Poezi nga Rami Kamberi

rami kamberi 1

Poezi nga Rami Kamberi

 

 

JETËN TIME, TË DERDHUR MBI FATIN…

 

Në sytë e vdekjes, e shoh, jetën time, të derdhur mbi fatin
Si e bardha mbi të zezën, përjetësi
Që mundohen, xhinde e djalle, me gjuhët tinëzare, ta kapin
Si jetë, nëpër hajni e nëpër tradhti

Që trofe ngadhënjimi, t’u mbetet, për ditët e para të kiametit

Kur toka, do të shtrydhet, e fjalën do ta kenë nuret, që mbesin
Për ditën e fundit, të gjykimit
Rreshtuar, para një bote tjetër, ku shpirtra e name, nuk vdesin

Ecin, drejtë rrugës, gjarpërore, mes xhehenemit dhe xhenetit

Për ta thënë, fjalën e fundit, para Perëndisë, ne ishim, ata
Që për trofe ngadhënjimi, e donim, vetëm për ty
Kokën e tij, për këtë ditë të madhe, që jetë, të tejme, nuk ka
Po se kapëm dot, se nurin e kishte, përplot dashuri.

 

 

NE, QË HESHTIM PARA TRADHTISË…

 

Ne, që sot heshtim, para hovit të tradhtisë, që na ngulfat
Me ngjyrat, e fjalëve të kota, si pararojë e robërisë
Që na shtrinë për toke, keqas, e themi, jemi popull me fat

Nesër do të themi, si të parët tonë, moteve, për ardhmërinë
Pse jetën e lidhëm, për të kaluarën
Duke i kërkuar humbjet, mes shekujve, për të gjetur krenarinë

Mes mjegullave e acareve, nëpër rrugët e mërdhita, të historisë
Si sytë e mbetur, në gryka, të pushkëve të ndryshkura
Që i merrte vdekja, me gjuhë fuqie, për t’ia prerë fatin Shqipërisë.

 

 

ATA, QË SOT NA SUNDOJNË….

 

Nëpër sheshet gri, marshojnë, ata, si nëpër flakë
Në emër të shqiptarisë, që na pikalosën, nëpër shtate, kot
Duke na i groposur sytë, të vdesim, pakë nga pakë
Mu si hienat, kur takohen me cofëtinë, që nuk ngopen, dot
Që kafshojnë, deri tek kockat, vetëm për pakë gjak

Më keq se xhindet, hyjnë e dalin, nëpër kulla, me thirrjet në Zot
Me këngën e tokës së zjarrtë, zgjohuni shqiptarë
Erdhi ditët e jona, t’u themi armiqve, ndalni, se kjo tokë ka të zot

Në shenjë besimi, na i valëvitin flamujt, kuq e zi, nëpër sy
Për ta pagëzuar, ditën, fitore shekujsh, për ne
Nëpër ahengjet, ku nuk soset luksi kurrë, na flasin për liri
Që t’i dallojmë si të parë, që na prinë mbi dhe
Luftëtarë ndër beteja, paqësor në paqe, për një Shqipëri

Herë na duken si djalle, e herë si të përdalët e kohës, që na sundojnë
Mbi dhimbjet tona, të gjata, sa vetë robëria
E herë na duken engjëj, me fjalë të ëmbla, që me mote na mashtrojnë;

 

 

ME SYTË, E ATDHEUT…

 

Mes e përmes, gojëve të heshtjes, shikojë e shikojë guximin
Si vdes, mbi fushën e burrërisë
Nga frikët e moteve, që nëpër sy, mbjellin, vetëm trishtimin

Për nderë
Për emër
Për Kokë

Duke i shtrydhur, dije e urti, për të nesërmen, e shikimeve liri
I shikoj e i shikoj, robëri e robëri
Si marshojnë, me serti, rrugëve jetë, të mos mbetet, shqiptari

Për gjuhë
Për flamur
Për Tokë

Me frushullimat e veta, rënduar nga pesha e urisë, që kafshon
Si nepërka, lidhur për fyti, tradhti e tradhti
I shikoj, si ecin, pas ecjeve të plisit, që rrugët e atdheut i kërkon
Nëpër hartat e vjetra, nëpër faqet, histori.

 

 

PËR THIRRJET TONA, DUAM SHQIPËRI…

 

Pas çdo takimi, me të kuqen dhe të zezën, nga fjalët
Sytë, po m’i rrudhin shikimet
Në shenjë hidhërimi, pse frikës, i përkulën të gjallët

Kur i dëgjojnë klithjet, në anën tjetër, të luftërave mbi tokë
Tej lirisë, ku përtypen kokat
Mes gjuhës e gjakut, ku plaken emra jetësh, mbetur në lot

Si bubullima shpirtrash, e zë betejash, që të mbesin
Për thirrjet tona, duam Shqipëri
Ta jetojmë kohën, shqip, që emrat të mos na vdesin.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s