Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

10420264_848418958519995_4014231576386663829_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

PRANVERË

 

Netëve të purpurta

me frikën e gjumit

mbaj hapur sytë e ëndrrës

kam frikë

mos bie dhe thyhet

besimi i krisur…

 

Më flet

më thotë, më ruajte shumë

mbamë fort

me shpërgënjtë

e tua më shtrëngo

me sytë zgjuar më ruaj

me zemrën kristal më duaj

 

Jam e para dhe e fundit çmenduri

për të cilën

pendimi nuk merr frymë…

 

Shikoji

vragat e dhimbjes

në gotën time

pi verën e kuqe të gjakut

jepi vetes dritën e çastit që une dua…

 

Me qumështin

e yjeve me bisht mëkohu

dhe kristalit që i dhe krisje

me buzën e zjarrtë lëmoja faqet…

 

Bëmë të besoj

te përjetësia e marrëzive tona

të vetmet çaste të vërteta

të jetës së vërtetë…

 

Mëso,ti japësh vlerë

thellësive të tua,

shembi muret prej letre

të njerëzve kartonë

me ngjyra të ndritshme…

 

Dhe fajtor

nuk do ndjehesh

pse me deshe pa fund,

pa mend pa arsye sepse,

në çastet e fundit mjafton të themi

e desha sa shumë…

 

Kështu era

do përcjellë grimcat e prekjeve tona

do mësoje njerëzit të duan vdekjen

më shumë se jetën e rrejshme

për shkak të dashurisë…

 

Kështu

kuptimi do marre kuptim

kështu e vërteta do gjejë tokën e vet

për të buluar gjethe purpur

e lule me zemër

të verdhë…

 

Kështu

pistili nuk do ketë frikë

pse pluhuri bie mbi të

dhe i thotë

ndizu me jetën

jeto me ëndrrën

vdis me perjetësinë…

 

 

PREKJE

 

Më ndrin si xixëllonjë dashuria

Në rrugën e saj më fton ethshem

Fiket e ndizet dritë e saj

Në ëndërr a realitet të prekshëm…

 

Më djeg, më ndez, më shuan

Më afron, më largon, luan

Më çmend sa s’di ku të shkoj

Të iki, të vdes apo të rroj…

 

Me ndizen të gjitha qelizat

Dhe presin në heshtje dorën tënde

T’i jeshiloje një nga një si filizat,

Ti preke e ti ndjejë gjer në dhembje

 

E gonxhe çelin mbi mua

Të ëmblat, buzët e tua!

 

 

KUJTIM FËMIJËRIE

 

Kishte ikur hëna qyshkur

kisha ngelur harruar në një lojë fëmijërie

kisha ngrirë njësh me errësirën

kisha harruar të kisha frikë

e gatshme për t’u bërë

personazh i përrallave drithëruese.

 

Po rritesha më shpejt seç mundesha

po më mbytnin hapësirat

po më ngrinin boshësirat lart

po ndjeja një mall të pashpjeguar

për fëmijërinë që kurre se jetova

me duart e vogla ku mbyllja boten…

 

Po rritesha

pa pyetur nëse më pranonte qielli

nëse më përmbushte drita

apo më përballonte dielli.

 

Nuk e kuptoja

që isha një përpëlitje valore

e mbijetesës së bukur!

 

 

 

AJO QË NGEL

 

Ajo që ngelet pas një gjetheje vjeshte

ndoshta është pluhuri i një fluture që preku padashur.

 

Ajo që ngelet pas një nate dashurie

ndoshta është vesa që thahet herët mbi një petal.

 

Ajo që ngelet pas një premtimi

ndoshta është një gardh i bukur që i ngre dashurisë.

 

Ajo që ngelet pas mendimit për ty

ndoshta është një shije lëng trëndafili…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s