DJALLI I TJEGULLAVE – Jorgos HRONAS (Giorgos CHRONAS) / Solli në shqip Dashamir Malo

Poezi nga Jorgos HRONAS (Giorgos CHRONAS), Greqi
 
 
 
DJALLI I TJEGULLAVE
 
Nënë, mundet kuzhina t’ju përkasë juve,
pjatat e palara në lavaman,
që mund të jenë mbushur me ujë.
Nënë, mundet këtu të kishit gatuar
gjellën tuaj më të preferuar,
për të afërmit që do të mbrinin në mbrëmje.
Por tani kaloni, por tani ikni, ju lutem!
Tani që mungoni, kjo kuzhinë më përket mua.
Shikoje, nënë, si i la ai në gjerdhe
carqet e kafshëve,
brezin e kalit që mbeti pa shalë.
Shikojeni si kërkon për bishta cigaresh
në dysheme.
Si ecen, si dele më të katërta,
si shikohet mitikisht në pasqyrë.
Shikojeni sa i përgjumur duket,
poshtë vazove me ëmbëlsira,
kutisë së sheqerit, shegëve të kuqe,
stafidheve të rrushit.
Unë vetë e gjeta dhe prej errësirës e tërhoqa.
Nuk bëra asgjë.
Jo nuk mbështeta buzërt në kristal,
jo nuk mbështeta buzët mbi xham.
Në trotuarin kundruall kalova dhe më ndoqi pas.
Arritëm në portën e shtëpisë suaj,
në një ditë që mungonit,
në një ditë që babai nuk ndodhej atje,
në një ditë kur ujërat kthehen tëk burimet;
ndërsa telefonuat se do vononi
dhe nuk do të vini sonte.
Shikoje nënë si i lidh këpucët, si i kreh flokët,
si përkulet në dysheme të mbledhë të hollat që i ranë.
 
Del në koridor si hajdut,
kalon ndërmjet karrigeve të thyera
dhe më bërtet:
Ju jetoni mes plehrave!
 
Solli në shqip Dashamir Malo
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s