Jeta është një leksion .

zamira

Nga : Zamira Agalliu

” Më kishin bërë të besoja se jeta nuk ka kuptim nëse nuk është e drejtuar nga një qëllim, pra, jeta,për të patur një kuptim ,duhet të fokusohet në kërkimin e këtyre qëllimeve.
Me kalimin e kohës kuptova se jeta nuk është njè vrapim i kotë drejt një parashikimi , përkundrazi , është një udhëtim .
Na ndodh që të na errësohen plotësishtë sytë për të arritur një qëllim final pastaj zbulojmë , ohh, me shumë vones, se pasi i jemi ngjitur malit , është një mal tjerër për t’u ngjitur dhe më pas edhe një tjetër .
Sa keq që nuk ndalëm pak, për t’u çlodhur e për të shijuar ajrin e freskët, të pastër e të kthjellët , për të admiruar panoramën e shkëlqyer !
Kështu pyeta veten :
Nëse jeta nuk është asgjë tjerër veçse një udhëtim , ç’kuptim ka të përcaktosh qëllime dhe të luftosh për ti arritur ato ?
Një tjetër doktrinë e shoqërisë (mëdyshja e gjërave, i mirë ose i keq, e pjekur apo axhami , e vërtetë ose fantazi)
më është dashur të zgjedh , ndërmjet njërës apo tjetrës natyrisht për të mirën time .
Kisha mësuar se morali kolektiv është gjithnjë më i mirë se morali personal, e këtu nuk mund të mos rrebelohesha kundër kësaj aksiome.
Krejt natyrshëm më lind pyetja :
Ç’kuptim ka të luftosh për të siguruar paqen ?
Nuk më bind dot se ”mosha dhe përvoja na bën më të pjekur e më të urtë , se pleqtë janë më të arsyeshëm se të rinjtë ”… kundërshtoj hapur dhe shtoj, se midis këtyre temave nuk ka asnjë lidhje…
edhe këtu më lind pyetja ; mos pleqtë kanë kontribuar për një botë më të mirë ? ”kuk më rezulton” ….
Këto leksione më kishin hyrë thellë në mendje e në shpirt…
Sot ka ardhur koha të ndjekësh dhe të dëgjosh zërin tënd
Kam lexuar libra (nuk them shumë se do t’u hyja në pjesë impenjimeve familjare ) kam njohur njerëz të mrekullueshëm, kam punuar dhe luftuar për t’i’a dal mbanë dhe të gjitha këto më kanë ndihmuar për rritjen e inteligjencës dhe në atë që të jem më zemërhapur .
Tani e kam fare të qartë se ekzistencën time mund ta gjej vetëm te vetja ime , sepse une jam ekzistenca ime . E di se për t’u pasuruar , nuk mund të mbështetem mbi përvojën , sepse përvoja është qëllim në vetvete, por, mbi gjithçka :
Jeta mund të jetë e vërtetë dhe reale kur ajo i referohet ndryshimeve dhe jo një qëllimi ,qëllimi është vetëm një tezë” .
Nëse çdo gjë që ekziston është brenda nesh , pra kotiledoni ndodhet aty , maft të kemi dashurinë dhe vullnetin për ta kultivuar .
Eshtë e nevojshme ta zbulojmë atë , tani ;
Të renë dhe të vjetrën ta vëmë në shërbim të së tashmes .

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,226 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List