Shtëpia Botuese “ADA” publikon romanin “ Vallja e të vdekurve ” të autorit Spiro Vasil Mëhilli.

12004944_10206306725059711_2865580168936028787_n

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon romanin “ Vallja e të vdekurve ” të autorit  Spiro Vasil Mëhilli.

 

Titulli: Vallja e të vdekurve
Autori: Spiro Vasil Mëhilli
Redaktor letrar: Izet Çulli
Realizimi grafik: Grafika ADA
ISBN:978-9928-204-04-2

© Të gjitha të drejtat janë të autorit

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Shtëpia Botuese “ADA”
Rr. “Nasi Pavllo” Nr.20
Tiranë, shtator 2015

Romanin “Vallja e të vdekurve” ia kushtoj shokut tim Gani Qeraxhiut. E kam njohur në 4 korrik të vitit 1959, ditën që u grumbulluam në Pashaliman dhe pas fjalës “rrugë të mbarë” të kundëradmiral Teme Sejkos, me anijen “Irgis” udhëtuam nga Vlora në Odesë e më tej me tren në Leningrad. Ishim kontigjenti i kursantëve që do të studionim në Institutin e radioelektronikës me emrin e Aleksandër Stepanoviç Popovit, në Petrodvorjec (Petërgof), 29 km në veri të Leningradit (tani Sank Petërburg). Në vitin 1961 u prishën marrëdhëniet dhe ne u kthyem në atdhe. Shumë syresh braktisën studimet; disa ndryshuan profilet, ku futem dhe unë, autor i librit; kurse pjesa tjetër vazhdoi fakultetin e inxhinierisë. Me Ganiun na ndau jeta për t’u takuar vite më vonë.

 

Spiro V. Mëhilli

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “ Duke kujtuar artisten Marie Logoreci” të përgatitur për shtyp nga Pjerin Logoreci .

  Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “ Duke kujtuar artisten Marie Logoreci” të përgatitur për shtyp nga Pjerin Logoreci .   Titulli: Duke kujtuar artisten Marie Logoreci http://www.marielogoreci.com Përgatitur për shtyp nga: Pjerin Logoreci © 2015 Tiranë, Pjerin Logoreci Tirazhi: … Continue reading

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Historia e kinematografisë shqiptare” të autorit Abaz T. Hoxha.

  Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Historia e kinematografisë shqiptare” të autorit Abaz T. Hoxha. Titulli i librit: Historia e kinematografisë shqiptare Autori: Abaz T. Hoxha Botim i parë, 2015 Tirazhi: 200 kopje ISBN:978-9928-204-03-5 © Të gjitha të drejtat janë të … Continue reading

Edi Rama: Çfarë po bën, çbën apo bën sikur bën për Rrugën e Arbërit?! / Nga Dr Gëzim Alpion

Edi Rama: Çfarë po bën, çbën apo bën sikur bën për Rrugën e Arbërit?!       Nga Dr Gëzim Alpion https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit/u/13457120?tk=C2rIB76GfYQtyzIN_xbdANE1UjzoUbvxcJj-zF9g4ig&utm_source=petition_update&utm_medium=email   Përshëndetje Përkrahës të Rrugës së Arbërit,   Nuk ju kemi shkruar për një kohë relativisht të gjatë … Continue reading

Arben Duka: Të shpëtojmë poetin Ardi Omeri. I sëmurë në qeli, e dënuan një vit burg për rripin e sigurimit (!)

Arben Duka: Të shpëtojmë poetin Ardi Omeri. I sëmurë në qeli, e dënuan një vit burg për rripin e sigurimit (!)   http://www.gazetadita.al/te-shpetojme-poetin-ardi-omeri/   Poeti i talentuar Ardi Omeri (Albar Omeri) është dënuar me një vit burg për thyerje të … Continue reading

The Devil I Paid for Advice – By Jeta Vojkollari / The Reader’s Voice – Gloria Skënderas

The Reader’s Voice   The Devil I Paid for Advice By Jeta Vojkollari     http://www.JetaVojkollari.com   http://www.friesenpress.com/bookstore/title/119734000018904009 http://www.amazon.com/dp/B00ZARLZMU/?tag=friesenpressc-20     Gloria Skënderas, Economist     A chilling novel that you don’t want to end. A piece of life from … Continue reading

DALLIMI MIDIS GAZETARËVE ËSHTË AY, I KURRIZEVE TË DREJTA DHE ATYRE TE PËRKULURA. ( Marco Travaglio ) / Përktheu Fatbardha Demi

  DALLIMI MIDIS GAZETARËVE ËSHTË AY,  I KURRIZEVE TË DREJTA DHE ATYRE TE PËRKULURA.   Marco Travaglio      Përktheu Fatbardha Demi     « Faktet të ndara nga opinionet » Ishte motoja e « Panoramës » mitike të Lamberto Sechit,  krijues i gazetave … Continue reading

DEKORATA E FUNDIT! / Nga  ( Hamdi ) Erjon Muça

 

DEKORATA E FUNDIT!

 

 

Erjon Muça

Nga  ( Hamdi Erjon Muça )

 

 

Si ja kaluat?
Mirë më duket! Se mos keni punë tjetër ju!
Po tani ç’dua? Domethënë më njohët! Domosdo jam çdo ditë mes jush dhe pak e nga pak do mësoheshit me mua.
Dua t’ju tregoj një histori. Hë more, mos bëni kështu. Pse si po bëni? Po, ja, rrudhët fytyrën sikur të kishit lëpirë limon. Jam dakord që nuk di t’i tregoj si ju historitë, madje historitë e mia nuk janë aq të goditura sa ato që tregoni ju, por kini mirësinë të më dëgjoni.
Si- si? Po më ëmbëlsohet rrëfimtaria?
Ha-ha-ha-ha! Jo mor të uruar, jo. Nuk më ëmbëlsohet sepse s’kam as shkollë e as mend. Thjeshtë dua t’ ju tregoj edhe këtë.
Ka ndodhur shumë vjet të shkuara në fshatin tim malor. Megjithëse një fshat i vogël dhe i humbur mes maleve kishte me ç’të mburrej. Jo mor jo! Nuk mburrej as me natyrën e as me ajrin e pastër. Por me xha Jashar Sh.
Kush ishte ky?
Xha Jashari ishte aq i njohur sa që e gjithë krahina e kishte zili. Ai ecte rrugëve të kalldrëmta të fshatit, duke shkuar për tek zyrat e kryesisë, me kokën lart. Mbi xhaketën e tij ngjyrë të gjelbër ndrinin dekoratat, shenjat e shumta. Madje në ditët me diell e dalloje nga larg që ishte ai, pasi ato dekorata shumë ngjyrëshe shkëlqenin pa masë.
Xha Jashari ishte në pension, por nuk mungonte asnjë ditë në zyrat e këshillit, duke ndihmuar vullnetarisht pushtetin popullor. Mund të kem qenë jo më shumë se shtatë vjeç atëherë dhe kureshtja prej fëmije më shtyu ta pyesja për gjithë sa kishte mbi atë xhaketë të vjetër ushtarake. E ai pa përtuar nisi të m’i tregonte. Aty kishte dekoratën e të atit, hero i popullit, dëshmor i luftës së dytë botërore. Madje të po asaj lufte kishte edhe një dekoratë, si partizani më i vogël i Batalionit të dytë të brigadës së tretë. Më pas kishte dekoratën e marrë në shërbimin ushtarak të kryer në kufi, ku u kish treguar vendin me dhjetëra e dhjetëra diversantëve që tentonin të minon pushtetin popullor. Edhe xhaketa ishte një dekoratë me vete, pasi ishte po ajo xhaketë që ai kish mbajtur në ato ditë të vrullshme.
Më pas unë e pyeta për disa germa, për S-të, për të qenë më të saktë ishin shtatë të tilla. Ato ishin prej lecke dhe unë me atë sinqeritetin e pa djallëzuar fëmijëror e pyeta se përse nuk i hiqte. Ai me një urtësi prej heroi m’u përgjigj se ato S-të kishin po aq vlerë sa edhe dekoratat e tjera. Ato i kish fituar në aksionin, ose siç e tha ai në betejën e madhe të popullit tonë kundër armikut natyror të pushtetit tonë. I kish marrë në bonifikimin e kënetës së Myzeqesë. Më pas vinin një tufë me shenja të plenumeve dhe të kongreseve që kish marrë pjesë. Kishte edhe disa dekorata si hero i punës, për së gjalli, gjë që qenë të pakët ata që i kishin në të gjithë republikën.
E ç’ të tregoj, ajo xhaketë nuk kishte më një gisht vend cope të lirë: kuptohej që ishte e gjelbër vetëm kur ai kthente kurrizin.
Eh sa ëndërroja të bëhesha si ai kur të rritesha. Sa doja të isha si ai. Për të e gjithë krahina ishte ndërzyer në një debat të ashpër se nga ku i kishte rrënjët e fisit. Kryesia e fshatit të mamasë ngulte këmbë se ai i kishte rrënjët atje, po ashtu ngulte këmbë edhe fshati i gjyshes, nga babai, madje edhe ai i gjyshes nga mamaja. Kurse ai, përgjigjej se ishte i gjithë krahinës, i partisë dhe i popullit.
Jo më shumë se një muaji nga biseda ime me xha Jasharin, atë e thirrën në komitetin qendror të partisë. E gjithë krahina nisi të gumëzhinte, pasi thirrja qe e mirë dhe mezi prisnin kthimin e tij nga kryeqyteti. Kish përgatitur gosti e flamuj, pasi thuhej se atij sapo i kishin dhënë një tjetër dekoratë. Unë ndodhesha në qiellin e shtatë nga lumturia.
Përse? Nga ajo ditë që xha Jashri më kish treguar për dekoratat, ndihesha edhe unë pjesë e atyre fitoreve. Edhe për arsyen se xha Jashari më përshëndeste më me përzemërsi, madje si mik.
Xha Jashari nuk m’u duk edhe aq i lumtur pas kthimit. Madje me bindje e them se ai ishte i mërzitur, por nuk e dha veten dhe i pranoi të gjitha nderet që ju bënë nga kryesia e krahinës. Pas një jave morëm vesh se atë e shtruan me urgjencë në spitalin e qytezës.
Nuk dua të zgjatem shumë. Vdiq i shkreti dhe deri në çastin e fundit luftoi me vdekjen. Unë ndihesha i humbur, pasi siç thashë, ai për mua ishte një mit, rruga e të cilit duhej ndjekur. Ditën e varrimit m’u dhimb e bija që e qante me dënesë.
“Oh të mjerët, ne mor baba, si do ja bëjmë pa ty! Ti ishe ai që na hapje sytë e na ndriçoje rrugën. Si do ja bëjë Shqipëria pa ty mor baba! Ajo të donte po aq shumë sa e doje. Ti vetëm për të mendoje, madje deri në frymën e fundit dekoratën e partisë kishe në gojë. Ah sa keq të vinte mor baba që xhaketa nuk kishte më vend për dekoratën e fundit.

24-04-2014

Thoti i Egjiptit në penën e studjuesit Skënder Hushi ( Mendime mbi librin “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” të studjuesit Skënder Hushi ) / Nga Fatmir Minguli

Ex – libris   Thoti i Egjiptit në penën e studjuesit Skënder Hushi   ( Mendime mbi librin “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”  të studjuesit Skënder Hushi )     Nga Fatmir Minguli     Një  libër i botuar … Continue reading

Petraq ZOTO….ende dëgjojmë rrëfimin tënd! ( Esse-personazh ) / Nga Raimonda MOISIU

Petraq  ZOTO….ende dëgjojmë rrëfimin tënd!

 ( Esse-personazh ) 

 

 

1-raimonda

Nga Raimonda MOISIU

 

 

Aty ku  ka jetë, ka edhe vdekje. Edhe pse një  sentencë e njohur kjo, ne përsëri  gjejmë forcë e dashuri, të ngushëllojmë veten, duke menduar se jeta dhe drita e trashëgimsë që njeriu  lë pas, vazhdojnë përjetësisht, pas vdekjes. Shumë artistë, poetë, shkrimtarë dhe të  tjerë njerës të vlerësuar nga koha e historia, ne  ende i dëgjojmë rrëfimet e tyre,  sepse ata vazhdojnë të jetojnë  përmes këtyre rrëfimeve, teorive, artit dhe ideve. Ata bëhen të pavdekshëm, se janë magjia e ndjenjës dhe thellësia e mendimit, të sigurtë për vlerën e tyre, ata vazhdojnë  të jenë pjesë e rëndësishme e jetës dhe botës sonë,  pavarësisht se nuk frymojnë apo të jenë fizikisht mes nesh.  Jo se ata sa kanë qenë gjallë kanë kërkuar famën, por ata e kanë arritur atë parakohe me veprat e tyre , ndikimin e thellë të  këtyre veprave në shoqëri, art,   kulturë dhe historinë e një kombi. Shkrimtarët jo vetëm pasqyrojnë dhe rrëfejnë jetën, por  ata i japin frymë asaj dhe formësojnë shoqërinë në të cilën jetojnë dhe marrëdhëniet njerëzore, ndryshojnë mënyrën e të konceptuarit të botës, jetës dhe të situatave sociale dhe historike, që ata i shprehin përmes artit të të shkruarit, ndaj të tashmes së paqëndrueshme, të ardhmes që cfaqet në horizontin e largët   dhe të kaluarës në perëndimin e largët. Para pak ditësh u nda nga jeta një prej shkrimtarëve më të mirënjohur, pionier i letrave shqipe, një  burrë plot virtyte, mik, koleg bashkëshort i devotshëm   dhe një artdashës i cmuar, -shkrimtari korcar, Petraq Zoto. Ajo c’ka e bën edhe më interesante jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit të mirënjohur korcar Petraq Zoto, sepse ai ishte aq i ëmbël në pamje, po aq edhe i ëmbël në penë, dhe mbi të gjitha i përkiste binomit jetësor Njeri & Shkrimtar. Ndjej një emocion të vecantë teksa shkruaj këtë esse, për këtë kitarë të cmuar korcare, që mbeti varur përjetësisht në degën e blertë të blireve të Korcës sonë, jo vetëm sepse rrëfimet e tij i kam lexuar që në fëmijërinë time, si një shkrimtar i letërsisë për fëmijë, por edhe më pas,  erducioni i tij si shkrimtar dhe intelektual ka hedhur dritë në shumë aspekte të krijimtarisë sime, një dritë aq të fuqishme, sa unë më pas u bëra një vëzhguese e krijimtarisë së tij letrare, deri edhe në intervistimin e këtij njeriu të shquar të letrave shqipe. Tregimtar terrifik, midis të mundshmes e të paparashikueshmes, shkrimtari Petraq Zoto  në veprat e tij, zotëronte një  ndjeshmëri mahnitëse në transformimin e një subjekti të vështirë në një subjekt të dritës e shpresës, mjeshtër i rrëfimit dhe fjalës së përkorë. Ai ka shkruar tregime dhe romane, që përhapnin tinguj e aromë lulesh.  Sa shpirt njerëzor ka në veprën e tij! I pëlqente të eksperimentonte  me prozën, i paparashikueshëm në ambicien e tij krijuese, sillte në vazhdimësi vlera të reja artistike. Për këtë  flet shumë krijimtaria e tij disa dekada.

 

Origjina, shkollimi dhe fillesa në udhëtimin e gjatë krijues,

 

Petraq Zoto ka lindur në Zicisht të Devollit, një fshat arsimdashës dhe me kulturë të hershme. Karakteristikë e këtij fshati tradicional e historik janë shtëpitë dykatëshe dhe rrugët e bukura të shtruara me kalldrëm. Fshat i njohur ndjeshëm për kitarat e serenatat që në vitet ’30-të, ku bëheshin mbrëmje vallëzimi dhe këndoheshin serenata, dhe një vecori se martesat në përqindjen më të madhe lidheshin nëpërmjet dashurisë. Nga Zicishti kanë dalë vazhdimisht personalitete të spikatura të artit, kulturës, shkencës e historisë, sikundër Evllogjio Kurila, Doktor i shkencave në filologji e histori, që në fillim të shekullit të kaluar,  mitropolit i Korçës në vitet ’30; Kosta Çekrezi, një ndër personalitetet më të shquar shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX; nga Ziçishti ishte edhe  Llambi Andrea, i cili solli automobilin e parë në Korçë. As vetë Mjeshtri i rrëfimit, Petraq Zoto nuk e mbante mend se kur qartësisht kishte filluar të shkruante. Në rininë e tij të hershme ka qenë i pranishëm në një takim me një nga shkrimitarët shqiptarë më në zë të shekullit XX-ë, një prej urave lidhëse më të fuqishme mes dy kombësive shqiptare dhe asaj maqedonase, shkrimtari modern që evokoi paqen dhe harmoninë mes kombeve, Sterjo Spasse. Trupmadh me flokë të gjatë e të dredhur përfund, sikundër e përshkruan Petraqi në një intervistë, të cilin e shihte me kërshëri të zbulonte c’gjë të vecantë kishte ai njeri, Sterjo Spasse, që ishte bërë tashmë një shkrimtar i mrënjohur. Gjimnazisti pasionant i letërsisë nga Zicishti,  i mrekulluar dhe dashamirës i krijimtarisë së tij, i afrohet dhe i thotë se ka lexuar një roman të tij dhe gjatë leximit bënte përqasjen e personazheve të romanit me njerëzit që njihte dhe e rrethonin. Sterjo i hedh vështrimin, duke e parë me vëmendje dhe  e inkurajon: “ Lexo sa më shumë, dhe provo të shkruash!” . Shkrimi i parë i Petraq Zotos lindi pikërisht nga mbresat rreth atij takimi me shkrimtarin e shquar, dhe ja dërgoi gazetës “Zëri i Rinisë”, që për fatin e shkrimtarit të ardhshëm,  nuk u botua kurrë.  Por, Zoto nuk u dekurajua, dhe ndërkohë nisi të shkruajë tregime. Tregimet e para ia con shkrimtarit tjetër të mirënjohur  nga fshati i tij, Sotir Andonit, i cili i tregon edhe sekretin se si punohet me tregimin. Pasionin për të shkruar dhe hedhur në letër gjithcka që i shihte syri e mendja, përvojat jetësore, Zoto filloi ta perfeksiononte duke frekuentuar rrethin letrar pranë pallatit të kulturës Korcë, një nga rrethet më aktivë të kohës, ku bëheshin diskutime të shumta krijuese, të krimjimtarisë të Zotos,  të Teodor Lacos dhe të Koci Petritit, shokë e shkrimtarë që i përkasin një gjenerate të artë, duke lexuar krijimet e njëri tjetrit dhe bisedonin për to, por që  ishin një shkollë e vërtetë letrare. Tregimi i parë që iu botua ka qenë një tregim për almanakun te “Korca letrare”, tregim që u përzgjodh nga vetë shkrimtari Andon Mara. Një  tjetër iu botua në gazetën “Pionieri”, pastaj dhe një në faqen letrare të revistës “Ylli” e kështu në vijim. Ky ishte fillimi. Këto botime e inkurajuan dhe Petraq Zoto vazhdoi të shkruante në udhëtimin e gjatë krijues të tij deri në fund të jetës. Botoi librin me tregime për fëmijë, “Tirka”, të cilat i dërgoi në konkursin kombëtar të vitit 1966-ë dhe vlerësohet me Cmimin e tretë. Më pas Petraq Zoto zhvendoset nga fshati në Korcë, ku kalon pjesën më të rëndësishme të jetës së tij. Qyteti i Korcës e bëri për vete djaloshin nga Zicishti, qysh herët, si qyteti që i priu lëvizjes kombëtare dhe kulturës së artit shqiptar. Korça e shkollës së parë shqipe dhe e Liceut Francez me kontribut universiteti, qyteti i  serenatave e i korit pasionant karakteristik dhe i teatrit brilant, sikurse i një aradhe shkrimtarësh e artistësh me emër në mbarë vendin, mes të cilëve shkrimtari Petraq Zoto punoi e krijoi  dhe e afirmuan atë si shkrimtar dhe  si drejtues në sferën e kulturës dhe të artit. Për më se 30 vjet, Zoto ka qenë drejtor i Pallatit të Kulturës, pastaj i Teatrit, kryetar i degës të Lidhjes së shkrimtarëve e të Artistëve me 120 anëtarë. I inspiruar nga patriotët Themistokli Gërmenji, Mihal Grameno,Vani Kosturi, Sevasti Qiriazi e të tjerë në vitin 1981-ë, botoi  një libër me tregime historike. Me një mënyrë tepër ndjesore të këndvështrimit  personal e origjinal të botës e njerëzve që e rrethojnë, ka pasur arritje dhe suksese në karrierën e tij, por dhe i vëmendshëm ndaj kritikës letrare e kërkesave gjithnjë në rritje.

“Letërsia nuk është një fushë beteje, ku shkrimtarët kacafyten për t’i rrëmbyer trofetë njëri-tjetrit, por një arë e madhe, në të cilën çdonjëri punon një ngastër, e mbjell, e selit me përkushtim dhe vjel frutin e dëshiruar. Pra, secili ka pjesën e vet dhe mund të bëjë të vetën, thënë ndryshe, me çdo libër të tij të ri, të sjellë një vlerë të re letrare”, kjo është thënje brilante, kredoja  e Petraq Zotos!

Në fjalën artistike të Petraq Zotos dëgjohej Mitrush Kuteli në bashkëbisedim me Vangjush Mion. Zoto ishte  një rrëfimtar i talentuar dhe krijonte karaktere realiste  bazuar në përvojën e tij personale, por edhe në eksperiencat jetësore, në vazhdën e paraardhësve të tij, elitën e shquar korçare të letrave shqipe, si Sterjo Spasse, Dritero Agolli, Sotir Andoni,  Vasil Xhacka, Teodor Laco, Vangjush Ziko, Petraq Kolevica, Petraq Samsuri,  e cila vijon më tej, me më të rinjtë Thani Naqo, Andon Andoni, Gjergji Dushku, Skënder Rusi, Ylber Merdani,  Kostaq Duka, etj, etj.

Shkrimtari i mirënjohur korcar Petraq Zoto si një pionier i letrave shqipe, mbetet një rrëfimtar terrifik, zotëronte talentin dhe forcën letrare –artistike në ndërtimin e karaktereve realistikë me një sens të mprehtë; të së mundëshmes e të paparashikueshmes, një vështrim të brendëshëm dhe ndjeshmëri mahnitëse, stil poetik  që synonte subjektin e vështirë, ta transformonte  në një subjekt të dritës e shpresës, arrinte të depërtonte brenda të bukurës e njerëzores.

 

 

petraq zoto

Petraq Ilia Zoto

 

Postscriptum

 

Petraq Ilia Zoto lindi në Ziçisht të Devollit më 20 dhjetor 1937. Ka kryer Institutin Pedagogjik dyvjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë, degën gjuhë-histori, pastaj edhe Universitetin e Shkodrës, degën gjuhë-letërsi.

Afro dhjetë vjet punoi në arsim, mësues në Devoll dhe në Korçë. Në vitin 1969 u emërua drejtor i pallatit të kulturës të Korçës, më pas drejtor i teatrit “A.Z.Çajupi”. Në dhjetor të vitit 1986 u shkarkua nga detyra për një koncert recital që u konsiderua me shfaqje të huaja borgjezo-revizioniste. Ndaj kësaj mase reaguan mjaft shkrimtarë e artistë, së pari Dritëro Agolli, kësisoj u rikthye në detyrë në tetor 1988. Në vitet 1981 – l991 ka qenë edhe kryetar e degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për rrethin e Korçës.

 

Veprat dhe Cmimet e shkrimtarit të mirënjohur korcar Petraq Zoto

 

Vëllime me tregime: -Dritat nuk u shuan,1967,/Taksia u ndal te kthesa,1969,/Kumbimi i një  krisme,1975,/ Bredhi i gjelbër,/1981,/Nesër bëhet vonë,1986,/Enigma e një ftese       2014-ë.

-Libra për fëmijë e të rinj,me tregime:-Mësuesi im i parë, 1966,/Ndërgjegjja                           1967,/ Tregimet e një nxënësi,1968,/Tregime,në greqisht-Tiranë,1968,/Mëngjesi i përflakur,1972/Mësuesi i  parë,/ Prishtinë,1968,/Tregimet e një nxënësi,botim për lexime jashtë klase,Prishtinë,1972,/Tregime të zgjedhura,1975,/ Ndërgjegjja,botim për lexime jashtë klase,Tiranë,1976,/Dy buzëqeshje,1981,/Gjahu i së dielës,1984.

-Romane: Verka ,1971,/ -Për sot dhe për ditët që vijnë,1978, Kali fluturues                  1989,  -Bishti i dhelprës,1997, Burimi i drerit,1999,/ Genta, 2004,/Vetja tjetër,2010-ë.

-Çmime kombëtare: -Tirka, Cmim i III 1966(u botua në dy libra :Mësuesi im i parë 1966 dhe Ndërgjegjja 1967,/Tregimet e një nxënësi, çmim III, 1969,/Mëngjesi i përflakur, çmim II, 1971,/ Sot erdhi dita, çmim III  1978 (u botua me titullin; Për sot dhe për ditët që vijnë,/ Gjahu i së dielës -libri më i mirë për vitin 1984 në prozën shqiptare për fëmijë e të rinj,/Nesër bëhet vonë,  çmim II,1986,/Kali fluturues, çmim III,1989,/Bishti i dhelprës, çmimi “Ezopi” nga shoqata mbarëshqiptare e shkrimtarëve për fëmijë e të rinj dhe ambasada greke në Tiranë, 1998,/Burimi i drerit, “Penda e argjendtë”, viti 2000. Kohët e fundit jetonte në Tiranë dhe punonte  në shtëpinë botuese “Mësonjëtorja”, redaktor i botimeve letrare.

 

Petraq Zoto mbylli sytë përgjithmonë me 6 Shtator 2015, në shtëpinë e tij në Tiranë, pranë bashkëshortes, Tatjana, me vështrimin  nga qyteti i magjishëm i  Korcës nuse e plakë, ku dhe mori jetë   nektari i krijimtarisë së tij letrare. Librat e shkruar prej tij, me krenari mbajnë emrin dhe mbiemrin Petraq Zoto- të njërit prej mjeshtërave të letrave shqipe. Prehu në Paqe, Mjeshtër i Rrëfimit dhe Fjalës së Përkorë!

Amen!

 

 

Raimonda MOISIU

 

Shtator 2015

The Devil I Paid for Advice – By Jeta Vojkollari / The Reader’s Voice – Dorjana Stana

  The Reader’s Voice   The Devil I Paid for Advice     By Jeta Vojkollari   http://www.JetaVojkollari.com http://www.friesenpress.com/bookstore/title/119734000018904009 http://www.amazon.com/dp/B00ZARLZMU/?tag=friesenpressc-20       Dorjana Stana: Manager, Elite Sport Academy, Albania   1.I am reading your book, I haven’t finished it … Continue reading

DRITËHIJE DHE FAKTE TË REJA MBI VRASJEN E HEROIT TË POPULIT, ZAHO KOKA – Rrëfen eskluzivisht për herë të parë 90-vjeçarja me nënë gjermane Varvara Milo Baka ( Gjidede) / Nga Agron Mema

DRITËHIJE DHE FAKTE TË REJA MBI VRASJEN E HEROIT TË POPULIT, ZAHO KOKA   Rrëfen eskluzivisht për herë të parë 90-vjeçarja me nënë  gjermane  Varvara Milo Baka ( Gjidede)     Nga Agron Mema     Me baba shqiptar nga … Continue reading

“PËRSE, O MAMI, SHQIP S’MË FLET?!…” (Mbresa nga dita e parë, në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë”, Filadelfia-Amerikë) / Nga: LLAZAR VERO

    “PËRSE, O MAMI, SHQIP S’MË FLET?!…” (Mbresa nga dita e parë, në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë”,  Filadelfia-Amerikë)      Nga: LLAZAR VERO     Është i 13-ti vit, që Shoqata Atdhetare-Kulturore, Shqiptare-Amerikane, “Bijtë e Shqipes”, hap dyert e … Continue reading

“Përmasa e Eklipsit” si shprehishmëri dhe diapazon i vetë përmasave njerëzore. – Parathënia e Vëllimit Poetik “Përmasa e Eklipsit” të autores Rabije Bytyqi / Nga : Agron Shele

    “Përmasa e Eklipsit” si shprehishmëri dhe diapazon i vetë përmasave njerëzore.   Parathënia e Vëllimit Poetik “Përmasa e Eklipsit” të autores Rabije Bytyqi      Nga : Agron Shele   Kontakti me poezinë e Rabije Bytyqit është një surprizë … Continue reading

Miradije Maliqi, një personalitet i njohur i prozës dhe poezisë, me një kontribut të madh për letërsinë shqipe në diasporë. / Nga : Fatime Kulli

Miradije Maliqi, një personalitet i njohur i prozës dhe poezisë, me një kontribut të madh për letërsinë shqipe në diasporë.   “…se zgjohem Ëndërroj”, poezi bashkëkohore, moderne     Nga : Fatime Kulli     Duke lexuar poezinë e Miradije … Continue reading