Cikël poetik nga Juljana Mehmeti

Juljana

Cikël poetik nga Juljana Mehmeti

 

 

Ndër gërma

 

Ndjenja të përjetuara në shkrime…

Psherëtimat mjegullohen

në ekran..

Duar që dridhen

mbi tastjera të djersira..

Në netë të gjata ndjenjash,

duhemi …

pa fjalë.

 

Kërkohemi

pa reshtur…

Ndër germa.

 

 

 

Kaos…

 

Ndjenjat,

ndër rrenjë pemësh me kokë poshtë,

kacavirren

në një akrobaci të paparë…

 

Retë zbritur në tokë ,

si tapet i bardhë,

zbrazin oqeanin

me pika shiu,

mbi lumenj të ngatërruar

fjalësh….

Në kullën e Babelit

pa u kuptuar,

të ndarë….

 

Ekuiliber i çoroditur!

Në një të djelë

të marrë…

 

Julja…

 

 

 

Pa kthim

 

Prita kot

kthimin tënd ..

 

Heshtja ngrirë në ajër

nuk merr as frymë.

Prita

nuk di sa,

zhytyr në kujtime,

ngrirë dhe ato…

 

Me sytë ngulitur

në sahatin e vjetër …

duke shpresuar në një të vogël

lëvizje …

 

Asgjë …ngrirë

Zemra tenton rrahjet e fundit …

Po agon.

Une mbeta ketu,

me pritjen,

ngrirë.

 

 

Eja

 

Deti psherëtin

nëpër natë,

emrin tënd…

 

Valët

bregut zemrës,

pëshpërisin:

“Më mungon”…

 

Era në fytyrë,

me duart e tua

përkëdhel…

 

Eja,

bashkë me erën,

nëpër valë…

 

Të pres…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s