Poezi nga Seti Vladi

 

Seti Vladi

Poezi nga Seti Vladi

 

 

VAJTIMI I PYLLIT

 

Në vajtim, i rënë për tokë një pyll i prerë,
fole ëndrrash me këngë e dashuri,
në egërsi qielli i mvrejtur me poterë,
bilbila, sorkadhe e shpendë në arrati.

Pushuan meloditë e zogjve këngëtarë,
pushoi lauresha e kreshtave të larta,
s’ka më blerime me rreze hëne larë,
as lule e trëndelinë e ylbere të arta.

Në cepa resh të varura mbetën foletë,
ëndrra jete me cicërima të vrara,
loton një lis i mbetur me degë përpjetë,
tek shokët do bjerë, në copa të ndara.

 

 

 

DEGË dhe RRËNJË

 

Sa herë kthehem
nga vende të largëta…,
zëra më thonë :
– Përsëri u ktheve !?
Dallëndyshet po ikin…,
ti vjen në këtë vend të ftohtë,
me shira e bubullima në qiell !
– S’e kuptoni ?
Jam degë
e rrënjëve të kësaj toke,
për ta ngroh ,
më përket t’i bëhem Diell .

 

 

 

KRAHU I SHQIPONJËS
( ISA BOLETINI )

 

Njëherësh me diellin kur majat i ndriste,
vinte të zgjonte shqiponja e malit,
krahun e saj të trupit të kishte,
njëin nga sytë e ndritur të ballit.

Më i thjeshti yll nga gjithë yjësia,
veshur me tirqe, opinga e xhamadan,
në zemër të pulsonte Kosova – Shqipëria,
monument trimërie, gjigandi flakadan.

Atdheun në muzgje të trishta shikoje,
zemra në gjoks luani pëlciste,
sa shumë këtë dhé mbi veten e doje,
mbi traktatin mizor grushti të kërciste.

Si flamur mbi shkëmb valëvitet vepra jote,
karvanit të trimave në ballë u prije,
Të priste Vlora e pushkës ndër mote,
Ismail Qemalit në krah t’i rrije.

Si kreshtë mali e tokës Boletinit,
me dy kobure të ngjeshura në brez,
njëra gjëmonte buzës së Drinit,
tjetra në Vjosën e ndar për mes.

Në çdo lis e gur, pyje me cicërima,
në gjithë bashkësitë që bëjnë atdhe,
Ti je shqiponjë me sytë xixëllima,
je vlaga e tokës ku rritesh ANTÉ .

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s