Poezi nga Selvete Abdullahu

Selvete Abdullahu 1

Poezi nga Selvete Abdullahu

 

 

 

Bregu i trazuar

 

Hekur mbolli toka

Bregu i trazuar triumfoi

Unë  rri fill e vetme

 

Nata mbuloi harresën

Gjumi grishi ëndrrat

Unë aktroja prapë vetëm

 

Mbi kodra të kuqe e të zeza

Me buzagaz e vaje

Pikëllimi më shkaktoi dhembje.

 

 

 

 

Fleta e shkrimit

 

Vjen një puhi e lehtë

Dhe fletët m’i ngre në ajër

Le t’i rrëmbej të tërat

 

E rëndë  jetë e fletëve

Dhe mundimi u thellua i tillë

E përvëluar përcjell

Merr fletën e shkrimit tim

Duke e heshtur në qiell

Në zjarr

Mbi valët e jetës

Që rri e ngrysur e ftohtë

Për një mrekulli shpëtimi

 

Fletë e shkrimit tim

Fol e hesht me lot

Dhe fito përsëri.

 

 

 

 

Fragmente  të  jetës

 

Në jetën time u gjenda në rrezik

Kur  pas ca kohësh u ndesha me një mik

Të tillë s’e kisha parë kurrë

Ishte mvrenjtur

Ishte rritur

Ishte plakur e bërë burrë

Në lotët që pikonin dhe buzagazi

Zuri vend dëshpërimi dhe gëzimi

Jeta përsëri mbeti në vend

 

Atë çast arrita t’a prek hënën

Nga drithërimat kalova

Në një tjetër njeri

Dhe në vend të heshtjes pyeta

Ku ishe gjer tani

I përlotur nga malli

M’u përgjigj ndër ethe

Mërgimi shpirtin m’a kalli

Sa u dëshpërova

Nga jeta larg vendlindjes

Me sa zë që pata

Mërgimin  mallkova

Copë copë kujtimet arnova.

 

 

 

 

Frikë nga vdekja

 

E di që njeriu pëshpërit lamtumirë

E di që toka shpesh mbolli kob

Vajtuam pa ditur të vajtojmë

Rrufeja qëllonte dhe pragun e shtëpisë

 

Gjak në oborr

Dhe në shpirt

Frikë nga vdekja pa vdekje

 

Bota u kërrus para idolit

Lagja u tmerrua

Nga britmat e trishta

Ne pëshpëritëm fjalën e jetës

Plaga e ndritshme krijoi forcë

E ra morti nga heshtja

Na bënë të ikim

Me ëndërrime të  pa kuptimta.

 

 

 

 

Lutje  Zotit

 

Dhe të lutem o Zot

Drejt teje jemi nisur

Dhe që të gjithë me një fjalë

Largoji të këqijat, sëmundjet

Mllefinë dhe mërzinë

Luftën , hidhërimet dhe xhelozinë

N’a  ndihmo të jetojmë në liri

Të rriten fëmijët me lodra

Sill paqen ndër ne

Qoftë e bekuar lutja ime

Amen!

 

 

 

 

Nuk e ke lehtë të ikësh

 

Gjithçka do të kishte qenë lehtë

Veçse të ikësh jo nga unë

Thua se Vardari apo Drini i Bardhë

Mund të më përpijnë

Por prapë nuk do t’a kesh lehtë

Të ikësh nga unë

 

Thua se hapat s’i numroj

As di të vrapoj

Zemër sikur nuk kam

E sytë i mbyll

Eci ballë rrugës tënde

Të të shoh

E bëhem sikur s’të shoh

 

Nga të shikoj

M’i rrëmben sytë Kosovë

S’e ke lehtë të ikësh nga unë.

 

 

 

 

Mesnatë

 

Një ditë një shekull pa ty

Një shekull pa ty një natë

Herët do të zbardh agimi

Do zgjohem e lumtur

Dhe kam për të parë patjetër

Sa të ndiej afër dashuri.

 

 

 

 

Të vish sonte

 

Të pres me mall i dashur

Të pres të vish sonte ti

I ngjaj zogut që fluturon në liri

Ti hesht me zjarrin e zemrës

Me ndjenjën tënde dashuri

T’i shpaloj kujtimet sonte

Nata është shumë e gjatë

Në sy nuk kam gjumë

Gjurmët fare nuk t’i shoh

Të ndiej se si më afrohesh

Të dua përgjithmonë

Fjala a heshtja jote

S’di cila më tregon.

 

 

 

 

Thirrje  gjaku

 

Unë të dhashë fjalën

Të këndova gjatë

Të stolisa sa munda

Dhe kur pashë gjak

Të thirra si e çmendur

S’di a më ndëgjove

S’ka fjalë as veshë

Të ndiej e të mos hesht

S’ka sy e zemër

Të të shoh e trembet

Ka vetëm eshtra

Që  të çmendin kësaj nate

Në  këtë  kohë të mbrapshtë.

 

 

 

 

Zemër e thyer

 

Është e thyer dhe e urryer

Gjithnjë flet nga brenda

E ndiejmë dhe s’e prekim

Me duar

Nga ajo që ëndërrojmë

Sikur kemi qarë e qeshur

Befasisht dhembjet ia kemi ndier

Sepse jeta gjithçka të sjellë

Ne qeshemi e pikëllohemi

Dhe përsëri jetojmë

Të gjithë nga pak

Me zemër të thyer.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s