“105- Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë” si përpjekje dhe kujtesë e pashlyeshme e udhëtimit të shqiptarëve në faqen e këtij fundshekulli ( Referim rreth Antologjisë poetike “105 vite Sulm e lot” të autorit Ekrem Ajruli ) / Nga: Agron Shele

“105- Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë” si përpjekje dhe kujtesë e pashlyeshme e udhëtimit të shqiptarëve në faqen e këtij fundshekulli ( Referim rreth Antologjisë poetike “105 vite Sulm e lot” të autorit Ekrem Ajruli ) Në 105- Vjetorin e … Continue reading

Piktorja Aurora Ndreu në ekspozitën e parë: “Aurora Borealis” / Trasmetim i TVSH (NewsDesk Albanian Radio Television)

Piktorja Aurora Ndreu në ekspozitën e parë:  “Aurora Borealis”

-Trasmetim i TVSH

Aurora Cakaj Ndreu, çel ekspozitën e parë personale në gjininë e pikturës. Ndonëse kjo gjini e artit, lidhet me pasionet e saj, profesionistët, vleresojnë talentin e autores, i cili vjen tek artedashësit plot dritë e pozitivitet. Ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar,  qëndroi e hapur për 3 ditë.

 

 

Përtej asaj që është thënë në këtë  kronikë

-Transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar

Aurora, familja e saj e origjinës ( e mësuesit dhe shkrimtarit tonë të nderuar Ferhat Cakaj ) ,familja e saj e bukur Ndreu,me realizimin e kësaj ekspozite dhe gjithë klimën e krijuar, besoj si tek unë dhe tek të tjerët përcollen shumë, shumë dashuri.Shumë shpresë se familja mbetet frymëzimi dhe rrënja e shëndetshme e çdo suksesi. Aurora ndriçon, nuk ka nevojë të thuhet, lexohet tek sytë, në çdo fjalë e gjest. Aurora, shume faleminderit

Kolec Traboini, shkrimtari që dhuron libra! / Intervistoi për Tetova Press Albina Hoxhaj

Kolec Traboini, shkrimtari që dhuron libra! http://tetovapress.com/intervisekolec-traboini-shkrimtari-qe-dhuron-libra/   Intervistoi për Tetova Press Albina Hoxhaj     Gjatë punës time nuk më kishte ndodhur të takoja një shkrimtar që dhuron libra derisa u prezantova me Kolec Traboinin. Kureshtja më bëri që … Continue reading