuratë e Zotit,
Këtu ku kemi djepet dhe varret e bukur
Këtu detet dehen nga dallgët e lotit
Këtu dhe natyra ngjan me një flutur!

Këtu çdo gjë ka lind nga frym’e shenjtë,
Por shpirtin e njeriut e mundi keq djalli
Ndaj duhet një levë se s’ka më vend
Këtu çdo ditë po vjellin lumenjë zjarri!

Ta lëvizim këtë botë në një tjetër orbitë
Këtu është akull, këtu është shumë nxehtë
Këtu ka ditënetë, por këtu nuk ka dritë!
Arkimedë ka plotë, por duhet një levë.

Arkimed u bënë në majë të kolltukut
Të eturit për natë, të etur për mjegull.
Ata që nga klithmat ngjasojnë me ujkun
Ata që si dhelpra pështyjnë çdo pjergull.

Një levë dhe rrokullima do bëhet ortek
Ata pa rrënjë do të shkojnë pas erës
Një levë dhe bota shkon n’orbitën e vet
Ndryshe, e lodhur, në gojën e humnerës!

 

 

 

 

ramiz kuqi

Ramiz Kuqi

 

NUK U LINDA

 

Të më falni
Coptoni
Të më grisni
Nëpër harta gjeografike
Jam Tokë e gjakut
E plisit
Në çdo lis
Nga një ëndërr
Dashuri të pafund
Një shqiponjë
Krahëhapur fluturoi
Mbi qiellin tim
Në çdo gur
Nga një shkronjëAtdheu
Emra të rënësh
Nuk u linda…
Të më falni
Si këmishë e vjetër
Në treg Evrope !

 

 

 

 

Beqir binishi

Beqir Binishi

 

Në shtëpinë e vjetër

 

njëmijë e një lira ari paguaj me të harru
gjuhen me munden me lidhen nyje
mos me të kënduar
sytë mi mbyllen
mos me të pa
në krejt këtë hallakatje
ari s`është tjetër veçse metal
ma ke marrë zemrën
në heshtje flet me të
në shtëpinë e vjetër
dritaret i mjegullon klimë tjetër
jeta na ndjell nga maje bregu
heshtja mbjell dritën
në bebëzat e syrit
e zemrat nisen në rrugën e diellit
nuk ka mundësi me të harru
derisa kjo ngrehinë lahet në shi.

 

 

 

 

Vasil cuklla

Vasil Çuklla

 

I pafati

 

U end udhëve gjithë jetën, të qytetit shkretan
Ditëve mes zhegut, natës endur natë
Ju buzëqeshte njerëzve, i mjeri mjeran
Shiste bileta “fati”, çonte buk në fshat…
Askush s’ja dinte emrin, por kur nuk e panë,
e kërkun me emrin “Ai” që shet fat!…
Atë, marrur gjirit, nata kish përpirë
Nata e acartë, e lagësht, e gjatë!

Një yll rrënur qiellit, përmbi buzë i rri
Si nun pagëzator, i dha emrin NJERI!

 

 

 

 

tyran prizren spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

Prizren

 

..pa kulm jemi,
me ndoshta pakëz shpresë
mysafirët mirëpresim
si zogjtë shtegtarë..

Kërkojmë pakëz dritë
strehë,të krijojmë
ndërtojmë qytetin
Lidhjen të hijeshojmë…

Nesër,
Ju, në piedestal ngritur do jeni
vargje do gdhenden
PER JU
art-dashësit e qytetit…

 

 

 

 

rami kamberi 1

Rami Kamberi

 

JU BETOHEM, NË ZOT…

 

Nuk ka vdekje, që do të na bëjë të vdekur, ju betohem në Zot
Edhe po të çmendet koha, nga urrejtjet, që bien mbi ne
Se gjaku ynë, lundron, nëpër damarët e truallit, e nuk soset dot
Qoftë edhe asnjë varr, shqip, të mos na mbetet mbi dhe

Se emër tjetër, nuk duron kujtesa, që banon, nën thellësitë e tokës
Atdhe ilirësh
Përmbi dhe, gjithmonë do të lexohet, mileniumeve, nga sytë e botës

Shumë e më shumë, do të na lexojnë, përtej kohës së tokës, e mbetur fjalë
Nëpër gjerësinë e përjetësive, ku fitoret tona, pushojnë
Me gjuhën e perëndive, për emrin e tokës, që vdekjet, me dashuri i ringjallë
Mes ngjyrave jetë, që vetëm shqip, dinë të pagëzojnë.

 

 

 

 

teuta osmani

Teuta Osmani

 

***

 

Të mbijetojmë nuk do të thotë të dëgjojmë tragjeditë e botës ku jetojmë,

të mbijetojmë nuk do të thotë të vuajmë deri sa të themi na u mërzit jeta,

të mbijetojmë nuk do të thotë të humbim gjithçka që kemi apo kemi pasur ,

të mbijetojmë nuk do të thotë të jetosh i vdekur në mes të gjallëve,

të mbijetojmë nuk do të thotë të lëmë kockat kur ndërkohë e ke një racion jete,

të mbijetojmë nuk do të thotë të heshtim e të dëgjojmë e të mos flasim,

të mbijetojmë nuk do të thotë ti gjejmë gati ,e as ti humbasim për të bërë të lumtur të tjerët e të mbetesh fillikat vetëm.
Të mbijetojmë do të thotë të provosh të digjesh, të vritesh e të ngrihesh me synimin se je i fortë deri në fund të frymëmarrjes tënde përgjithmonë.

 

 

 

 

Vasil Tabaku -1

Vasil Tabaku

 

PËRVUAJTJE…

 

Shikoj si cahet gurin
Lulen
si vyshket ngadalë
Me fytyrën prej gruaje
tmerrësithë të bukur
Vizatuar mizorishtë
Nga vijëza rrudhash
të pamëshirshme,
pa moshë…
Ndjej psherëtimën
Të udhëtoj
nëpër qiell
Mbi britma rrufeshë
të përflakura
Ndërsa
Brenda meje
ngadalë, ngadalë
Përvuajtja baret
Si një mbretërëshë e trishtë
Dhe kafshon dhimbëshëm
Shpirtin tim të brishtë…
Jam në perandorinë e heshtjes
Ku fjala rënkonë
Nga mosfjala e vërtetë
Dhe e vërteta
Lidhur
me litarë vështrimesh vrastarë
Rënkonë ngadalë, ngadalë…
Tej në rrugë
Varfëria
ecën dhimbëshëm
Me dy pika loti ndër duar
Dhe një buzëqeshje të gjelbër
Duke trazuar pemët,
lulet dhe gjethet
Si një flladë
O Zot,
Sa e paqtë varfëria,
E qetë,
e vetmuar,
e pafjalë
Mes leckash
të sajuara
Teksa mbulojnë
lakuriqësinë e pafaj…
Varfëria
Me portretin
e nj femre magjike
Dashuri më falë
Asnjëherë
Jo, nuk pranon mëshirë
Kjo puthje njerzore
Më e trishta në botë
Skamja më e pasur
në lumturinë prej drite
Varfëria
Brenga dhe faji ynë tragjik
Dhimbja jonë e përjetëshme
Ndërton
Brenda kraharorit tim
Një univers përvuajtjesh
Dhe më kërrus pak e nga pak
Drejt tokës së shenjtë
Të përlotur,
të pafuqishëm dhe të pafjalë…

 

 

 

 

ramije Ajdini

 Ramije Ajdini

 

MALËSORES

 

Në botën e kujtimeve, si gur i rëndë u zhyte,

Ti e përvuajtura Malësore, që mw turbullove mendjen,

Në botën e kujtimeve të zbehta,

Ku zure vend si mjegull e zezë dhe e rëndë.

Por, ti Malësore je e mirëseardhur përherë!

Me krenarinë tënde dhe ballin plot rrudha

Që rrallëkush, si ti noton në ato thellësi…

Ku jetojnë botëra të lëmshuara para dikujt,

Me sytë e tu, që shohin më larg se largësitë…

Që s’i preku kurrë dora e zgjimit mbi vuajtjen tënde të hidhur,

Udhështigjeve e lotëve, që shëmtojnë dashurinë…

Kërkoi, kërkoi gjurmët prej nga burojnë hallet tua!

Që më lot humbje shpërlan pranverat e shëmtuara pa gjelbërim.

E në shpirt të piqet dashuria, që kurrë nuk e nxjerr në shesh

Për ta gatuar brumin intim me tharm dashurie!

Ki besim, se mua më detyroi brenga jote e pezmatuar

Që rri e varur në prangat e së kaluarës…

Po-Po! Brenga jote Malësore vret e djeg pa mëshirë!

Përse prapë shkon e ulesh atje mbi Gurin e Kënakecit?

Harroje pra atë ditë pranvere, që treti me vdekjen e burrit tënd!

Ndoshta enda ka shpresa se Malësori syshkruar…

Do të kthehet me vrap të shpejtë

Që ty të ti përlyejë duart me kënakec,

Kot e ke! Loti yt trishtues më frymëzon pikëllim e zi!

 

 

 

 

namik

 Namik Selmani 
Udhëtim në Egnatia

 

Kam ecur prej shekujsh në këtë udhë të lashtë
Egnatia e gurëzuar më dha krenari dhe forcë.
E jam bekuar si udhëtari në hapat e pamatë
E jam bërë princ modern në dritat që të verbojnë.
I njoh gurët e udhës që shkonte mes pyjesh
I njoh symbyllur qemeret ku ecën kuaj, krushq, kaçakë.
Para një sofre haneve të vetmuar kam numuruar yjet
Në duar kam shtrënguar në të pergamenët e rrallë
Më duket se kam 3000 vjet që eci e s’ndalem
me ca karvanarë në kuaj a mbi qerre lufte
Kam pëshpëritur fjalëngrohat dhe në tufane
Buzë Shkumbinit kam hedhur një shall të kaltër në supe
I kam ndier gjer në eshtër goditjet e çekanëve mbi çdo gur
sikur e prek djersën e ballit të mjeshtrave të lodhur
e prapë kam qenë pjesë e karvanit me në ballë flamurë
Kam qenë udhëtari i një rruge që më ka bërë të pamposhtur.
Ballkani më është dukur sa një oborr shtëpie
Roma këtu po më duket sa një vrap kali larg
Mbi valë Adriatiku shkoj e vij si zgalem mes kaltërsie
një Egnatia të re ringrej brenda vetes ditë e natë

 

 

 

 

 

Sofia doko arapaj - 1

Sofia Doko Arapaj

 

Më falni, rrëshqitën dy pika lot..

 

Një valle vllahe, dua të kërcej,

Valle që s’ ngjan me asnjë në botë,

Të çlirohem krejtësisht prej tingujve të tjerë,

Më falni, rrëshqitën dy pika lot..

Dua t’ i hedh poshtë këto rroba,

Një fustan deri tek këmbët të mbaj,

Flokët e gjatë, të ul përmbi supe,

Me shami në kokë , gjyshes t’ i ngjaj,

Sipas klarinës këmbët pastaj t’  i hedh,

Dalëngadalë, se mos shkel lulet në lëndinë,

Edhe pse s’ ka përreth që të kërcejnë,

Do të tund në ajër unë shaminë…

Më falni, rrëshqitën dy pika lot..

 

 

 

 

arqile

Arqile Vasil Gjata

 

SHEKULL I IM

 

Shekulli im i pikëlluar nga pesha zemërgurtë,
nuk po mundem ta prek, ngjyra e zezë
ka shumë piedestale.

Jetoj mes thirrjeve…
Me sy peshoj retë,
toka më duket e lehtë, pa male!

Shekullin im si tretësi buzëqeshjesh
mbushur me eshtrat e të lindurve
me emëra perëndish të harruar.

Dhe unë, yje numëroj në pafundësi,
asgjë s’më duke e mirë…
motet i plakëm, i hëngri psherëtima.

Shekulli im
i ndezur, i pavdekshëm me lypsar e monumente,
të gjith vrapojnë, deri sa të zbardh mëngjesi!

 

 

 

 

xhemile adili - 1

Xhemile Adili

 

MOS SHKEL MBI DHEMBJE

 

Të gjithë jetojmë ashtu siç jeta vjen
Dikush më mirë e dikush më keq
Dikush ngre dolli një gotë gëzimi
Dikujt një gotë me vrer ia mbushin që në agim
Dikush gëzon dhe lumturon
Dikush nga dhimbja rënkon tmerruar
Mbush pellgje lotësh vetmuar noton mbi dhimbje

Të gjithë lëmë pas vite, dekada stinë dhembjesh
Dikush më shumë e dikush më pak vite
Për fat të keq disa nga ato mbaruan shpejt
Ngjanin në pranverë të brishtë të sapo lulëzuar
U shuan si meteor pas dhimbjesh në vend të viteve

Vitet kanë shënuar ditëlindjet mbi mermer
Shpesh me padurim presim ikjen e dimrit të tërbuar
Për të pritur stinën e bukur të luleve
Së paku plagët e dhembjeve për t’i hijeshuar
Pa menduar që na iku një stinë e mërzitshme
Eh, sa lule do t’i mungojnë kësaj stine lulesh
Ecim pa ndalë drejt rrugës së quajtur jetë
Pa ditur ku na çon dhe kur mbaron dhembja

Ecim si në një maratone të gjatë
Jeta nëse të shkelë këpucën gara përfundon
Ai që mbetet i fundit fiton garën e humbur
Jeta nuk matet me vite, dekada as shekuj
Jetove pak apo jetove shumë është hiq
Nëse nuk arrin ta mundësh dhembjen
Apo t’ia shërosh plagët lumturisë

Në jetë duhet të lësh një emër drite
Duhet të ecësh vertikalisht edhe oqeaneve
Nëse do të arrish për t’u bërë kujtim
Të të kujtojnë siç kujtohen perlat

Në jetë bëj dhe lëre më të mirën
Shkel në çdo shteg që ke ëndërruar
Vetëm mbi dhembje mos shkel kurrë
Se bëhesh përjetësisht varr i saj i hapur…

 

 

 

 

AgronShele 2

Agron Shele

 

Requiem

Shikoj zbehtësinë e grilave kohë
fshehur marrëzisht pas luksit modern
të zonjave pudrosuara dhe koneve hije
a fateve njerëzore në ” Nord” Bruksel.

Shikoj gradaçela që përpijnë retë,
pas tyre getua e njohur orientale
dhe butikë që shndrijnë të kuqen e çmendur
të trupave e shprtrave të mjerë amorf .

Lexoj thellësinë e akullt të tyre,
që rendin e rendin komercialitetit jetë
kopje e dyfishtë e moralit njohur,
mbi triumfe dhimbjesh e vajesh nëpër botë.

Pres të shikoj tjetër përshfaqje
rreshtave pa fund të gazetës ” Le Monde”
veç fëmijë të mbetur fillikat
dhe trenave të vdekjes që kraharorin përshkojnë.

 

 

 

Advertisements

One thought on “The World Union of Poets (WUP) – ATUNIS Galaxy Poetry / The day that poetic calls for peace and protection of the environment.

  1. FOL SHQIP titullohej një poezi.
    Po, a është folur vallë shqip këtu?
    Lexoni dhe do ta kuptoni.
    U hodha një sy të shpejtë vertikalisht vargjeve të mësipërm.
    Tani, të shkruash një poezi dhe ta publikosh pa e redaktuar diku, në një vend të rëndësishëm, në rastin konkret tek “Unioni Ndërkombëtar i Potëve” Galaktika Poetike ATUNIS (në fakt te Unioni Ndërkombëtar i Poetëve, jo i “Potëve”, kërkon, dreqi e marrtë, pak më shumë kujdes.
    Jo, lavdi Zotit që janë hapur udhët për publikim dhe eja, përpara të publikojmë vargje se kështu jo vetëm që vetëquhemi, por edhe do të na quajnë poetë.
    Fjala “Poet” është fjalë e madhe. Mund të jesh vargjethurës, vargëtar, vargëzuas, bejtexhi, vjershëtar…, por poet, dale pak, nuk është e lehtë.
    Poet është ai që vendos një presje në darkë, pendohet, zgjohet në dy të natës, e heq dhe ditën tjetër pyet edhe 7-8 kolegë nëse duhet apo jo.
    Kështu, me këtë sy unë humba rreth 3-4 orë (me shpresë se nuk do të më shkojë mundi kot, pra nuk do të ma censurojnë këtë koment, për t’u treguar të gjithë protagonistëve pjesëmarrës se në ç’nivel janë.
    Nuk është nevoja për të nxjerrë gabimet trashanike të shumë prej tyre, por thjesht, u mjaftova vetëm duke gjetur një gabim të vogël (qoftë edhe shenjën e pikësimit, për ta skualifikuar nga titulli poet). Me të gjetur diçka që nuk shkonte, kaloja menjëherë te tjetri.
    Po si ka mundësi që (gati) të gjitha krijimet kishin nevojë për redaktime e korrigjime?
    Kujdesi ndaj gjuhës , me ç’pashë më sipër lë shumë për të dëshiruar.

    I kam marrë me radhë
    Ja shikojini:

    Është rradhitur si krushqit : Duhet: radhitur
    E dua, ashtu të thërmuar, : Duhet: thërrmuar
    Ca korba vjellin vrerë. : Duhet: vrer
    duke thurrur kujtimet…..: Duhet: thurur
    me mbulua plagët, varur në telat e lahutës Fishtiane.: Duhet mbuluar, ose geg. mbulu dhe fishtiane (me të vogël)
    harrojmë se tokën do t’ kemi mbi kokë: Duhet: të kemi
    legjenda për kucedrën e Velës: Duhet: kuçedrën
    Që më hajnë shpirtin sonte: Duhet: hanë
    Që të merr vesh Tiranë e Prishtinë. Duhet: marrë
    Kosova e shtron sofrën në ethe vetëm për patronë.: Duhet: padronë .
    ku qindëra,mijëra njerëz: Duhet: qindra
    Era këndon një serenatë të lashtë.: Duhet: serenadë
    në egërsi qielli i mvrejtur me poterë,: Duhet: i vrenjtur me???
    Nëna e tij per disa qindarka të gjithëve dorën iu zhgjat,: Duhet: për… zgjat
    rrugëve të botès, ndihen të humbur!: Duhet: botës. Ç’dreqin do theksi francez në gjuhën shqipe.
    Dallgë të mdha përplasen, erë e detit: Duhet: mëdha
    Ndaj egërsia e saj të ka grrisur me thonj,: Duhet: gërricur
    Ishim dhe jemi dy vertebra në gjoks. : Vertebër në gjoks? Ky është dështim i shkencës… ose zbulim shkencor!!!
    në ecjen e tij të pazbrapsur: Duhet: pazmbrapsur
    Përzier me të trishtuara shgjëndërra.: Duhet: zhgjëndrra
    Unë mendoj se Zoti më nxorri të gjallë,: Duhet: nxori
    Këndo, o zog, këndo papra,: Duhet: ??? (ndoshta parpë???)
    VARR(FERI) : Me siguri ka dashur ta shkruajë: VARR(FERRI) Kush të polli ty moj mostër e baltës së keqe me erë?!: Sigurisht që vargëtarja ka dashur të shkruajë: : moNstër (përbindësh, stihi???)
    Iftar i kish shtruar “I pari i qytetit” : Kuptohet, vargëtari ka dashur të shkruajë : Iftar u kish shtruar. Kujt atyre (është fjala për shumë vetë).
    Kujt ti drejtohem ??: Vargjethurësja duhej ta shkruante: Kujt t’i… (pra me apostrof). Pastaj përse dy pikëpyetje?
    kur në krahëror mbërthenim. Me siguri që autori duhet ta mësojë se në shqipe n korrekte shkruhet : Kraharor.
    por ske më lot.: Duhet: s’ke
    ja lyen nga jashtë muret,: Duhet “ia”, jo “ja”.
    Këtu çdo gjë ka lind nga frym’e shenjtë, Myrteza Mara DUHET NJË LEVË: Përgëzime për poezinë. Ishte vërtet e bukur. Hante bukë veç – thotë populli. Tani, lidhur me temën: Duhet: lindur

    Nuk u linda…: Duhet: linda
    gjuhen me munden me lidhen nyje: E errët shumë. Gati e pakuptueshme. Ja çdo të thotë mosvendosja e shkronjës “ë”.
    Ju buzëqeshte njerëzve, i mjeri mjeran: Jo “Ju”, por “U buzëqeshte”.
    ..pa kulm jemi,: Përse dy pika? Nuk e pranon shqipja vendosjen e dy pikave.
    JU BETOHEM, NË ZOT…: Përse presja këtu? Kur rimerret te vargu i parë, është shkruar në rregull.

    të mbijetojmë nuk do të thotë ti gjejmë gati ,e as ti humbasim për të bërë të lumtur të tjerët e të mbetesh fillikat vetëm.: Duhet: t’i gjejmë…
    Shikoj si cahet gurin: Duhet: çahen
    Ti e përvuajtura Malësore, që mw turbullove mendjen, : Shqipja me shkronjën “w”???
    Para një sofre haneve të vetmuar kam numuruar yjet: Duhet: numëuar
    Një fustan deri tek këmbët të mbaj,. (Poezia vërtet e bukur. Përgëzime! Ky nuk është gabim, por gjysmë-gabim. “tek këmbët”. Dalin dy “k”. E rëndon kadencën (ritmin e brendshëm të poezisë) Si rregull, shkronja “k” tek fjala “tek” shkruhet ose shtohet kur fjala vijuese nis me një zanore. P.sh.: “tek oborri”, por jo “tek kinemaja”.
    asgjë s’më duke e mirë…: Duhet: duket
    Jeta nëse të shkelë këpucën gara përfundon: Duhet: shkel
    të trupave e shprtrave të mjerë amorf : Duhet: shpirtrave

    Drejtuar Galaktikës Poetike “ATUNIS”

    Nëse ju dëshironi të jeni të pranueshëm nga ata që marrin vesh, a nuk do të ishte më mirë që gjithçka që dërgohet te ju të kalonte në dorë korrektori dhe redaktori?
    A nuk do të ishte mirë që t’ua kthenit mbrapsh, pa ju dridhur dora, të gjitha krijimet që nuk janë të ndrequra dhe të redaktuara?
    Kjo do t’ju bënte më shumë seriozë dhe do t’jua rriste vlerat.

    Të publikosh tek Unioni Ndërkombëtar i Potëve (në fakt te Bashkimi Ndërkombëtar i Poetëve) 30 a më shumë vargjeshkrues dhe tek të gjithë të gjesh gabime, kjo është e pafalshme.
    Nuk duket aspak e hijshme kur krijues të ndryshëm e përdorin pastaj nëpër jetëshkrimet e tyre (CV-të) se janë botuar e publikuar nëpër qendra të rëndësishme, kanë marrë çmime e fleta nderi a lavdërimi….
    Besoj se kritika e mësipërme do të jetë frytdhënëse në të ardhmen.

    Nga një dashamirës i Galaktikës Poetike “ATUNIS”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s