Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Pranverë për ty ” të autores Elona Ropi Mehmetaj dhe redaktim nga Ilmi Drvishi.

  Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik  ”Pranverë për ty ”  të autores  Elona Ropi Mehmetaj  dhe redaktim  nga Ilmi Drvishi.     Autore:  ELONA ROPI MEHMETAJ   Titulli : PRANVERË PËR TY   Poezi   Redaktor: Ilmi Dervishi … Continue reading

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” FLAKËRIMA SHPIRTI ” të autorit Hamdi Skeja dhe redaktim e korrektim nga autorja Vjollca Shurdha.

    Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” FLAKËRIMA SHPIRTI ” të autorit Hamdi Skeja dhe redaktim e korrektim nga Vjollca Shurdha.   Autor–Hamdi Skeja Titulli–FLAKËRIMA SHPIRTI Redaktore&Korrektore –Vjollca Shurdha N.B./Redaktimi e korrektimi i poezive të librit, si dhe përpunimi … Continue reading

Poezi nga Fejzi Murati

Fejzi murati - 1

Poezi nga Fejzi Murati

 

 

PERDE MALLI THELLË NË SHPIRT

 

Më ka mbuluar një perde malli,
sa po më merret fryma,
si lulet
prag pranvere,
që jetën u merr bryma.

Zëri yt që vjen nga larg,
s’më ngroh,
s’më gjallëron,
nuk shuhet malli i shpirtit tim,
me fjalë,
në telefon.

Mallin e shuan
veç buza jote,
syri, që çelte qiellin
kur buzëqeshje si pranverë

Zjarri yt
si zjarr vullkani,
më ndizte
jashtë dhe brenda
harronim orët,
harronim ditët,
jetonim si në ëndrra.

Tani vajtoj me lot të hidhur
i lodhur,
mbrëmjes vonë,
nuk shuhet malli i shpirtit tim
me fjalë në telefon!

 

 

KUR DIGJEJ TROJA…

 

Na mbytën retë e tymit sa na asfiksuan
ato netë kur digjej Troja!
Qielli u mbush me klithma rrënqethëse fëmijësh
nën rrënoja.

Atdheu im
u mpak e u plak brenda disa sekondave…
kurrë nuk kishte djegur
troje e Troja!
Kurrë
s’e kish vrarë jetën nën rrënoja!

Ato re zjarri
Sikur na erdhën në prag!
Digjej Troja,
trojet,
trualli…
paqja ishte nën flakë!

Zjarrvënësit
rendnin me pishtar ne duar
të etur për gjak!

Prej tremijë vjetësh
nën zjarre të pabesë Troja digjet e digjet.
Këmbanë alarmi për njerëzimin
klithmat e femijve!

 

 

DETI, DASHURUAR ME TY

 

Kaltëron bregu i detit
valët vijnë ,
bregut lodrojnë,
ty këmbkat t’i ledhatojnë,

pastaj të marrin me vete,
të çojnë larg në thellësi
unë kam frikë pas të të vij,
më mbyt dallga,
më mbyt ti!

Ti s’ke frikë,
ty të ruan deti,
deti, dashuruar me ty
unë i vetëm,
në vetmi,
i mbytur në xhelozi!

Kërkoj ndihmë nga pulëbardhat
kërkoj ndihmë nga delfinë
por askush, nuk më dëgjon,
s’më përfillin,
pranë s’më vijnë,
ngela vetëm me vetminë.

 

 

WFP- FeminİSTANBUL Poetry Festival 2016 Declaration: MANIFESTO WFP – WM / FEMINISTANBUL 2016 – UNIVERSAL STATEMENT FOR WOMEN’S RIGHTS

  WFP- FeminİSTANBUL Poetry Festival 2016 Declaration: MANIFESTO WFP – WM / FEMINISTANBUL 2016 UNIVERSAL STATEMENT FOR WOMEN’S RIGHTS     We, the WFP-IOC (World Poetry Festival, International Organizing Committee) and the WM (World Poetic Front For Defending Women’s Rights) … Continue reading

TIRANË:NË NJË FESTË TË BUKUR TË LIBRIT… ( Praktikë e re dhe frytdhënëse, që ia vlen të njihet nga lexuesit tanë) : Nga: Prof.Murat Gecaj; publicist e studiues

TIRANË:NË NJË FESTË TË BUKUR TË LIBRIT…

( Praktikë e re dhe frytdhënëse, që ia vlen të njihet nga lexuesit tanë)

 

Nga: Prof.Murat Gecaj

         publicist e studiues

 

 

fest-1

Nga e djathta: M.Gecaj,A.Gjoka e I.Hajdarmataj(Tiranë,22 tetor 2016)

 

1.

Këto ditë, përmes  celularit më erdhi ky mesazh:  “I nderuar z.Murat Gecaj! Në emër të Librarisë oniline “Bukinist.al”,por edhe me porsoi të  z.Xhevahir  Lleshi,, botues i “Eugen”, që shënon 25 vjet veprimtari, kemi kënaqësinë t’u ftojmë, ditën e shtunë, datë 22 tetor 2016, ora 11.00, në eventin “Vjen libri”, organizuar nga “Bukinist al.”,  me shtëpitë botuese, në qendrën  Inovative “Huub Tirana”, te Ministria e Inovacionit (ish-Ministria e Integrimit).Mundësisht, na çoni  një e-mail ose adresë, që t’ua dërgojnë Ftesën, me detajet për aktivitetin: 25 vjet “Eugen” dhe 100 vjet  botime franceskane. Mirëpresim ardhjenn tuaj.Nga menaxheri  i “Bukinist.al”, Albert Gjoka”. Më pas, ne u lidhëm bashkë dhe ai  më drgoi Ftesën e mësipërme, përmes Internetit.

Në këtë ngjarje të bukur e mbresëlënëse, shkova bashkë me arsimtarin veteran dhe publicistin Ibrahim Hajdarmataj, i ardhur nga fshati i njohur Zogaj, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Kur hymë në sallën, ku do të organizohej veprimtaria e parashikar, gjetëm të ardhur disa të ftuar dhe vazhdonin të vinin të tjerë. Ndërmjet tyre ishin edhe prof.Gjovalin Shkurtaj-Akademik, publicisti Vladmir Lame e tjerë. Ndërsa pranë tavolinave me libra, të sistemuara me aq merak, qendronin e shërbenin, si bletët punëtore, djem e vajza me veshje të bukura. Nga  ata, njohëm: Katerina Gjokën, Deivis Sufajn, Eni Angelin dhe Eni Memishahin, Françeskën,Hergenin e të tjerë.

 

fest-2

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimaria…

 

…Kur i vështruam ato tavolina plot me libra, të sistemuara aq bukur, mendja, padashur, më shkoi në një udhëtim të më shumë se katër viteve më parë, në qytetin Boras të Suedisë. Të ftuar ishin edhe krijuesit, shkrimtarë e publicistë: Viiron Kona, Kozeta Hoxha (nga Radio-Tirana) dhe Kadrije Gurmani. Atje do të festohej 5-vjetori i Qendrës Kulturore “Migjeni”, shoqëruar me disa veprimtari. Pas ceremonisë aq mbresëlënëse, ku morëm pjesë, bëmë një vizitë në bibliotekën e atij qyteti, të shtetin mik në bigjet e Skandinavisë. Aty na priti me dashhamirësi drejtoresha, K.Robertson. Na bëri përshtypje se, në atë mjedis hynin e dilnin lexues të ndryshëm. Po, ndërmjet tyre, pamë prindër me fëmijë në karroca dhe gjyshër me nipa e mbesa përdore. Për t’iu prgjgjur kureshtjes sonë, mikpritësja Robertson na sqaroi, ndër të tjera:  “Kur lindë, fëmija ka njeriun e parë më të afërt, nënën e tij, të cilës i sheh me kujdes fytyrën dhe te ajo pi gjirin. Pastaj njihet me të afrëm të tjerë, me objektet e shtëpisë, ku jetojnë dhe kështu me radhë…Ndërsa ne dëshirojmë që këtë njohje, që në fillimet e jetës  së tyre, fëmijët ta kenë edhe me librin. Pastaj, duke u rritur, ata përshtaten mirë me këtë magji të jetës dhe nuk është e nevojshme që të bëhet shumë punë me ta, për t’ua rrënjosur përgjithnjë në shpirt dashurinë për librin”.

U kërkoj ndjesë lexuesve për këtë hyrje, paksa të gjatë, por mendoj se këto fjalë nuk kanë nevojë për komment. Pra, edhe veprimtari të tilla, si ajo që ishte planifikuar dhe u zhvillua dje në Tiranë, janë pjesë ose një praktikë e dobishme, që librin ta kemi ndër miqtë më të mire, në jetën e përditëshme.

 

fes-3

Në foto: Ekipi i “NetTrade”, në mjediset e Innovative “Hub Tirana”, Ministria e Inovacionit. Nga e majta, në të djathtë: Valeri, Artioni, Altin Prendi, Altin Luli, Françeska, Katerina, Joana, Alberti. Lart: Eni, Geni, Memi, Devisi dhe Egli… 

 

2.

Në veprimtarinë e përmendur, në fillim të këtij shkrimi modest, kishin ardhur poetë e shkrimtarë, studiues,  publicistë e përkthyes, përfaqësues të disa shtëpive botuese e tjerë. Fjalën hyrëse e mbajti menaxheri  Albert Gjoka, i cili ua uroi mirëseardhjen  të ftuarëve. Pastaj foli, shkurt, për qëllimin e këtij tubimi jo të zakonshëm dhe u shpreh: “Po  paraqesim para jush platformën online të shitjes së librit, me botuesit, vlerësime për botime Françeskane dhe ShB “Uegen”.”Bukinist.al” është investim i  “NetTrade Albania”, kompani lider në tregun e shitjeve online…”.

Më pas, administratori Valer Pinderi nënvizoi se edhe libri, tashmë, është bërë pjesë e rëndësishme e shitjeve online. Kjo praktikë e komunikimit dhe tregtimit të librit, po njihet dhe po pëlqehet gjithnjë e më shumë, nga lexuesit tanë. Gjithashtu, ai premtoi se “NetTrade” do të mbështesë “Bukinist.al” edhe në të ardhmen, duke treguar vizionin e tij: “Ne do të jemi destinacioni kryesor: për shitjen, blerjen dhe informimin për librat shqip”.

Duke synuar që ta informojnë sa më mirë auditorin e kësaj veprimtarie, A. Gjoka vazhdoi të tregojë mënyrën e funksionimit të platformës. Rëndësi ka që ajo do të jetë një mjet më shumë, për përurimin e librave, që botohen dhe qarkullojnë në Shqipëri. Në të, përmbahet një informacion i gjithanshëm, si për veprën, autorin dhe shtëpitë botuese.

Gjihashtu, në vijim, u theksua para të ftuërëve, gjë që vlen edhe për çdo të interesuar, se “Bukinist.al” kërkon partneritet serioz me botuesit, në mënyrë që të rritet tregu i librit, si dhe të shtohet më tej kultura e leximit. Kompania në fjalë  ka lançuar kartën “Mik i Bukinistit”. Mbajtësi i saj ka, të paktën, 6 përparësi: Çdo blerje libri e merr me -10%; procedim me përparësi të porosisë; oferta ekskluzive; informim e dhurata në fundviti, sipas pikëve. Një tjetër produkt i “Bukinist.al” është “Gift Card”-s, i njohur si “Çeku i librave”.

Platforma e shitjes online të librit shqip e ka nisur veprimtarinë në qershor të vitit vazhdues dhe realizon transportin e librit, pa shpenzim transporti, në gjithë Shqipërinë dhe me tarifa ekskluzive për bashkatdhetarët tanë, kudo që ata ndodhen.

  1.    

Pjesë  e rëndësishme e kësaj ngjarjeje të “Bukinist.al”, ishte festimi i 100-vjetorit të “Botimeve Françeskane” në Shqipëri dhe 25-vjetori i Shtëpisë Botuese “Uegen”.  Me këtë rast, iu dorëzua “Çertifikatë Mirënjohjeje”, At Vitor Demaj, drejtues i “Botimeve Françeskane”, me motivacionin: “Për ndihmesa të shquara, në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit dhe vlerave shpirtërore e kulturore të shqiptarëve”.

“Çertifikatë Mirënjohjeje” iu dorëzua edhe Xhevahir Lleshit, drejtues i Shtëpisë Botuese “Uegen”, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj. Në motivacion thuhet:“Për përkushtim të spikatur në fushën e botimeve, duke përzgjedhur dhe sjellë për lexuesin shqiptar, përgjatë 25 viteve, një pasuri të madhe intelektuale dhe shpirtërore, si dhe për ndihmesa të çmuara me studime, në fushat e sociologjisë, psikologjisë, edukimit dhe eseistikës”.

Siç u dëshmua edhe gjatë kësaj veprimtarie të bukur e mbresëlënëse, ky takim i hap rrugën nismave të përbashkëta të “Bukinist.al”,  me bashkësinë e botuesve në Shqipëri, si dhe i shërben afrimit, gjithnjë e më tepër, të lexuesve tanë me librin, sidomos të moshave të reja. Prandaj, mendojmë që kjo gjë u duhet bërë sa më e njohur, në rrugë e forma të ndryshme, nxënësve të shkollave 9-vjeçare e të mesme, si dhe studentëve të shkollave të larta, shtetërore ose private, qofshin ato.

Në fund të veprimtarisë, pjesëmarrsit i vazhduan bisedat e tyre rreth librave e çështjeve, që lidhen me ta, në koktejin e shtruar me këtë rast dhe bënë fotografi të përbashkëta, të cilat mbeten kujtim i paharruar, për secilin prej tyre.

Në mbyllje të këtyre pak radhëve, i përshëndesim e i përgazojmë organizatorët e kësaj veprimtarie dhe urojmë që, edhe me punën e përkutimin e dëshmuar deri tani, të të gjithë punonjësve të këtij ekipi, libri të bëhët gjithnjë e më i  dashur dhe pjesë e pandarë e jetës, për mbarë shoqërinë shhqiptare!

Tiranë, 23 tetor 2016

PORTRETE NË GËRMA – Luljeta : Gruaja që dashuron punën…! / Nga: Drita LUSHI

                   PORTRETE NË GËRMA                           -Luljeta-            -Gruaja që dashuron punën…!   Nga: Drita LUSHI   U diplomua më 16 maj  dhe pas katër ditesh  lindi fëmijën e saj të parë.E kjo, ndodhi para më shumë se dyzet … Continue reading

Bujar Plloshtani

  Bujar Plloshtani     Lindi më 18 Dhjetor 1983 në qytetin e Tetovës. Ka kryer studimet për Drejtësi në Universitetin e Evropës Juglindore. Ka punuar në Organizatën SAATCHI, sektori i intervistave, në Shkup Në Tetor 2007, themelon Shoqatën e … Continue reading

Doç.Dr. Terane Rehimli : Azerbaycan Devlet Pedagoji Üniversitesi Öğretim üyesi / Anar’ın “nazar boncuğu” povesti ASRIN yayını bağlamında (I-Yazı)

  Doç.Dr. Terane Rehimli http://www.ursad.org/MakaleGoster.aspx?ID=4114&YazarID=2030   Azerbaycan Devlet Pedagoji Üniversitesi Öğretim üyesi Anar’ın “nazar boncuğu” povesti ASRIN yayını bağlamında (I-Yazı)   Literatüre sırf sanatsal yönden başka bir yön gerekmez, demek ki, bela ve felaketin kökü belirtilen yön ise hiç gerek … Continue reading