“Përmasa e Eklipsit” si shprehishmëri dhe diapazon i vetë përmasave njerëzore. – Parathënia e Vëllimit Poetik “Përmasa e Eklipsit” të autores Rabije Bytyqi / Nga : Agron Shele

 

11959982_913425938751713_6653888583512538135_n

 

“Përmasa e Eklipsit” si shprehishmëri dhe diapazon i vetë përmasave njerëzore.

 

Parathënia e Vëllimit Poetik “Përmasa e Eklipsit” të autores Rabije Bytyqi 

 

 

AgronShele 2

Nga : Agron Shele

 

Kontakti me poezinë e Rabije Bytyqit është një surprizë e këndshme, por dhe një avenir i mirë për zhvillimet më të fundit të poezisë bashkohore në Kosovë sot. Që në fillim kupton se ndeshesh me një penë poetike, e cila ndjek nga afër dhe përjeton  të gjitha proçeset historike, sociale dhe shoqërore të atdheut të vet. Pjesmarrja aktive dhe eventualiteti koherent kanë mundësuar përcjelljen, por dhe përqasjen e tablove të gjalla, plot jetë, ngjyruese dhe shprehëse të realitetit të grishtë. Depërtimi më i thellë në labirinthin e mendimit psikologjik dhe filozofik, të zhytë dhe të përballë me dritëhijet e artit si refleksion në ndërgjegjien njërëzore, si model për aspirim vlerash, por dhe si përgjegjësi për rolin e individit në emancipimin shoqëror. Poezia e autores Bytyqi për nga vetë natyra e ndërtimit strukturor, mesazhit që përcjell dhe stilistikës së përdorur vjen plot ornamente, beftësi dhe gjetje metaforike. Thjeshtësia e fjalëve të përdorura, ndërthurja e tyre, figuracioni, muzikaliteti vargjeve dhe larmia e gjetjeve e bëjnë poezinë e saj sa kumbuese po dhe ndjesuese. Për sa i përket idesë së zhvilluar dhe tematikës së trajtuar e gjithë risia krijuese ndahet në dy cikle poetike. Cikli i parë poetik trajton përpjekjen shekullore të popullit kosovar për liri, drejtësi e prosperitet kombëtar, epopenë dhe kohën e lavdishme të heronjve dhe  dëshmorëve të atdheut, si dhe aspektin social e shoqëror të pasluftës, atë të familjes, plagën e emigracionit dhe plagën e gjakmarrjes, të cilat po e gërryejnë përditë e më shumë shoqërinë e sotme.  Cikli i dytë  “ Shpirtin mbolla në shpirtin tënd”  trajton aspektin lirik, si motiv i një dashurie të pastër, plot pasion e çiltërsi, por dhe si vlerë shpirtërore dhe e ndjesisë njerëzore.

 

  • Poezia si aspekt i problematikës shoqërore

 

Autorja si pjesë e shoqërisë dhe gjithë përejtimeve të ngjarjeve jetike, me çiltërsi dhe natyralizëm shpreh problematikën dhe shqetësimin e ligjshëm për gjithë zhvillimet e ndodhura. Përbrenda gjithë këtij fokusi ajo hap vëllimin poetik me poezinë “ Përmasa e eklipsit”, poezi e cila tipizon, por dhe perifrazon gjithë përmbledhjen e ciklit të parë.

 

“Për çfarë sot të belbëzoj

kur përmasat e jetës një copë buke

e turbullojnë qiellin

dhe lisat flasin jermishëm

të gjunjëzuar nga pesha e kohës..”

 

Përmasat e konceptit të autores janë të tilla, sa që nuk e durojnë dot peshën e dhimbjes, përvuajtjen e mjerimit, emigrimin apo peshën e vëllavrasjes, sikurse eshtë plaga e gjakmarrjes. Për të gjitha këto fenomene autorja nëprmjet poezive të ndryshme ka shtjelluar fenomenet me detaje, por ajo që duhet theksuar është se vargjet e saj  nuk vijnë si  identifikim, por si thirrmë e fortë, e cila duhet dëgjuar dhe duhet zgjidhur sa më shpejt. E endur përbrenda misionit human, Rabija blaton pa rreshtur vlera shoqërore, mirësi njerëzore dhe cilësi etike, qytetare e kulturore.

 

 

rabije bytyqi

Rabije Bytyqi

 

 

2-Poezia si aspekt atdhetar dhe patriotik.

 

Poezitë atdhetare dhe patriotike si pjesë e zhvillimeve historike të Kosovës janë shndërruar tashmë në traditë dhe në zanafillë për vetë përpjekjen e këtij populli për liri dhe pavarësi. Poezitë si: Odë e trimërisë, Skifterat e lirisë, poezitë e tjera  kushtuar dëshmorëve të atdheut apo Lamtumirë, etj, janë tregues i qartë i asaj sakrifice të madhe mbarë popullore, e cila u përball me urrejtjen më të egër sllave në Ballkan dhe pas aq shumë kalvare dhimbjesh e shpërnguljesh biblike, triumfoi më në fund duke realizuar edhe ëndrrën më të madhe shumë shekullore të shqiptarëve.

 

“ Në kala do t’u skaliten emrat plot  dritë

me rreze dielli do ta shndrisin Shqipërinë

Me kthetra shqiponje shpërndajnë trimërinë

gjithandej Atdheut.

Lavdi!  Lavdi! Trimave të lirisë .”

 

Këto vargje shprehin qartë, fuqishëm dhe plot patos veprën e ndritshme dhe të pavdekshme të gjithë të rënëve për atdhe dhe liri.

 

3-Poezia si aspekt lirik

 

Cikli i dytë poetik është shprehishmëri e motiveve lirike, ku i thuret lajmotiv ndjenjës së brishtë dhe bardhësisë shpirt.

 

“Kthehu në zemrën e vjetër

mos lër vend për emër  tjetër

më mirë ti plagë e dhimbjes sime.!

se dhimbje e  përjetshme e dashurisë së tretur.”

 

Vargje sa kuptimplotë por dhe kaq ndjenjësorë, për pasthirrmën e sinqertë të shprtit, për përvuajtjen dhe dhimbjen që shkakton një dashuri e humbur, për grishjen dhe elokuencën që sjell, por dhe për mesazhin e madh që jep,  atë të përjetësisë dhe përsosmërisë së vlerës di të falë vetëm dashuria.

 

Në një tjetër poezi autorja shprehet:

 

“Sonte kam aq shumë dëshirë,

që dikush të më pëshpërisë lehtë

Të më thotë si dikur:  Të Dua!

…, dhe  pastaj le të vdes.”

 

Autorja kërkon dhe shpreh pareshtur përjetësinë e ndjenjës, pastërtinë  dhe fuqinë e saj, e cila ringre mijëra  harqe ylberi dhe përthyen po kaq koloritë deri në amshim.

 

Vëllimi poetik “ Përmasa e eklipsit “ vjen si evokim dhe përsosje e shpirtit poetik, i cili sigmatizon dhe befason me gjetjet, tablot plot ngjyrime dhe mesazhin e thellë, i cili ashtu natyrshëm dhe plot çiltërsi hedh dritë mbi dritësinë e vetë jetës dhe botës njerëzore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s