DASHURITË E SHKRUMBUARA / Poezi nga Fatime Kulli

Poezi nga Fatime Kulli

 

 

14801097_10209314115683517_1621278547_n

DASHURITË E SHKRUMBUARA

 

Shigjeta e hirtë e kohës

bie si re e frikshme cunami….

Ky Shekull

me pelerinen e epokës së tërbuar

vrapon si i marrë

drejt barometrit të shkatërrimit

pa sy, pa ndërgjegje, pa shpirt!

 

Marr frymë me aromë gjaku

frymoj në jele të flakëve në Aleppo, Siri

prej plumbave që bie në ekranin tim

nga qiell-toka e horizonteve të largëta

ndërgjegjja dhe fatet njerëzore

varen në pikëpyetje të shigjetës…

 

Bukuritë janë shpërfytyruar

shpirtrat ngujuar nën bombardime…

dashuritë shkrumbuar hirit

loti pikon gjak

fjala ka humbur tingujt të dritëlumes -jetë:

Liri -Dashuri….!

 

Jeta e bijve të Zotit,

noton deteve, oqeaneve

nën trysninë e erërave

dhe kërcënimin e motit

se furtuna e eksplozivit do përlajë

peshqit e gjallë dhe të ngordhur

në gojë të oktopodëve,

me fytyrë njeriu- përbindësha!

 

O Zot,

jep durim

të shpresoj e besoj

ndalimin e ciklonit të përgjakur

nga dora e njeriut të pashpirt…!

 

 

fatime-kulli-poetessa-scrittrice-e-giornalista

Fatime Kulli

( Tetor, 2016)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s