Valët e detit / Nga (Hamdi) Erjon Muça

Valët e detit

 

 

-erjon_muca_549317221

Nga  (Hamdi) Erjon Muça

 
2

 

Rehatuar mbi një shtrat plazhi, nën çadrën hijeplotë, me zyza djelli duke vështruar detin gjysëm të errësuar, përshkak të lenteve me ngjyrë. Deti që kam përballë është i mrekullueshëm…..
Ndokush do mendojë: na besdisi ky djalë, me këtë breg deti, a thua është i vetmi në botë.
Për mua i tillë është. Duhet ta përjetosh që ta kuptosh. Dallgët nuk përplasen në breg, pasi ato thyhen tek batullat: është ajo pjesë e durrëst e përmbytur disa shekuj të shkuar. Ato shkumëzojnë tek batullat. Duket si një akt seksual, ku dallgët derdhin të gjithë forcën e tyre mbi atë pjesë toke të përmbytur, e më pas afrohen në berg ngadalë, ëmbël, gati të lodhura. Megjithatë për të qenë i sinqertë ky bregdet sivjet më dhuroi pak pezëm.
Përse?
Vitet e shkuara në mëngjese me zbaticë, tek batullat dilnin jashtë sipërfaqes së ujit shkëmbi i madh dhe shkëmbi i vogël: nuk e di se çpjesë struktursh antike kanë qenë. Kurse sivjet ato nuk dolën as edhe një ditë të vetme. Nga larg dallohej se ku ishin pasi uji nuk është se i mbulonte edhe aq. Mesa duket edhe ato po fundosen përgjithnjë nën ftohtësinë e Adriatikut: si për të përrmbyllur një epokë.
Po qëndroja i përqëndruar tek ritmika e dallgëve për të dëgjuar këngën e tyre. Atë shkumzimin relativisht të largët të dallgëve, që vinte tek unë si një gulçim epshi e dëgjoja fare pak. Kurse këngën rrëpëllitëse të lodhur, si një pasthirmë kënaqësie, as që e ndieja fare. Ritmi i dallgëve më ngatërrohet me dialogjet e njerëzve. Mundohem e mundohem por është tepër e vështirë.

 

***

 

– i thash çunit! Të keqen mami! Unë të rrita të bona kaq të martova, por jo që të bohem shërbëtorja e Griseldës. Nuk është mirë që ajo të lyehet e të shkruhet që në mëngjes dhe të dali. Pranaj të keqen mami ose ndryshoni ose gjeni rrugën tujë. Kshu i thash çunit. Dhe kam ra rehat:
– Pse e ke nda çunin.
– Po mi gru. Le të shofin jetë e vet. Aq rehat jam sa se ke idenë.
– Po kur të plakesh?
– Kur të plakem. Me çunin mi gru. I kam bo kokën ka detyrime ndaj mamit të vet.

 

***

 

– Lek të modh kishte vjedh ai maskarai. Mir na e boj ne.
– Do e gjej edhe ai të vetën.
– Me kë do e gjej me ne? Ne jemi bagëti. Nuk ngrehemi të gjithë bashkë dhe të fillojmë ti shkulim veshët atyre maskarejve.
– Kanë për ta arrestuar Fullanin. Nuk të lë njeri.
– Jo mor burrë nuk kanë për ta arrestu të gjithë me i poç pjerdhin ata. Kanë për ta zgjat ca si gjithmonë pastaj do e harrojnë. Jo për gjo por e harrojmë ne të parët. Se jemi popull koti. O çuni misrave! O çun hajde ktu. Sa i ke misrta?
– 500 lek!
– ça thu mër çun pse ça po na shet tosta? I ke të njomë apo edhe ti me të futme je si të gjithë në këtë vend.
– Janë të njomë Zotëri.
– më jep tre.

 

***

 

– Zotëri a mund të ma jepni pak shkopin? Sa të hap pak gropën e çadrës.
– Pa tjetër zonjë!

 

***

 

– Nuk shkohet më në pazhin e madh! Na mbyten kosovarët. Duket sikur ka rënë karkaleci.
– Njëlloj jemi mos u bëj kaq rracist!
– Jo mor burrë nuk jemi njëlloj. Ata janë pa kulturë. Aty hajnë, aty rrinë, aty hedhin mbeturinat. Vijnë nga gopi sëmës me thasët plot me speca. Dhe i hedhin farat e specave, se i hanë të gjallë specat, mbi rërë.
– O ba! O babi! O babi!
– Po hë mor Vasilis çfarë do? Pse bëhesh kaq i pa edukuar? Sa herë të kam thënë që kur jam duke folur të mos ndërhyshë pa mbaruara unë? Nuk e di se është mungesë edukate? Çfarë do?
– dua të shkoj në banjë!
– Po futu mor në det.
– Më shpëton i madhi.
– njëlloj është mor të keqen babi. Më i pisët se kaq nuk ka se ku të shkojë ky det.


– Rodolfo! Mos va atje tezoro se është shumë sporko. Vieni këtej se do marrësh ndonjë malatia.

***

 

– Të të tregoj një barsaletë meqë jot shoqe u largua pasi nuk mund ta thoja në prezencë të sajë. Një i huaj andej nga vitet 1920, teksa shëtiste në shqipëri, sheh në rrugë një çift. Burri mbi gomar dhe gruaja që e ndiqte pas në këmbë. Ai i afrohet dhe i thotë burrit: ju shqiptarët jeni tepër të prapambetur dhe aspak kavalier. E përse? E pyet Burri mbi gomar. Sepse ne vend që ju të hipni gruan, mbi gomar hipni vetë. Epo lum miku kjo nuk ka të bëjë as me prapambetjen e as me kalorsllëkun. Kjo ka të bëjë me seksologjinë. Burri që të bëjë seks dueht të jetë i shplodhur kurse gruaja duhet të jetë e lodhur.

E kam të pamundur të dëgjoj këngën e mrekullueshme të dallgëve tani ditën. Jam i detyruar të pres natën e vonë. Atëherë kur bota njerëzore hesht…

 
14-09-2014
Pisa (IT)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s