Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Psherëtima e shpirtit

Psherëtima e Shpirtit, përtej detit u shtri,
kapërceu valë të gjata pa fund,
Sytë m’i vrau një e fortë vetëtimë,
trupin ma lagu një shi me furtunë.

I krusur ecja në bregun e detit,
në rërën e lagur mbeten ca gjurmë.
Shkëmbinjtë e detit, vështrimin ma rrëmbyen,
nga malli, Shpirti psherëtiu më shumë.

 

Një lule do çeli përsëri

Kujtoj me mall një lëndinë,
E gjitha me bar të gjelbëruar,
Në mes një lule e kaltër kish mbirë
E rezatonte dritë të qiellëzuar.

Ti Maj i bukur, eja përsëri,
E sillma atë lule që çeli për mua,
Ja këtu në bar do ulem të rri,
Të shoh lulen e bukur të lulëzuar.

Dua të më vijë ajo lule maji,
Mes lëndinës ta shoh përsëri,
Të më vijë e freskët si një erë mali,
Të luaj me atë si dikur në rini!

Kur të fryjë lehtë era e malit
E unë të fërshëllej një melodi,
Le të vijë pranë meje lulja e majit
Një tufë me lule t’ia dhurroj përsëri!

Eja përsëri o Maji i dashur,
Eja,të pres, se unë e di,
Ajo lule që dikur kam pasur,
Do çelë për mua përsëri.

Kam ardhur në lëndinën me bar,
E lulen të më vijë po e pres,
Dëgjoj të kumbojë një kitarë,
Në sy kam lulen me petalet plot vesë.

 

Një copëz qiell blu…

Ne ikëm
qyteti ynë i dashur,
të tjerë dashuri lulëzuan
në rrugicat e tua.

Ne ikëm
ikëm larg, kaluam male e dete,
por ty s’të harruam kurrë
aty kemi një pjesë të bukur jete.

Aty ëndërruam,
pamë lulet të çelin
dhe për jetën shpresuam.

Aty u dashuruam
dhe me dashurinë tonë
shenjtëruam çdo vend ku qëndruam.

Tek ty
qyteti ynë i dashur
kemi një copëz qiell
që e pushtuam me krahët e dashurisë.

Dhe në se jeta
tek ty s’do na sjellë ne të dy,
ne si engjëj do të shohim
nga kjo copëz qiell blu.

 

***

…Asnjëherë s’kam dashur të lëndoj,
njerëz për mendimet e tyre,
çdo gjë të bukur e dashuroj,
i lindur jam kështu prej natyre!

Me dashuri jetoj dashurinë!

 

Bardhësi…

Në qytezën time magjepsëse
janë edhe ditët e dimrit me borë.
Jashtë,
Kudo bardhësia mbretëron,
sgalemat
si gjithnjë
mbi liqen fluturojnë.
Brenda në shtëpi,
soba me zjarr,
gështenja të pjekme
dhe një gotë me verë.
Tek-tuk,
dëgjohet të kumbojë ndonjë kitarë.

Ma che fredo fa…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s