Në Korçë ku shkëlqen shpirti i bukur i Kristina Dojçe dhe i krejt hapësirës poetike shqiptare. / Nga: Hyqmet B. Hasko

Në Korçë ku shkëlqen shpirti i bukur i Kristina Dojçe dhe i krejt hapësirës poetike shqiptare.

 

 

Hyqmet Hasko- 2

Nga: Hyqmet B. Hasko

 

Rrugët e fisnikërisë njerëzore janë të shumta e të kudondodhura, por ata rrugë që na zbulohen nëpërmjet artit dhe magjisë së tij, janë ndoshta më të kudondodhurat dhe më kuptimplotet.
Takimi me Kristina Demiri Dojçe është një nga rastësitë më fatlume të jetës sime në fushën e letrave. Ajo vetëvetishëm më ka nxitur me shembullin e saj për të kuptuar së thelli se modestia është një arkitip i thellë i qenies intelektuale dhe veçanërisht asaj krijuese, pa të cilën s’mund të krijim dhe art të vërtetë.
Kristina Demiri Dojçe është një nga figurat e spikatura intelektuale të Korces, një grua dinjitoze që gjithë jetën ia kushtoi arsimimit, mirëedukimit dhe formimit dijësor të brezave të rinj, që këmbenin njëri-tjetrin. Si një intelektuale me bagazh të madh, ajo bëri përpjekje që qytetit të saj t’i lerë diçka si kujtesë dhe emocion dhe fusha artstike e fjalës së shkruar do të ishte sendërtimi konkret i kësaj vlere të re korçare.
Këto ditë ajo doli me dy libra, një me poezi dhe tjetri me prozë, në gjininë e tregimit.
Pata fatin të jem redaktori i saj dhe për këtë e falenderoj që ajo më besoi shpirtin e saj të bukur letrar, më besoi ëndrrat që patën hedhur shtat në shpirtin e saj ende rinor, për t’u trupëzuar në këto dy mishërime estetike mbresëlënëse.
Kristina, e them pa frikë, se ka gjetur në mënyrën më të bukur të mundshme mundësinë e një komunikimi me lexuesin, një komunikim i ngrohtë, pasionat, plot mbresa dhe përjetime, plot sharm dhe emocion njerëzor. Me anë të një akti poetik krejt të veçantë dhe fabulave narrative të befta, ajo rivendos një tjetër urë komunikimi me miqtë e saj, nëpërmjet fjalës së shkruar dhe të bukur poetike dhe prozaike…
Me shumë finesë dhe mjeshtri, ajo diti të ndërtojë një projeksion dashurie, duke tentuar të hyjë në shpirtin e njerëzve që e duan artin e të shkruarit, me një natyrë të sajën, origjinale dhe autentike.

 

hyqmet

 

Duke ma besuar mua dhe disa miqve të saj më të ngushtë promovimin e librave te saj, konstatoja tek Kristina një shqetësim njerëzor, shqetësimin e çdo krijuesi që i don librat e tij të shkruar njësoj si fëmijët e tij dhe do që ata të bëhen prezent tek miqtë, shokët, të afërmit, si një mënyrë respekti dhe dashurie pa kusht. Thënë ndryshe, ajo donte që ky event të shkonte sa më mirë, që me kënaqësinë e shpirtit të saj të sinqertë dhe fisnik të kënaqeshin dhe të gjithë të ftuarit e saj që ishin të shumtë dhe kishin ardhur që nga Amerika e largët si: Natasha Bejleri ..Proko….LILIANA Samara DODA….Stiliani…nga GREQIA…Iris Hajdinaj.. Kristina Shallvari… Aishja, Shqiponja…….Motra e saje Janulla…. Mbesat..Adriana.. Dhimitra…..shoket e klases…Tatiana, Evelina, zarifeja, Isufi Eli..Gjergji, Silvia….me..bashkeshortet e tyre…. nga miqte e shoket e punes Thanasi, Kostanca, Nardi, Moza, Viollandi, Bardhylja… Nxenesit.. Lindita Palani… Artik Gjata….
Nuk munguan në këtë ngarje artistike për Korçën edhe miqtë e saj vatranë si Vjollca Muka..Robert Muka, Juli Mustaj,Denisa Muka.
Shqipona Sulejmani, ku kjo e fundit bëri të mudur që Kristina të ndihej sa më mirë dhe sa më e qetë, falë një përkushtimi krejt të veçantë deri në mani ndaj mikes së vet më të madhe. Por të mos harrojmë miqtë e Korçës së saj të dashur, që ishin aq të shumtë në numër, por do veçoja se e nderonin Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve “Bota e Re”, Ali Bregu…sekretari Arjan Kallço, gazetarja e mirënjohur korçare Jorgjeta Gjançi dhe shumë poetë e shkrimtarë dinjitozë të qytetit të Korçës.
Mbi të gjitha, këtë grua të fisme, me një pastërti shpirtërore engjëllore dhe me një dimension të bukur estetik e kryesisht njerëzor, e shoqëronte bashkëshorti i saj Sotiri, Djali dhe Nusja e djalit.
Para se të niste gjithçka, kur ende ky promovim ndodhej në letër dhe në mendjen e Kristinës dhe të miqve të saj të besuar, kominikonim shpesh me telefon dhe me mesazhe në Fb..Unë mundohesha ta qetësoja se çdo gjë do shkonte më së miri, por ajo përsëri ndihej e shqetësuar dhe kërkonte më të mirën e këtij takimi.
Bashke me miqtë e mi nga Tirana, Faik Xhani,,,dhe Besnik Meta, të premten udhëtuam drejt Korçës. Si gjithmonë, udhëtimi drejt “Parisit të vogël” është sugjestiv dhe zbulues sikur po udhëton për herë të parë drejt tij. Kjo lidhet me historinë e ndritur të Korçës lule, me figurat e saj emblematike në kohë të ndryshme, me atë magji të thellë të shpirtit estetik që lidh brezat dhe epokat dhe e bën kaq të veçantë e të dashur këtë qytet mbresëlënës.
Gjatë një pushimi të shkurtër në të dalë të Librazhdit, takova Aleksandra Paskon, shoqen e ngushtë të Kristinës, e cila kishte ardhur me Valbona Muja Lluka, nje mike e saj nga Shkodra.
Kristina na priti në qendër të Korçës ashtu e qeshur dhe e shqetësuar njëherësh dhe së bashku shkuam tek Hotel “Kristal”, ku do të zhvillohej takimi. Unë i dorëzova librin me tregime me titull “UNË MBRTËRESHA E TROJËS”, botim i shtëpisë botuese “Nacional”, me botues poetin dhe shkrimtarin e mirënjohur Mujë Buçpapaj, kryeredaktor i gazetës letrare dhe kulturologjike mbarëshqiptare “Nacional”.
Kristina e mori librin, e mbështeti në kraharor dhe filloi ta përkëdhel si një fëmijë…dhe një pikë loti, lot gëzimi i shpëtoi nga syri i saj. U ndjeva vërtet i prekur e bashkë me mua dhe miqtë e mi, kur ajo foli: “U bëra me katër fëmijë”, – na tha. Se dhe dalja e një libri është si lindja e një fëmije.
Në orën 16 takimin e hapi moderatorja e talentuar Iris Hajdinaj, e cila foli me shumë dashuri dhe respekt për Krsitnen, duke e konsideruar si një nënë të vërtetë në emigrim.
Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Lidhjes “Bota e re” zoti Ali Bregu, i cili tha se librat e Kristinës janë një pasuri e re e botës shpirtërore të Korçës, një vlerë e shtuar në analet e fjalës së bukur shqipe, për të cilën Korça ka dhënë modalitetet e saj, që vazhdojnë të pasurohen dhe në kohën tonë, me emra si Kristina dhe vepra dinjitoze si këto që ajo ka shkruar e botuar.
Zonja Iris më pas ma dha fjalën mua dhe unë bëra një analizë të detajuar profesionale për ty librat e saj, atë me poezi “JU RUAJTA PËR GËZIMIN E ZEMRËS SIME” dhe librin me tregime “UNË MBRETËRESHA E TROJËS”, duke e vënë theksin tek lirizmi poetik dhe emocioni njerëzor që kthehen në impulse estetike dhe komunikojnë mesazhe tek të gjitha moshat, shtresat dhe nivelet e shoqërisë.
Takimit i dhanë një entuziazëm të veçantë disa vajza, gjimnaziste nga gjimnazi “Imer Dishnica”, që me zërin e tyre të ngrohtë dhe me shumë profesionalizëm recituan poezi nga libri i saj.
Anila Rezhda lexoi letren qe petagogu I universitetit te Selanikut Jorgo Dhimoplllos ne shenje mirnjoheje dhe respekti percolli kontributin e c’muar qe Kristina ka dhene dhe per Selanikun dhe arsimimin e femijeve dhe preardhje Shqiptare.
Faik Xhani foli me kompetencë profesionale për librat e saj, duke nënvizuar botën femërore që gjallon me aq ekspresivitet dhe spontanitet qoftë në poezinë qoftë në prozën e saj.
Jorgjata Gjanço bëri një analizë esenciale për të dy librat. Ajo me shumë mençuri kishte depertuar thellë në mesazhet që përcjellin të dy librat e Kristinës.
Besanik Meta, poet dhe shkrimtar nga Tirana recitoi mjaft bukur një poezi nga libri i Kristinës, duke përcjellë emocione tek të pranishmit.
Këngëtari i mirënjohur korçar—Maksi Kulla
këndoj disa serenata bashkë me Kristinën dhe Juli Mustafaj, çfarë bëri që atmosfera të elektrizohej dhe ky event të mos rridhte në një shtrat krejt të zakonshëm e rutinor, por të shpërthente në duartrokitje frenetike plot pasion dhe botë të tejndezur emocionale.
Në fund të eventit, me sytë gati të përlotur, Kristina falenderoi të gjithë të pranishmit për nderin që i bënë, duke e vënë në qendër të një fokusimi emocional, që ajo nuk do ta harroj gjithë jetën. Ju më bëtë të kthehem në kohë dhe të përjetoj një rini të dytë, tha ajo, këtë mund të ta japë si dhuratë vetëm fuqia e artit dhe e miqve të mirë që ai mbledh rreth vetes.
Me një ndjenjë mirënjoheje dhe respekti, Kristina i dhuroi mësuesit të saj, Ilia Tili një buqetë me lule të freskëta. Por dhe miqtë e saj, i dhuruan KRISTINËS dhurata të ndryshme.
Vlash Margjoni, Sali Isufaj dhe mjeku Aleksander Bardhi bënë një suprizë të mrekullueshme në nderim të Krsitnës, të cilën ata e emocionuan jo vetëm me ardhjen e tyre, por dhe me fjalet e ngrohta miqësore e tejet vlerësuese që përcollën për poeten dhe miken e nderuar të Vatrës.
Por eventi nuk mbaron këtu. Ai do të vazhdojë në orën 20, ku për nder të pjesëmarrësve Kristina shtroi një banket të mrekullueshëm. Por para se të shtrohet banketi, Kristina ka një suprizë për bashkëshortin e saj, i cili ka ne pensione Para të pranishmëve që e ndjekin të emocionuar, ajo i dhuron atij, njeriut më të dashur, një buqetë me lule të freskëta dhe lexon për të gjithë të pranishmit esenë që i ka kushtuar të shoqit “Një jetë me ty”, çfarë bëri që atmosfera të pësojë një rritje të beftë të intensitetit të emocionit dhe salla shpërtheu në ovacione të zjarrta…
Deri në orën 24 vazhduan vallet dhe këngët nga të gjitha trevat tona shqiptare. që më së shumti u kënduan nga këngëtari Maksi Kulla
Mbretëreshës së këtij evenimenti iu mbushën syt me lotë gëzimi dhe mirënjoheje, teksa, e përmalluar dhe me zërin që i dridhej nga ndjesi të panjohura, të ngrohta e ndriçuese, gati mes ngashërimit, tha:
“DUKE HEDHUR SYTË E MI TEK SECILI NGA JU, NDJEJ QË JU JENI JO VETËM NË KUJTIMET E MIA, PO DHE NË THELLËSI TË ZEMRËS E SHPIRTIT TIM…Ju dua të gjithëve e u jam shumë mirënjohëse…”
Veprimtari të tilla nuk janë thjeshtë promovime librash, por oxhaqe të ndezura të fisnikërisë njerëzore, oaze ku lulëzojnë virtytet më të mira të shpirtit e të zemrës, në rrugëtimin e tyre drejt vlerave të mirëfillëta, siç janë dhe këto dy libra të mikes sonë shpirtflori, të nderuarës Kristina Dojçe, e cila na fali në Korçën e saj të një mijë e një mrekullive një mrekulli të re të botës njerëzore të miqësisë dhe dashurisë së pa kusht e pa asnjë limit.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s