Poezi nga Fejzi Murati

Fejzi murati - 1

Poezi nga Fejzi Murati

 

 

PERDE MALLI THELLË NË SHPIRT

 

Më ka mbuluar një perde malli,
sa po më merret fryma,
si lulet
prag pranvere,
që jetën u merr bryma.

Zëri yt që vjen nga larg,
s’më ngroh,
s’më gjallëron,
nuk shuhet malli i shpirtit tim,
me fjalë,
në telefon.

Mallin e shuan
veç buza jote,
syri, që çelte qiellin
kur buzëqeshje si pranverë

Zjarri yt
si zjarr vullkani,
më ndizte
jashtë dhe brenda
harronim orët,
harronim ditët,
jetonim si në ëndrra.

Tani vajtoj me lot të hidhur
i lodhur,
mbrëmjes vonë,
nuk shuhet malli i shpirtit tim
me fjalë në telefon!

 

 

KUR DIGJEJ TROJA…

 

Na mbytën retë e tymit sa na asfiksuan
ato netë kur digjej Troja!
Qielli u mbush me klithma rrënqethëse fëmijësh
nën rrënoja.

Atdheu im
u mpak e u plak brenda disa sekondave…
kurrë nuk kishte djegur
troje e Troja!
Kurrë
s’e kish vrarë jetën nën rrënoja!

Ato re zjarri
Sikur na erdhën në prag!
Digjej Troja,
trojet,
trualli…
paqja ishte nën flakë!

Zjarrvënësit
rendnin me pishtar ne duar
të etur për gjak!

Prej tremijë vjetësh
nën zjarre të pabesë Troja digjet e digjet.
Këmbanë alarmi për njerëzimin
klithmat e femijve!

 

 

DETI, DASHURUAR ME TY

 

Kaltëron bregu i detit
valët vijnë ,
bregut lodrojnë,
ty këmbkat t’i ledhatojnë,

pastaj të marrin me vete,
të çojnë larg në thellësi
unë kam frikë pas të të vij,
më mbyt dallga,
më mbyt ti!

Ti s’ke frikë,
ty të ruan deti,
deti, dashuruar me ty
unë i vetëm,
në vetmi,
i mbytur në xhelozi!

Kërkoj ndihmë nga pulëbardhat
kërkoj ndihmë nga delfinë
por askush, nuk më dëgjon,
s’më përfillin,
pranë s’më vijnë,
ngela vetëm me vetminë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s