Del në qarkullim Vëllimi Poetik ” Përmasa e Eklipsit” i autores Rabije Bytyqi.

11959982_913425938751713_6653888583512538135_n

 

Del në qarkullim Vëllimi Poetik ” Përmasa e Eklipsit” i autores Rabije Bytyqi.

 

 

Titulli librit: Përmasa e Eklipsit

Autore : Rabije Bytyqi

Redaktor : Agron SHELE

Recensent : Bilall Maliqi

Lektor : Ilam Berisha

Ballina: Gjergj Kola, piktor

Shtypshkronja   “Lena Grafik”, Prishtinë

Shtëpia Botuese ” Fidani”,  Prizeren.

 

Të gjitha të drejtat rezervohen nga © autori

 

 

rabije bytyqi

Rabije Bytyqi

 

Rabije Bytyqi ka lindur më 20.5.1965 në Radostë të Rahovecit . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa  shkollën e mesme e përfundoi në Rahovec. Pasioni për artin dhe letërsinë ka qenë pjesë e pandarë e jetës së saj, pasion që u kurorëzua me publikimin e vëllimit poetik ” Rrugë jete”. Shumë dorëshkrime dhe poezi i humbën gjatë periudhës së luftës në Kosovë, për të cilën autorja shprehet: : “ M’i vranë vargjet, por jo shpirtin ”. Është fituese e disa çmimeve letrare në Kosovë, si dhe dhe pjesmarrëse e disa antologjive mbarëkombëtare. Që nga viti 2000 punoi dhe veproi në organizatën humanitare gjermane ” Lahen Helferin” në kuadër të KFORIT, në kontigjentin ”Cimic-ut.  Rabije Bytyqi është bashkëshorte dhe nënë e katër fëmijëve, një vajze dhe tre djemve. Aktualisht jeton dhe punon  në Prizren.

 

 

 

Përmasa e eklipsit

 

Me epitafe të zbehta nëpër kujtesë

me eklipsin e zgjatur të diellit

me kaosin e djepave të thyer

me thëngjillin e çative të djegura

apo nga vaj i qyqes

t’i përgjërohem feniksit

për tokën e djegur

dhe trupat e mbjellë gjithandej

që  harresën  refuzojnë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s