Tek porta e hekurt. / Tregim nga Teuta Sadiku

Tek porta e hekurt.

 

 

Teuta

Tregim nga Teuta  Sadiku

 

 

Kur autobuzi u duk tek cepi i rrugës dhe njerzit u ngritën nga vendi të mpirë,u ngrita dhe unë duke tërhequr çantën e madhe të sportit  dhe dy valiçet e mëdhaja .Duhej të ishim jo më shumë se 5 ose 6 veta plus fëmijën që mbante gruaja e re prej dore pas vetes.Një çift i moshuar ,u ul në sediljet e para, gruaja me fëmijën prej dore u ul nga fundi i autobuzit, kurse dy burrat u ulën në vende bosh që gjetën .Gruaja me syzet e diellit mbeti më këmbë dhe hodhi një vështrim përsëri brenda autobuzit. Fatorinoja u afrua  tek sedilja e fundit dhe u tha me buzën në gas udhëtarëve.

– Bëni si bëni,hapini një vend dhe kësaj gruas,të gjithë hallexhinj jemi, nuk e lëmë dot këtu në stacion.

Femrat  u afruan më tepër me njëra tjetrën ,për ti bërë vend ,kurse gruaja e morri fëmijën në prehër.Fatorinoja përveshi buzët i vënë në siklet dhe e qetësoi gruan duke i thënë se deri në njëfarë vendi do duronte ,  pas doganës, do zbriste një udhëtar dhe do lirohej një vend.Gruaja i buzëqeshi ,përkëdheli fëmijën me dorë,pa kthyer përgjigje.

Deri në doganë rruga nuk na u duk,shoferi vuri televizorin me skeçe nga mbrëmjet festive të netëve të vitit të ri në kaseta dhe gjithkush ndiqte i qetë shfaqjen.Vetëm celularët e prishën qetësinë në të afruar tek kufiri doganor.

-Bëni gati pashaportat , tha shoferi ,kurse fatorinoja i porositi udhëtarët të mos largoheshin shumë,sepse nuk do vonoheshim .

-Vetëm një cigare ,ata që nuk durojnë dot përjashta,brenda nuk dua të tymosë asnjë, dëgjuat ju çuna,- iu drejtua më të rinjve, të cilët u ngritën si me sustë nga vendi sapo autobuzi ndaloi.

Ktheva kokën  dhe pashë që gruaja nuk i kishte hequr  syzet e diellit,kurse e reja e kishte hequr fëmijën nga prehri e po hapte çantën e bukës.

-Çfarë do të hash biri i mamit,iu drejtua fëmijës ,rreth 4 vjeç, i imët me ato sytë e zinj  të mëdhenj, të zgjuar  e kureshtarë.Do pak bukë me djathë apo një biskotë.

-Po do hamë atje , të tre, pse këtu do hamë vetëm ne , po babi-, iu drejtua djali të jëmës sikur ti kërkonte llogari.

-Po kemi akoma shumë rrugë,pasdreke do arrijmë dhe ti nuk ke vënë asgjë në gojë.Të paktën  bananen ha tani,-iu lut e jëma dhe pa nga gruaja me syzet e diellit.Ishte një grua rreth të 60 , topolake por e mbajtur mirë.Flokët dyllë të verdha, të lyera  e të bëra permanent  të kapur nga pas  i nxirrnin më në pah tiparet e rregullta,hundën e drejtë,buzët e lyera me kujdes kaluar pak me laps të zi,dhe një nishan origjinal në faqe.Sytë nuk ia pashë pasi syzet nuk i hoqi asnjë minutë gjithë rrugës,.

E reja,një vajzë rreth të tridhjetave, e dobët, ku i mbahej ai shpirt , me flokë presh të zeza,  pastroi bananen dhe ia drejtoi fëmijës ,por bananja u këput në mes e gjysma rra mbi prehrin e bjondes me syze.Djali i turpëruar, zuri gojën me dorë, kurse e jëma mori bananen  nga prehri dhe i drejtoi gruas një facoletë  duke i kërkuar falje.

-Nuk ka galje, iu drejtua gruaja me syze fëmijës ,-haje bananen që të mbeti në dorë.Po nuk hëngre si do rritesh ti?

Djali pa nga e jëma dhe pasi u qetësua që e jëma i hodhi një shikim ngushëllues , filloi të hante bananen me kujdes.

Pasi kaluan nga dogana shqiptare në atë greke autobuzi bëri disa kilometra dhe ndaloi në lokalin ΄΄Pashako΄΄ Të rrinjtë dolën të parët ,të moshuarit dhe ne tre femrat e sediljes së fundit mbetëm brenda në autobuz. Hapëm secila çantat  e bukës e filluam të përtypemi në heshje.Biondina nuk i hoqi syzat edhe kur hëngri pak bukë të thekur me djathë e piu disa gllënjka uji.Fëmija hëngri një fetë të vogël byreku me djathë kurse e reja pinte diçka në një kupë  ndoshta kafe shtëpije.

Për bela ra celulari im tek po mundohesha të hapja qesen  e bukës.Hapa celularin dhe pashë që ishte mamaja.

-Ku je tani ,më pyeti gjithë shqetësim.Si nuk më more në telefon kur dolët nga kufiri.U bëra merak

-Po mos ki merak, nuk më zuri aztobuzi ,  e qetësova me zë të ulët.Do të të marr , sa të arrij.

E reja më hodhi një vështrim miqësor,pa nga biondia me syze dhe pastaj pa nga fëmija. E kuptova që as ajo nuk donte të bisedonte por  as nuk doja të hapja bisedë.

Edhe biondja nuk fliste shumë,vetëm përgjigjej kur e pyeste e reja .Ishte një heshtje e frikshme ,e pazakonshme për udhëtarët e autobuzëve të këtyre linjave kur të gjithë bërtasin, pyesin pa ndrojte, përgjigjen edhe me qyfyre e gallata herë në shqip e herë në greqisht .Ne vetëm hidhnim ndonjë vëshrtim njera tjetrës dhe i buzëqeshnim fëmijës.Djali ishte i çiltër , pyeste të jëmën orë e çast për mbërritjen  dhe për orën.

Autobuzi u nis por celularët nuk kishin të mbaruar .Binin e binin pa pushim herë me zile që të gricte veshët, herë me këngë popullore shqiptare e herë me këngë greke.Kur dëgjohej ndonjë këngë shqiptare ne shihnim njera tjetrën në sy dhe shkëmbenim ndonjë buzëqeshje duke iu shmangur bisedës .Të them të vërtetën i shmangesha bisedave aq më tepër në autobuz kur njerzit për të kaluar orën e mos ndjerë udhëtimin fillojnë e pyesin hollësira të tipit e llojit nga je, ku shkon, pse shkon, ku do rrish , po kush do të presë, sa do rrish.

I gëzohesha fatit që më kish rënë në sedilje biondia e cila me sa duket nuk donte jo vetëm të hiqte syzat e diellit por as të nxirrte ndonjë  fjalë për kuvend.Heshjen e çau përsëri fëmija.

-Mami  po ata çunat që ishin këtu ku  shkuan?

Isha aq shumë e rrufitur në mendimet e mia sa nuk e vura re mungesën, as nuk dëgjova  fatorinon kur tha se ata çunat i ktheu dogana greke pasi nuk kishin  një sasi lekësh  me vete.

-Bijtë e nënës, gjynah nga zoti ,hoqi në zemër biondina me syze  dhe kthehu kokën nga dritarja e autobuzit.

-Po pse i kthyhen, pyeti djali të jëmën gjithë kureshtje  dhe priste me padurim përgjigjen e saj  pa ia hequr sytë e mëdhenj të zinj.

-Po ka lloj lloj njerzish, ku di unë, ngriti supet e jëma dhe hodhi vështrimin diku tutje ,pa drejtim.

-Po çjanë këta njerëz kaq të liq moj teta, iu drejtua djali biondines me syza dielli.Si nuk i lënë rehat  njerzit .E di sa lodhet babi im në mërgim, sa nuk ka fuqi të vijë të më takojë.Po çjanë këta njerëz kaq të liq.

Biondja kthehu kokën i buzëqeshi fëmijës por nuk tha asnjë fjalë.

-E di zemër, i thashë kur  pashë që fëmija mbeti i pesmatuar pastaj hodha vështrimin nga e reja.Ajo ishte në botë tjetër me vështrimin rrëzuar nuk e di se ku.Ishte një heshtje e dhimbshme.Çdo fjalë ishte e tepërt, rëndonte akoma më tepër sesa e lehtësonte situatën.

-Botë me halle, pëshpërita dhe pashë me cep të syrit që biondina më hodhi një vështrim pas xhamave të syzeve të diellit.

Më në fund arritëm .Autobuzi  pothuajse u boshatis në stacionin e Larisës.Aty më duhej të nxitoja të merrja një taksi me çantat ngarkuar.Iu shmanga përshëndetjes së udhëtareve të autobuzit gjoja sikur nxitoja për taksi.Kur u gjenda  brenda në taksi pashë që edhe udhëtaret e mija nuk kishin asnjë dëshirë dhe nuk e morën mundimin të më kërkonin për të më përshëndetur. Nuk isha vetëm unë që iu shmangesha , edhe ato i shmangeshin bisedës.Unë kisha arsye që iu shmangesha , po ato, çtë kishin vallë.Po të më pyesnin ku shkoja, çfarë tju thoja .Si mund tu thoja që vëllai im është në burg .E di që do më shmangeshin,  madje do ndrronin vend në autobus.Kush do më besonte se vëllai im ishte thjesht një i ri i gënjyer se do pasurohej po të nxirrte drogë nga kufiri.Sa turp më vinte në autobus, kurse tani duke iu afruar portave të hekurta më vinte keq , shumë keq për vëllain tim.Po përse vallë , përse vetëm tek ne ky fat i keq?Sytë mu mbushën me lot.

Taksixhiu më pa me dhembshuri sikur të më kish lexuar mendimet e më tha.

-Të gjithë e kemi nga një plagë.Kjo plagë që ke ti është gjysma e së keqes.Ka plagë më të thella,mos u trishto as mos ki turp .Më ndihmoi me çantat e valixhet deri tek trotuari.

.U ktheva dhe i hodha një vështrim  xhadesë që duhej të përshkruaja.U shtanga.Tek stoli para portës së hekurt ishte ulur biondja me syzet e diellit dhe me një valixhe të madhe para këmbëve.Tani nuk kisha se çfarë të fshihjae ku të fshihesha.Hodha çantën në sup dhe tërhoqa zvarrë të dyja valixhet e rënda. Celulari im binte papushim.Me siguri ishte mamaja që do më pyeste a arrita mirë si dhe porositë e saj prej nëne.

U prezantova me biondinen sikur mos të ishim takuar në autobuz I hoqi syzat e më dha dorën pasi u prezantua dhe ajo.Sytë i kishte të kuq e të enjtur plot me lotë që i rrëshqisnin në faqe.

-Kam djalin këtu , më tha me pikëllim, e kapën me drogë këtu në Greqi.Nesër ka gjyqin, tha dhe hodhi vështrimin nga rruga.Shoqërova vështrimin e saj dhe e ndala mbi autobusin ngjyrë blu që ndaloi tek stacioni.

Biondia  u kthye nga unë filloi të më rrëfejë historinë e djalit të saj pa pushim duke ngashëryer.E dëgjoja me vëmendje dhe mu dhimbs aq shumë.Shikonim njera tjetrën në sy e nuk pushonim së biseduari. E pyesja dhe më pyeste sikur njiheshim me vite,pa turp e pa ngurim.

-Po çjanë këta njerëz kaq të liq që mbajnë babin tim pa ardhur të më takojë mua?

Ishte fëmija 4 vjeç me të jëmën prej dore që vinte drejt nesh .U prezantuam nga e para që të treja .

-Nuk i kam thënë djalit që të jatin e ka në burg për çështje droge.Ai di vetëm që i jati është në emigrim, tha e reja  e zënë në faj dhe filloi të na rrëfente historinë e burrit të saj.Ne iu hapëm njera tjetrës sikur të njiheshim prej vitesh ,dëgjonim e bisedonim me njera tjetrën dhe i hidhnim sytë herë herë mos hapej porta e hekurt ku mbante të mbyllur jetët tona.

 

Shtator 2015

One thought on “Tek porta e hekurt. / Tregim nga Teuta Sadiku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s