Mbresa leximi për disa poezi të poetit Xhevat Latifi! / Nga : Selvete Abdullahu

 

Mbresa leximi për disa poezi të  poetit Xhevat Latifi!

 

 

Selvete Abdullahu 1

Nga : Selvete Abdullahu

 

 

 

” Nis me lule

Lule mbjellë e kultivon

Përfundon me lule

Dhe me lulet jeton kujtimi i saj. ” 

 

 

Nuk dija si të filloja përshkrimin e denjë të poezive kushtuar nënës të autorit Xhevat Latifi,  përpos me lule ashtu siç mbahen gjallë vargjet e tij për nënën. Megjithëse autori ka shkruar shumë për nënën arrita ti shkëpus disa prej tyre siç janë: Nana e ka ruajt një kujtim për vete,Copëza nga parajsa dhe Kujtim i ftoftë i një dite vere.

Shpesh rrezet e diellit n’a  shndërrohen në ftohtësi sepse zemra udhëhiqet nga ndjenjë e zbrazësisë  dhe mërzis dhe kjo gjendje e jona vjen si pasoj e humbjes se njerëzve te dashur që kemi. Autori nuk kënaqet dot me stinën e bukur të verës ngase sheh lule e ndien aromën e tyre,por ato me formë me ngjyrë e me aromë i paraqet si nuse buzëkuqe që rrin në dritare.{monolog me nënën e ndjerë}

Çdo gjë që përkujton nënën e punët që bënte,dashurinë dhe ngrohtësinë dhe çdo grimcë gjason sikur gota që thyhet duke përmbledh me shumë dhembje e përmallim kujtimet për nënën në poezitë e tij të mrekullueshme. Në rikthimin e kujdesit amnor në kujtime të përmalluara autori ndërton një themel idesh duke lidhur gjithçka me refugjatët,jetimët e të ikurit e botës të pagëzuar me një emër UNHCR.

Kujtim për dashurin e nënës së ndjerë  përmes vargut poetik citoj:Të puth dorën,por në kufij t’ndaluar duke përshkruar edhe ambientet natyrore në harmoni me vargun citoj”Te lisat e mëdhenj e gurët me myshk një lule që mbetet përjetësish e kuqe”.Në këto prurje të reja e shumë sensacionale për nënën kudo që shkon autorit i duket ftohtë ku shkruan:Uji i egër te Syri i Kaltër. Ftohtësi që përfshin zemrën e autorit. Mall e kujtim për nënën që vera erdhi,por se ngrohë dot shpirtin pa nënën. Duke paraqitur pothuajse në çdo poezi dashurin ndaj luleve dhe kultivimin e tyre autori nënën e sheh si simbol luleje dhe e identifikon me to.

Në përshkrimin e personalitetit të nënës Xh.Latifi n’a bën të kuptojmë se nëna ka pas vizione të qarta për jetën citoj: Aty ku mbjell lule vjeshte që si tremben bores dhe lule të bardha për ditë të bardha. Me një përgatitje të mire për jetën nëna vazhdon rrugëtimin e saj përkrah babait në çdo situatë . Por,ajo kishte shpresa edhe ndaj luftës me sëmundjen ashtu siç fitoi ndaj Jugosllavisë siç shprehet autori me këtë term. Nuk dorëzohej dot…..

Një grua që deshi jetën në lëvizje ashtu si shtegtimi i zogjve, si çdo gjë që ec e gjallëron për të mirën familjare e atdhetare. As therrat nuk arrijnë t’a lëndojnë,por në luftë me to e në mbijetesë të luleve arrin të jetoj dikur një grua e mirë e që bëri të frymoj poezia e Xhevat Latifit në kohë e plotë kuptim.

Pas kësaj autori paraqet luftën e nënës me sëmundjen ku thotë:Ajo ka të ftohtë,ethe e nuk e pranon vdekjen. Kafshon buzët për rilindjen e një dashurie.

Duke përshkruar figurën e saj, pamjen e fytyrës dhe momentet e fundit të largimit të saj nga jeta siç shkruan autori: Që deshi të mbytej në liqe duke gjetur rrugën për parajs e për të pushuar përgjithmonë gjymtyrët e saj. Për t’i lën zogjtë të vazhdojnë fluturimin,lulet të vazhdojnë lulëzimin e për të lën çdo gjë të vazhdoj rrugëtimin duke u shndërruar në kujtim të përjetshëm dashuri dhe sinqeriteti i saj. Nëna iku nga kjo botë duke i vë kapak frymës dhe duke lënë vargun e lirë të ec si rrjedh e lumit në prurjet e autorit birit të saj Xhevat Latifit.

E përfundoj këtë pjesë të analizës sime me një shpresë:Për një grua që mbolli shumë lule dhe iku në kopsht lulesh.

 

Gjilan 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s