NDOSHTA… / Nga: Ramiz Kuqi

NDOSHTA…

 

Nga: Ramiz Kuqi

Nuk më kujtohet i tha Fjala . Ka kohë kur e kam shkruar vargun. Ishte një natë e ftohtë. E jashtë frynte erë e egër. Mbi male sa nuk kishte rënë borë.

Ndoshta e kam shkruar në 2014. Ishte natë. Në derë më trokiti lehtas ..Ishte një trokitje e lehtë..Hapa derën. Nuk pashë asgjë i tha Fjala . Unë kisha vënë duart në fytyrë dhe po meditoja.-Po pastaj e pyeti : çfarë ndodhi?

– Ajo trokitje u shndërrua në portret, . Me kokë, me duar e fytyrë ëngjelli. Kishte flokë të gjata deri në bel. Sytë si xixëllojë vere.Më tha unë jam Frymëzimi yt. Shkruaj. Nga sot unë do të diktoj stilin tim.- E ke vërejtur sa rrjedhshëm të frymëzoj? Me pikë, presja e pikëçuditëse !…

– Nuk më tregove si të erdhi ky frymëzim?,

-Ja, ashtu , papritur. Po dëgjoja një këngë popullore epike. Më bëri mbresë. Dola në tarracën time . Nata ishte përplot me yje. Kisha një parandjejnë të çuditshme. M’u ngritën fijet e flokëve e m’u duk se po fluturoja nëpër qiell. Një bubullimë u dëgjua andej nga Kepi i keq. Retë mbuluan hënën. Unë hyra brenda , e frikësuar. Ai portreti, si hije, si njeri, mbante edhe një trëndafil në dorë.Ma zgjati. Unë u dridha,- i tha Fjala. Por nuk pata forcë ta kundërshtoja. U vura në siklet. Në paradhomë rrinte i shtrirë Xh. Kishte temperaturë. Po sikur të zgjohej?-

– Mos ke frikë, – i tha Frymëzimi. Veç syve tu të bukur, nuk më sheh askush. Unë jam i padukshëm për të tjerët. M’u afrua, më puthi në faqe ..perdet u hapën vetë. Ai doli nga tarraca…Unë mbeta pa frymë- tha Fjala.Dëgjova vetëm një rrapllimë kur u fut në malin pa emër.

Kur doli,më tha :Shttt…Ai do të zgjohet tash. Dhimbja e kokës do t’i kalojë. Nga sonte unë jam Frymëzimi yt. Vij në çdo kohë. Ulem në sofrën e poetëve dhe diktoj stilin tim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s