Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Parajsë

 

Mbrëmë isha me ty,

Nën çarçafin tënd çapkën,

tek lëndina e mysafires,

Mbi kraharorin plot vesë…

-O, rrënjëzim i afsheve të mia,

-O gjethja e Evës parajsë,

-Mos, se jam gati të bie,

-Bjer, se jam gati të pres….

 

 

S’ i dihet

 

Hajde  të lahemi të dy, tani në dush

ujë të ngrohte dhe…një shpirt sapun

t’ i njomim flokët e rrallë, të butë

lule-flluskash të lozin nëpër shkumë…

ooh, si shkëlqen fytyra jote, po të them

më kruaj pak shpatullën, se kam guduli

shërthime ylbereëh, kanë mbërthyer dhenë

mbi gishtat e avujt ,o zot ç’ mrekulli…

të lahemi pse jo, tani në dush

si dy të vegjël, të urte, jetimë

se nënën na e morën çakejtë,

njerka na la pa gëzim….

si dihet cili qiell na merr,

si dihet kush trupin do na lajë

më puth, sa jam ende e qeshur

të çelem çdo mars edhe maj…

hajde të lahemi të dy, tani në dush

ujë të ngrohtë e një shpirt sapun

ti njomin flokët e rrallë , të butë

lule-flluskash të lozin nëpër shkumë…

 

 

***

 

Të njoh ty kalimtar

edhe pse s’ të kam parë asnjëherë

ti je prej andej nga jam edhe unë

Edhe frymëmarrjen t’ a ndjej

e di që tani po loton…

Mos loto!

Se i sheh retë në qiell?

Do tërbohen

do na qëllojnë me rrufe…

Më mirë hesht!

Nuk është faji ynë,

që nuk vdesim dot më …

Na munduan shumë,

aq sa na u mbaruan vdekjet….

Rri pakëz ..ndiz një cigare.

Ose… këndomë një këngë

cilën të duash ti…

Këndomë,

deri sa të dëgjohet

trokëllima e fantazmave…

Akoma jemi duke kërkuar dashurinë..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s