NISËN PËRSËRI MËSIMET, NË GJIMNAZIN E RRËSHENIT… (Çfarë na tregon drejtoresha, Marie Nikolli-Brozi) / Nga: Murat Gecaj

 

NISËN PËRSËRI MËSIMET, NË GJIMNAZIN E RRËSHENIT…

(Çfarë na tregon drejtoresha, Marie Nikolli-Brozi)

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

3.Stema e Gjimnazit

 

1.

Ja, sa shpejt dhe si pa e kuptuar, kaluan pushimet verore të këtij viti. Ashtu si të tjerët, edhe mësuesit e nxënësit mirditorë e zgjodhën mënyrën se si do t’i organizonin e kalonin ato. Dikush shkoi pranë valëve të detit, të tjerë në klimën malore ose në qytetin a fshatin e tij.  Atyre iu desh të përballonin edhe të nxehtit e këtij viti, i cili nuk ishte aq i zakonshëm.

Por në këtë shkrim nuk do të flasimë më gjatë për muajt e pushimeve verore. Ndërsa do të pohojmë faktin, që mesuesit e nxënësit, por dhe prinderit e tyre, me afrimin e muajit shtator e kishin përsëri mendjen  te shkolla e tyre e dashur. Nuk do të flasim as për maturantët e Gjimnazit të Rrëshenit, të cilët ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Shqipërinë, janë përshirë nga “ethet” e pritjes për të vazhduar shkollat e larta, në degët e tyre më të pëlqyera.

Ndërsa, në bisedë me drejtoreshën e Gjimnazit të Rrëshenit, Marie Nikolli-Brozi, na flet për synimet dhe objektivat e vitit të ri arsimor, por edhe se si do t’i vazhdojnë projektet, që kanë patur më parë. Ajo tregon: “Ka më shumë se një vit, që kolektivi ynë mësues-nxëns  u përfshi në projektin “Shkolla si qendër komunitare”. Pra, jemi të hapur për nisma, projekte dhe ide për bashkëpunim të ndërsjelltë. Po kështu, kemi punuar për një paraqitje sa më të mirë të shkollës sonë, për të nxitur dhe përuruar talentet, aftësitë krijuese të nxënësve.  Kjo gjë është arritur përmes realizimit të një sërë veprimtarish dhe projektesh me ata. Kështu, kanë funksionuar disa klube, si ai i Debatit, i Biologjisë, i Fizikës etj.  Janë të shumta veprimtaritë e kryera, me kujdesin dhe profesionalizmin e mësuesve tanë, të cilat do t’i vazhdojmë dhe dhe do t’i çojmë më tej  në vitin e ri shkollor. Nxënësit tanë kanë marrë pjesë dhe do t’i nxitim pandërprerje, që të jenë pjesëmarrës aktivë në konkurse dhe në veprimtari të larmishme, si shkencore, artistike e sportive, ku dhe përurohen prirjet dhe talentet e tyre”.

 

????????????????????????????????????

Drejtoresha e Shkollës,  Marie Nikollin-Brozi

 

2.

Ashtu si dita e mbylljes së vitit të kaluar arsimor dhe marrja e diplomave nga maturanët, për të 51-in vit radhazi, edhe dita e parë e mësimeve të këtij viti të ri shkollor u kthye në një maifestim të gëzuar mbarëpopullor, për qytetin e Rrëshenit dhe tërë Mirditën Këtë gjë e vëreje, sidomos, në fytyrat e afër 600 nxënësve të tre klasave të Gimnazit, të cilët u ulën përsëri në bankat e shkollës. Por ata kishin pranë edhe mësuesit e tyre, ashtu si përherë të gatshëm e të përkushtuar për t’u dhënë, me dëshirë e dashuri, dituri e kulturë për jetën. Sigurisht, ndër ta dalloje edhe drejtoreshën, Marie Nikollin-Brozi, e cila ka një jetë të tërë  pranë nxënësve të saj, si në fshatra e në qytet, pra anë e mbanë Mirditës.

Në fjalën e hapjes së kësaj ceremonie të bukur dhe emocionuese, ajo u ndal posaçërisht në objektivat kryesorë, që ka edhe ky Gjimnaz, gjatë këtij viti mesimor. Ato bazohen edhe në detyrat, që shtroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në përshendetjen e bërë në TV, me rastin e  fillimit të vitit mesimor 2015-2016. Pastaj, drejtoreshë Maria ju uroi suksese të gjithë nxënesve, veçanërisht atyre të vitit të parë, që kanë ardhur sivjet në këtë Gjimnaz.

 

 

Nr.3 (1)

 

Në mes entusiazmit të të pranishmëve, folën edhe disa të ftuar. Kështu,  përshëndetën kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj dhe drejtori i Zyrës Arsimore të rrethit, Gëzim Kaçorri, duke ju uruar mësuesve e nxënësve një fillim të mbarë dhe arritje sa më të larta, në tërë procesin mësimor-edukativ. I pranishëm ishte edhe zëvendësprefekti i Mirditës, Kolë Bardhoku.

Pas ceremonisë së rastit, të shoqëruar nga mësuesit kujdestarë, nxënësit u futën nëpër klasa. Ata sivjet janë pajisur edhe me tekte të reja. Po kështu, mjediset e shkollës, ashtu si në vitët e kaluara, janë të pastra dhe funksionale, për t’i arritur synimet dhe për t’i plotësuar detyrat e përcaktuara, si brenda e jashtë saj.

Të gjithë ne, i urojmë mësuesit e nxënësit e Gjimnazit të Rrëshenit, të mbështetur fort nga prindërit, që të arrijnë sa më shumë suksese dhe të ndjehen sa më të kënaqur, në përmbushjen e të gjitha detyrave të ngarkuara në procesin mësimor-edukativ.

 

14 shtator 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s