Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

Poezi nga Liljana Merko Rrapushi
 
 
Tek bie shi!
 
Tek bie shi,
mendimet e mia struken aty nën shpirt, aq butësisht e kërkojnë pak ngrohtësi,
tinguj që thurin heshtjen si një simfoni.
Janë të turbullta,
ëndrra që flenë
ditë, vite që ikin
e bien si gjethet e vjeshtës në të fundit pemë.
Janë mund i derdhur,
sakrifica,
që kanë rrëmbyer gjithë rininë,
mendime të turbullta, që për një çast më zgjojnë regëtimën shi..!
 
 
 
***
 
Mbyll fort sytë të mos e shoh frikën,
dhe lotin e le që të mbysë trishtimin
ndoshta është thjesht një re zemërimi
një shkrepëtimë qiellore zhgënjimi.
“Ti nuk je më aty”
Ishe thjesht një jehonë e mbetur drithërimë
e ndjej në buzët që dridhen kur emrin pëshpërij.
Në mijëra copëza thërrmohen të vjetrat kujtime.
Është koha të zgjoj në shpirt të tjera Agime!
 
 
 
***
 
E theva heshtjen errësirës,
dhe një gotë të zbrazët përplasa mureve gri
Në etje e kisha pirë gjithë hidhërimin,
ndër vena shija e mbetur gjithë pranverat kish shkrumbuar në hi…!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s