“M E T E O R” një libër që u kushtohet të rënëve të Forcave Ajrore Shqiptare / Nga: Albert Z. ZHOLI


“M E T E O R” një libër që u kushtohet të rënëve të Forcave Ajrore Shqiptare
 
Nga: Albert Z. ZHOLI
 
Botimi i një libri është një ndërmarrje dhe nismë e guximshme, por në radhë të parë një ngjarje e madhe dhe e bukur në jetën e një autori.“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”, ka thënë Charles Ëilliam Eliot. Ndërsa Cassandra Clare thotë: “Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë”. Një libër që nga koha që fillon derisa e merr në dorë të shtypur kërkon punë, kohë mund të madh por edhe një përgjegjësi e madhe. Shkrimi i këtij libri mbi jetën dhe aktivitetin e të rënëve të aviacionit shqiptar kërkonte përgjegjësi dhe vërtetësi të madhe për të grumbulluar fakte nga dokumente dhe njerëz të shumtë, pasi ata që janë pjesë e këtij libri interesant janë konkret, me jetë interesante dhe të vrullshme. Siç shkruan në libër për përgjegjësinë autori Aleksandër Çala thekson se: “Unë ndjehem i detyruar ndaj Dëshmorëve të Aviacionit që, me jetën e tyre shkruan një nga faqet më të ndritura të historisë së aviacionit luftarak shqiptar. Ata djem e burra ishin të dashuruar me profesionin e pazakontë të fluturimit. Njerëzit e rënë në dashuri nuk kanë kohë të merren me vdekjen, apo të mendojnë për të. Në përfytyrimin tim, të gjithë pilotët, që nga më të vjetrit deri tek ata djem të rinj që akoma nuk e kishin vënë briskun të faqe, kishin pamje heronjsh dhe vdekja nuk ka punë me heronjtë. Tipar dallues i heroizmit të tyre është këmbëngulja për të realizuar detyrat me çdo kusht, pa marrë parasysh vështirësitë”.
 
Meteor
 
Në libër vëren se nisma për këtë libër është marr për vetë arsyen se autori duke filluar nga viti 2000 e në vazhdim për një periudhë gati 15-vjeçare punoi në komandën e Forcës Ajrore, ku njohu nga afër, në punë e në jetë, gati të gjithë pilotët që shërbenin në komandë dhe në reparte të tjera. Tek kjo njohje, autorit i kanë lënë gjurmë puna dhe sakrificat e pilotëve dhe teknikëve në realizimin e fluturimeve në kushte ekstreme të motit gjatë operacioneve shumë të vështira për Emergjencat Civile në të gjithë territorin e Shqipërisë.
 
Në libër del në pah se vetë Aleksandri përjetoi me zemër gjatë kësaj kohe ngjarjet ku humbi jetën shoku i tij Jani Tarifa dhe ngjarjen e fundit ku humbën jetën dy pilotët e rinj kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha.
 
Siç shkruhet në libër nga Shqipëria jonë e dashur kanë dhënë jetën e tyre 39 pilotë dhe 4 teknikë gjatë gjithë historisë së aviacionit shqiptar. Janë tepër të rralla krahinat që të mos kenë bij të tyre në radhët e Dëshmorëve të Aviacionit Shqiptar. Me detyrën e Shefit të Degës së bashkëpunimit civilë-ushtarak, bëri atë që autori të njihej nga afër me shumë nga familjet e dëshmorëve të aviacionit. Ja si shprehet ai:
 
“Në këto radhë unë dua ti falënderoj nga zemra të gjithë,
 
p Prindërit, bashkëshortet, djemtë dhe vajzat, motrat dhe vëllezërit e të rënëve të Forcës Ajrore, të cilët ndanë me mua kujtimet dhe mbresat për njerëzit më të dashur të tyre, që me aktin e lartë të rënies në krye të detyrës na përkasin të gjithëve, janë nderi dhe krenaria e gjithë shqiptarëve. Ata janë shumë dhe po të përmendja emrat e tyre do të mbusheshin faqe të tëra të këtij libri.
 
Të falënderoi kryetarin e Shoqatës “Familjet e Dëshmorëve të Aviacionit”, Z. Kujtim Serani për ndihmën e madhe që më ka dhënë për të kontaktuar me shumë prej të intervistuarve që me kujtimet dhe mbresat e tyre janë bërë pjesë e këtij libri.
 
Ndjehem i detyruar dhe dua të falënderoj në mënyrë të veçantë anëtarët e Shoqatës Kulturore-Atdhetare Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” dhe Unionit të Ish Ushtarakeve pranë kësaj Shoqate në Filadelfia të SHBA, të cilët financuan botimin e librit.
 
U jam mirënjohës të gjithë pilotëve të Aviacionit Luftarak Shqiptar, për kontributin e dhënë me kujtimet e tyre për shkrimin e këtij libri.
 
Gjithçka që është e mirë në këtë libër ndodhet në të sepse atë e bënë të bukur dhe të sigurt të gjithë këta njerëz të mirë”.
 
Libri është shkruar me kulturë me një gjuhë të pastër, me emocion dhe mbi të gjitha me ndjenjë. Edhe pse ka shumë detaje, dokumente, ngjarje, histori rrëqethëse autori thotë se: “Libri “Meteor” është një kontribut modest për t`i njohur këta heronj që pa bujë e zhurmë, larg tribunave, pranë posteve luftarake, me djersën, përkushtimin dhe me jetën tyre, në qiell dhe në tokë shkruan një nga faqet më të ndritura të Forcës Ajrore”.
 
 
Dëshmorët e Aviacionit
 
U rritët me ëndrra
Me shikimin tretur në qiell
Çdo germë e emrit tuaj
Shndrit e artë si diell
Gjaku juaj i kuq
Derdhur në flamur
Shqiponja plot me dritë
S`do të harroheni kurrë
 
U ngritët lart në qiell
Dhe mbetët përjetë atje
Pilotët, shokët tanë të mirë
Yje, kurorë për Atdhe
 
Jeta juaj ishte pranverë
Ju si lule çelni në çdo stinë
Do të mbeteni mes nesh përherë
Jetojmë bashkë me Ju krenarinë.
 
 
Efektivë të Aviacionit Luftarak Shqiptar rënë në krye të detyrës.
 
1. Ibush Ibrahim Vokshi        1925 – 12/05/1947
2. Qemal Sadedin Mërtiri     1929 – 12/10/1951
3. Fuat Alim Sulaj                   12/05/1934 – 23/05/1957
4. Vasil Nikolla Trasha          24/06/1923 – 24/03/1958
5. Islam Myrteza Xhani         27/07/1940 – 14/07/1958
6. Jovan Llazi Kaçori              05/05/1938 – 27/06/1960
7. Hektor Eftim Lako              01/09/1929 – 23/03/1962
8. Sokrat Gori Basha              18/05/1938 – 17/07/1963
9. Niko Selman Hoxha           01/02/1926 – 20/11/1965
10. Stilian Vani Tanku           15/10/1943 – 27/09/1967
11. Muharrem Murat Hida    13/03/1938 – 05/09/1970
12. Refat Asllan Jazo              09/03/1930 – 050/9/1970
13. Kaso Salo Petoshati         09/07/1937 – 06/05/1971
14.Shyqëri Aziz Balla             13/03/1931 – 06/05/197
15.Hazbi Ramadan Serani    01/03/1940 – 04/10/1972
16. Islam Sinan Mani            30/03/1945 – 21/11/1973
17. Bego Isa Hoxha                23/12/1943 – 07/03/1974
18. Dhimitër Spiro Robo      26/10/1949 – 12/06/1974
19. Veiz Halil Kovaçi             28/09/1949 – 05/08/1974
20.Sefedin Hasan Tomçini  07/06/1942 – 07/06/1977
21. Vasil Thoma Noni           01/10/1951 – 15/08/1978
22. Shpëtim Selman Sula    29/12/1951 – 30/08/1979
23 Sabri Shefki Toçi             12/10/1942 – 29/03/1980
24 .Armando Liman Gjoka 01/04/1954 – 29/03/1980
25.Luto Refat Sadikaj         01/02/1944 – 29/03/1982
26.Ndue Mëhill Logu          08/05/1940 – 13/09/1986
27.Haki Abaz Skuqi            01/03/1958 – 22/10/1986
28.Jorgji Llazi Fane           03/08/1950 – 5/07/1989
29. Agron Hasaf Galanxhi  11/01/1939 – 22/11/1989
30, Vangjel Vangjel Postoli 19/03/1940 – 22/11/1989
31. Pandeli Jorgo Zhupa     15/09/1946 – 22/11/1989
32.Tafil Njazi Agai               10/01/1950 – 22/11/1989
33. Veledin Delo Resuli      26/11/1950 – 22/11/1989
34.Enver Osman Haka      14/04/ 1956 – 22/11/1989
35. Fluturim Qani Molla   19/08/1958 – 22/03/1991
36. Eduart Qirjako Kostdhima 10/11/1968 – 22/03/1991
37. Idriz Ibrahim Hoxha    15/07/1945 – 20/08/1993
38. Jani Prokop Tarifa       12/12/1958 – 17/9/2004
39.Vangjel Kiço Çondi       20/06/1950 – 16/7/2006
40. Demush Hajdar Heba 22/02/1960 – 16/7/2006
41. Qemal Bilal Koni           01/051950 – 16/7/2006
42. Floran Jahja Delia       01/10/1973 – 06/04/2016
43. Donald Vesel Hoxha   17/08/1988 – 06/04/2016
 
Yjeve të qiellit që mbetën në përjetësi.
 
Ndoshta ky libër me vlera të rënët në krye të detyrës i kujton dhe i nderon me krenari pasi jetës dhe ngjarjeve të ndarjes nga jeta të këtyre “fajkonjve” qiellorë të mbuluar me lavdi u bëhet jehonë por dhe bëhet thirrje që të kujtohen në përvjetorë e në raste të tjerë. “Duke i mbledhur të rënët në krye të detyrës, në të njëjtin vend (libër), ata ngjajnë si një tufë me trëndafila të lidhur me një fjongo të bukur, sikur të ishte një tufë e vetme me lule.
Libri nuk të lë ta heqësh nga dora, jo për faktin se ka kuriozitete që zgjojnë interes njohje, por për mënyrën e paraqitjes së materialit historik. Rrjedhshmëria, kultura e të shkruarit, saktësia historike e ndodhive, gjuha e pastër shqipe, dhe stili i mirëfilltë gazetaresk, si dhe horizonti që hap, janë vetëm disa nga vlerat e këtij libri të mrekullueshëm. Kur merr në dorë këtë libër e nis ta lexojë, një lexues i interesuar për të nxënë, “mban frymën”, për të përthithur së bashku me kuriozitetin e natyrshëm edhe begatinë e shkruar bukur të kësaj pune vlera shumë
Do të thosha se mendja pjellore që është endur nëpër kohë të shkuara për të na dhënë këtë shkrim dinjitar, meriton vëmendje, respekt e mirënjohje. Prandaj, mes emocioneve dhe kënaqësisë që më dhuron leximi i këtij libri, më duhet ti shpreh gjithë respektin dhe mirënjohjen e çiltër penës që gatoi këtë mrekulli.
Na fute në borxh, miku ynë, me këtë “perlë” që na dhurove, në këtë përvjetor të lavdishëm të aviacionit tonë dhe për apelin që na drejton, me këtë rast, për të mos harruar historinë, e cila, në aviacion është përjetuar me lavdi, por na ka kushtuar shtrenjtë!”, përfundon një miku i tij pilot për rëndësinë e këtij libri kaq interesant.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s