Kalendari poetik: Albert Camus (1913-1960), një nobelist i shquar / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Albert Camus

Kalendari poetik: Albert Camus (1913-1960), një nobelist i shquar

Alber Kamy, shkrimtar, eseist, dramaturg dhe filozof francez u lind më 7 nëntor 1913 në qytetin e vogël bregdetar Dréan (Algjeri; asokohe koloni franceze). Ka studiuar në thellësi turbullimet e shpirtit njerëzor përballë luftës për mbijetesë, përballë pushtetit absolut të atij absurdi të quajtur si “divorc mes njeriut dhe jetës së tij”. Qëllimi i të jetuarit sipas Kamy-së është lufta kundër padrejtësive. Njihet botërisht si citat i tij thënia: “Nëqoftëse Natyra e dënon me vdekje njeriun, ky të paktën nuk duhet ta bëjë këtë gjë.”
U bashkua me partinë komuniste algjeriane më tepër si kundërshtim ndaj shtypjes së më të dobtëve se sa për bindjet e tij marksiste. Qe nga të parët që dënoi ashpër shpërthimet e bombave atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki, nga të parët që kundërshtoi shtypjen me gjak të rebelimit antikomunist në Hungari në vitin 1956. Fitoi çmimin Nobel në vitin 1957 për vlerat njerëzore të veprës së tij letrare. Humbi jetën në rrethana të dyshimta bashkë me botuesin e tij Gallimard në vitin 1960. KGB-ja s’e kishte dorën e lehtë ndaj kundërshtarëve të saj…Ndër veprat e tij më të njohura renditen: I huaji, Kolera, Rënia, Vdekja e lumtur, Miti i Sizifit, etj. Sjell këtë shqipërim sot në përkujtim të njeriut dhe intelektualit të madh francez Alber Kamy:

E DREJTA E PËSHTYMËS

E vërteta absolute më kall datën,
përdorimi i saj gjithmonë, gjithkund,
prej atyre që hiqen se kanë në dorë dhe dinë gjithçka.

Merreni të vërtetën,
ngrijeni me kujdes në lartësi me njeriun,
vëreni kë godet,
kë vret,
çka mbron,
çka asgjëson,
nuhateni mirë e mirë,
sigurohuni mos vjen era kërmë,
shijojeni,
me kujdes, paksa me majën e gjuhës,
por gjithnjë të jeni gati
të pështyni menjëherë.

Ky është njeriu i lirë:
e drejta për të pështyrë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s