Cikël poetik nga Vjollca – Ajasllari Koni

 

14449864_1199131336818833_2260492382931826088_n

Cikël poetik nga Vjollca – Ajasllari Koni

 

 

MEDITIM

 

Gjethet si tapet shtruar trotuarëve,

Rrjedh qielli si rrallëherë,

E vetme numëroj hapat e mia’

Malli për ty sa pranë më sjell.

 

Fundvjeshtë e ftohtë,

Nga strehë e degë pemësh pikon shi,

Aromë e gështenjave të pjekura,

Sjell mallin tim tek Ti;

 

 

NJËSH ME KLIMËN

 

Muzgu tretet njësh me natën,

Kollë e vjeshtës lajmëron motin,

Dimri zgjohet merr komandën,

Mall i nënës me prek lotin.

Agu vjen i zymt me shi ,

Në largësi degjohet gjëmë,

Vetëtimat puthin tokën,

Dhimbjes time kjo kohë i ngjan !

 

 

***

 

Si gishtat mbi telat e violinës

Lozje mbi flokun tim të artë

Nuk arrite të nxirrje një tingull

Çdo shpirt duhet të jet pak Mozart!

 

 

ATJE KU ËNDRRAT LASHË

 

Në shtëpin e vjetër ku për herë të parë qava,

Mbrëmë ëndërr kam lozur deri vonë si e “marrë”

shpesh’herë ua trazoja gjumin zogjve,

Unë çapkënja me kordele te bardhë.

Një erë e lehtë me shi aromën e rigonit shpërndau,

Më mbushi si dikur,

Sa më ngjalli mall!

Në përqafim me ëndrrën

nga gëzimi doja të flatroj,

Këtë natë deri në pafundësi desha ta vazhdoj.

Tani agu i ftohtë vjen këtej,

Luginës lumi zhurmshëm buçet,

Mjegulla ka rënë atje, ku rrinin lejlekët,

Iku dhe kjo vjeshtë, sa shpejt u tretë,

Mua në qepallë loti më mbet.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s