Thoti i Egjiptit në penën e studjuesit Skënder Hushi ( Mendime mbi librin “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” të studjuesit Skënder Hushi ) / Nga Fatmir Minguli

DSC03480

Ex – libris

 

Thoti i Egjiptit në penën e studjuesit Skënder Hushi

 

( Mendime mbi librin “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”  të studjuesit Skënder Hushi )

 

 

Fatmir-Minguli

Nga Fatmir Minguli

 

 

Një  libër i botuar në  vitin 2009, nuk është thjeshtë një libër i dalë nga koha  e modës për t’u lexuar, përkundrazi, vlerat e tij vinë e rriten ashtu si rriten dhe vetë njerëzit. Sa herë që një lexues serioz merr në duar librin e Skënder Hushit ” Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën” , ndjen një diçka të re, ndjen një shtjellim ndryshe në mendimet e tij përkundrejt  referimeve  që ky autor të  jep në librin e tij.

Një libër për Atlantidën nuk është shkruar para vitit 2009 nga studjues shqiptarë. Vetëm në vitin 2013, Kapiten Përparim Zaimi botoi librin “Atlantida – perandoria e Atlantëve dhe shqiptarët” me një nëntitull “Zbulimi i ishullit të fundosur” .

Domosdoshmëria e studimeve të kësaj teme lidhet patjetër me historinë e shqiptarëve, histori të mbetura të pazbuluara, histori ndoshta të frikshme për t’u trajtuar nga dora e historianëve shqiptarë!

Por ja që nuk është e frikshme gjithçka shkruhet në librin e Skënder Hushit. Një guxim, një sipërmarrje e vetvetishme, një libër i plotë me ide dhe shtjellime origjinale të një teme shumë mikluese, një temë që e kanë për zemër me qindra institute në botë e me qindra kanale televizivë që komentojnë historinë e fundosjes së Atlantidës.

Zacheria Sitchin, një shkencëtar e kërkues, studiues biblik, përkthyes i gjuheve antike si ajo sumere, autor i mjaft librave të cilët janë shitur në disa miliona kopje në  mbarë botën, me punën e tij 60 vjeçare te koncentruar mbi arkeologjine misterioze e përkthimet e shkrimeve mbi pllaka argjili të kulturës sumere, ve në diskutim versionin zyrtar të historisë së njerëzimit.
Në një nga librat e tij  “Libri i humbur i Zotit Enki”, ështe historia e Zotit Marduk, i cili adhurohej në Babiloni dhe që ndërtoi kullën e  Babel -it.
Zoti Marduk ishte i biri i Zotit Enki. Enki ishte komandant i  njerëzve annunaki në misionin Tokë, njerëz, ndonse hyjnore por me  mish e kocka, që erdhën në tokë dhe krijuan njeriun e parë, Adamin, nëpërmjet inxhinerisë gjenetike.
Zoti i Babilonisë Marduk del më vonë në skenën e historisë si faraoni Thot në Egjypt pas shkatërrimit të kullës babiloneze nga Enlil. Enlil ishte vëlla e njëkohësisht rivali i Enki-t. Enlil shkaktoi edhe përmbytjen e madhe, dhe sipas Sitchin ishte Enki ai që njoftoj Noe-n që të ndërtonte një barkë të madhe që të shpëtonte familjen dhe disa kafshë.
Të bashkojmë punën 60 vjeçare të Sitchin, me atë të 40 viteve punë të Prof.Xhiusepe Katapano
Ai thotë:
“Atlantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve(Pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Europë, Afrikë dhe Azi të vogël”.

Përndryshe, “Atllantida” ka edhe një shpjegim etimologjik vetëm në gjuhën shqipe që do ta përpunojmë  më tutje… po ashtu ajo quhej edhe “Borei”, që dmth “e Bardhë”, nga fjala shqipe “Borë”(dëborë).

Në literaturën historike Xhiusepe Katapano në v.1984, në Romë botoi librin me titull “THOTI FLISTE SHQIP”. Gjithashtu , Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike ”
Thoti  fliste shqip!!
Besoj që fjalë të tjera janë krejt të tepërta kur del në dritë që: Marduk, i biri i Zotit Enki, krijuesi i Adamit, fliste pa tjetër gjuhën e të Atit të tij Enki, gjuhën shqipe. Gjuha e perëndisë..
4000 vjet më parë, për kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, Bibla shkruan tek Genesi 11:1: “Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë”.

Mos vallë është çudi që Platoni, Frensis Bekon, Isak Njuton të merren me idetë e pozicionimit të kontinentit të Atlantidës?!

Për ironi të fatit studimet e fundit, në vitin 2011, duke iu referuar artikullit të Zach Howard e vendosin këtë kontinent në jug të Spanjës, duke parë aty vendin e parë të shenjtë, para Jeruzalemit. (Lost city of Atlantis, swamped by tsunami, may be found, by Zach Howard, 12 March 2011 ).

  Ndërsa duke iu referuar Zahi Hawass, Drejtor i Muzeut arkeologjik të Kajros ,” llava dhe hiri që nga Santorini, një vullkan Mesdhetar lindor ka të bëjë me mitin e Atlantidës.( Atlantis’ Eruption Twice as Big as Previously Believed, Study Suggests”, Gusht 23, 2006)

Në traditën e vjetër të Druidëve, Alban Arthan është një festival tradicional në Winter solstice.

Emri derivon nga shkrimet e Iolo Morganwg, në në shekullin e 19 –të, poet dhe forger. Alban Arthan transformohet në  Kuartierin e Ariut të vogël . Një alternativë në shqiptim është Alban Arthur.

Mjaftojnë këto shembuj që pasqyrojnë shumë studime që bëhen nga autorë të shquar nëpër botë, e të kuptojmë rëndësinë e librit të autorit Skënder Hushi.

Në librin e tij gjejmë këtë shprehje: “Mos e humbisni gjuhën tuaj! Kemi trashëgue nga gjyshët e stërgjyshët një thesar gjuhësor që vetëm populli ynë e ka dhe ai asht çelësi i gjithë gjuhëve të Europës.” Dikush mund të thotë se ka ekzagjerime në këtë frazë, por Skënder Hushi nuk është i vetmi që e thotë këtë…

Fakti që  ky libër, i vetmi në literaturën shqipe që përcakton me guxim teorinë e pllakave të zmeraldit e të trajtuara me Perëndinë Thot , tregon se Skënder Hushi ka çuar më përpara  idetë e Katapanos.

Ndërhyrjet e shumta spjeguese për gjatë librit janë një eveniment me rëndësi për shkencat e sotme shqiptare, në mos për të sotmet… në të ardhmen!

Skënder Hushi, duke qenë një studjues i  veçantë, me libra të botuar në shqip,  një përkthyes i shquar i librave nga italishtja, bëhet, për mendimin tim një pikë refreuese për shumë studjues që merren jo vetëm me Atlantidën, se ajo është një aspekt, por me problemet e gjenezës së gjuhës shqipe.

Ditët e fundit Skënder Hushi botoi veprën e tij origjinale shumë faqëshe “ Emnat atlantideo-pellazgo-ilirë nëpër botë”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në përpjekje për të zbërthyer kuptimin e tyre me anë të gjuhës shqipe të sotme…

Më duket shumë interesante  që të krijohet një mundësi për t’u marrë me këto ide të cilat nuk janë publikuar vetëm nga Skënder Hushi por dhe nga shumë autorë të tjerë ndër vite si Çabej, Pilika, Kondo, Kocaqi, Katapano etj por edhe nga shumë autorë të huaj si Jokli, Majeri, Hann, Pukëvil, Faveriel etj.

Në se kjo lihet në rrjedhën e kohës, pa u vrojtuar, atëhere do të duhet një gjeneratë tjetër studjuesish për të vënë në dukje atë që është e vërtetë apo jo.

Përpjekjet për perfeksionim të këtij libri, autori po I realizon në botimin e tretë të cilin përkoh`siht e ka paraqitur në faqen e tij elektronike.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s