DRITËHIJE DHE FAKTE TË REJA MBI VRASJEN E HEROIT TË POPULIT, ZAHO KOKA – Rrëfen eskluzivisht për herë të parë 90-vjeçarja me nënë gjermane Varvara Milo Baka ( Gjidede) / Nga Agron Mema

11995659_851982861584658_628061558_n

DRITËHIJE DHE FAKTE TË REJA MBI VRASJEN E HEROIT TË POPULIT, ZAHO KOKA

 

Rrëfen eskluzivisht për herë të parë 90-vjeçarja me nënë  gjermane  Varvara Milo Baka ( Gjidede)

 

 

agron mema

Nga Agron Mema

 

 

Me baba shqiptar nga Vunoi i Himarës dhe nënë gjermane nga fisi Averbaht(fis që është edhe sot në Vuno dhe pinjolli i tyre, Kristo Averbaht sot është drejtor i shkollës në Dhërmi), 90-vjeçarja Varvara Milo Baka rrëfen për herë të parë ngjarje tronditse, që siç thotë edhe vet nuk ka folur për këto fakte megjithë këmbënguljen e të vëllait të sajë , gazetarit të mirnjohur e tanimë të ndjerë, Pavllo Gjidede.Ka një fytyrë pak gjatoshe, vështrim zhbirues e hetues, heshtje dhe mendim para se të flasë, karakteristika që thotë se i ka trashëgimi nga e ëma gjermane, ndërsa nga i ati thotë se ka dashurinë për njerzit dhe punën, se pa punë nuk arrin asgjë dhe katandisej njeri i përçmuar e me vese në jetë dhe shoqëri.Këmbënguljes sonë, megjithse mundohej të justifikonte mosfoljen me ngarkesën e viteve, ajo ju përgjigj kur mësoi emrin e gazetës, gazetë të cilën e lexon edhe sot me respekt sepse ja sjell i biri, Lekua, ish komandant i radiollokacionit shqiptar.Thyerja e e heshtjes tregoi se ajo ruan në memorien e sajë shumë kujtime nga koha që ka jetuar, sado vite të largëta, mjafton ta ngacmosh e ti zgjosh ato.Varvara flet për vrasjen e kolonel Moretit, internimet e sajë dhe djegien e shtëpisë, martesën dhe takimet me Zaho Kokën e Ramize Gjebrenë, ditën e vrasjes së Zahos në Vuno , takimet me Enver Hoxhën dhe britmat e Kadri hazbiut për tu ndarë nga bashkëshorti i sajë.Por të mos ua shuajmë kuriozitetin , i nderuar lexues, po ju lemë ta lexoni vet këtë intervistë të rrallë në faqet e gazetës “TELEGRAF” ku jemi  munduar që disa fjalë të përdorimit nga varvara të mos ua ndryshojmë autencitetin, pasi si fjalë karakteristike të bregut, kanë vlerën e tyre gjuhësore, historike , etnike.

 

11998388_851982808251330_1601905949_n

 

 

-Përshëndetje nënë Varvara!Ju urojmë ditë të bardha në këto vite të jetës suaj!Duam të na sjellësh atë ç’farë ju dini nga koha e LANÇ-it dhe më pas në faqet e gazetës sonë.Po më parë na thuaj se kush jeni ?

 

-Uratën mor bir ti shokët e tu se këtë gazetë e lexoj se e sjell djali, Lekua , përditë dhe shoh që shkruani edhe për veteranët e LANÇ-it.U ca gjëra ja kam thënë vëllait, Pavllo Gjidedes, por jo këto që do të thom ty.Unë jam bijë e Milo Gjidedes nga Vunoi, nënën, Aleksandrën, e kam gjermane.Pse , do thuash ti?Ja ta thom u pa pyetur ti:Gjyshi im , Zylber Averbaht, ishte sekretar në konsullatën gjermane në Vlorë në kohën e qeverisë së Ismail Qemalit dhe qe martuar me një vajzë nga Vunoi, kështu që në vuno vinin fëmijët e tij dhe Josifi, djali i Averbaht u martua me një vunjotse dhe bëri nënën time, Aleksandrën, me tri motra të tjera dhe dy djem.Pra jam e përzier në gjak shqiptare dhe gjermane.Unë u martova me Arqile Bakën dhe babanë, Milon e kisha prift dhe mësues të fshatit.Eh , mor djalëëë….

 

Jemi kurioz të dimë si u martuat se pamë që psherëtite?

 

-E vogël, shumë e vogël.Me martesë tradicionale të kohës që nga lidhja e deri tek martesa.Siç thashë, babi qe mësues dhe prift në fshat dhe u veja në kishë si të gjitha vajzat e fshatit.Arqilea më pa dhe vate e i tha babait tim që u do martohem me Varvarën.Babai , në mënyrë kategorike ja preu jo!Vajza është e vogël!Nuk bëhet kjo punë!Athere unë nuk kesh mbushur 14 vjeç.Arqilea , Leo, iku , po nuk hoqi dorë.Ai qe mik për kokë me Zaho Kokën.I tha Zahos dhe të dy pas ca ditësh erdhën tek babai.Zaho e trembi babain dhe kështu shkuan në gjendjen civile të Himarës për celebrime.Nëpunësi i gjendjes civile të Himarës, kur pa moshën time, nuk pranoi të kryente veprimet se nuk kisha moshën që parashikonte ligji i martesës.Në këtë kohë Zaho Koka nxjerr koburren nga brezi, e lyen tytën e sajë me bojën mbi tavolinë dhe e vë mbi aktin e çelebrimit.Po tani e ka moshën?-i tha nëpunsit.Ky i trembur, safjan i verdhë, firmosi celebrimin.Kështu u mortova.Sot them që nuk është mirë që vajzat të martohen të vogla.Po kush na pyeste neve, se qe luftë, pa ndryshe….Po Arqilea gjithë nxitimin për këtë martesë e bëri që mua të më linte në shtëpi se e kish ndarë mendjen të dilte në mal partizan, ashtu siç doli.Të dielën u martuam dhe të hënën i erdhi fleta e mobilizimit për ushtar në ushtrinë italiane.Nuk vajti.Pas një jave martese dhe nga ardhja e fletë-thirrjes, iku partizan.Më pas vranë edhe kolonel Moretin.

 

Si dhe pse e vranë Moretin?

 

-Dëgjo!Këta ishin njerëz të ndershëm e të thjeshtë.Po bënin një jetë komiti.Vetëm Hysni Kapo erdhi dhe i organizoi dhe i futi në binarë të luftës.Po të thom nja dy ngjarje, përpara se të vinte Hysni Kapo në Vuno.Qenë kohë që Shqipëria qe pushtuar e lufta kish filluar, po në Himarë ushtria italiane me Moretin , nuk kish ardhur.Në fashat keshëm një xhandar nga lumi i Vlorës, Pecani e kish mbiemrin se emri tani nuk më kujtohet.Një natë i doli para Zaho Koka  me babain tim, qe në të mugur.Qëndruan 10 metra larg dhe i folën xhandarit:-O Pecan, pa ndalo aty!Ai ndaloi.Ti Zaho , je? E pyeti.Fol se të dëgjoj!Dhe zaho i thotë:-Nuk dua të të bëjmë dëm.Nesër në mëngjes të mos jesh në fshat.Ai iku dhe nuk e vranë.Po nga këta, Llambro Andoni qe edhe trim edhe i zgjuar.U plagos në berat, u hodh në lumë dhe trupi i tij u zhduk e nuk u gjet më.Në këtë kohë erdhi italia në Himarë me komandant Moretin.Në gjithë krahinën Vunoi qe me LANÇ-in dhe bëmat e djemve të fshatit me në krye Zaho Kokën qenë përhapur kudo.Moreti erdhi në Vuno dhe në mes të fshatit tha se Zahon dhe leckamanët do ti kap e ti lidh me tela me gjemba e do ti heq zvarrë.Më pas Moreti na mblodhi neve gratë e pleqtë dhe mua e nënën e zahos dhe na çuan në Himarë.Kjo u mor vesh , dhe në qafë të Vishës i zunë pritë dhe vranë Moretin , ndërsa shoferin nuk e nganë.Më pas erdhi Hysni Kapo që i organizoi djemtë.

 

Ç’ndodhi më pas?

 

– Thashë që Moreti u kapardis shumë dhe kur e vranë dhe neve na muar prapë, arkivoli i tij para dhe neve pas na grupuan dhe na shpunë në Vlorë pas katër-pesë orësh.Na grupuan në një shkollë të gjithve, pastaj na shpërndanë, po me roje.Na thanë se do na internonin  në ishullin e ustikës në Itali.Në kamp isha bashkë me vjehrrin.Në atë kohë , një nga Vunoi, Miti Bala punonte në konsullatën italiane në Vlorë dhe ndërhyri për lirimin tim.Po si ndërhyri ama?Një roje ballist kërkoi dhe na murri mua dhe vjehrrin në shtëpi të tij për punët e arave.Pa një jave vjehri më tha se do ikte dhe iku duke më lënë vetëm e duke qarë.Ku nuk e kërkuan vjehrrin , Foto bakën, po nuk e gjetën.Më pyetën e më kërcënuan, po unë nuk dija gjë, dija vetëm që iku.Gjatë ditve të internimit në Vlorë nuk erdhi asnjë nga qeveritarët e pushtetit vendor të na shikonte.Qe mizerje e keqtrajtim.Pasi iku vjehrri , për pak ditë vjen babai.Pyeti e më gjeti.U lut e s’tërlutë që të më takonte, po nuk e linin.Mua më flutoronte zemra si zogu.Isha e vogël , 15 vjeç, vetëm në një shtëpi të panjohur.Se si mu duk ai moment që pashë babain tim.O zot, thashë, babai.Pas lutjeve të gjata , e lanë.Nuk shqitesha dot nga krahët dhe gjksi i tij.Edhe sot nuk e harroj atë përqafim.Pashë lotë në sytë e tij dhe vetëm pëshpërima:bijë e babait, pse tu germis jeta kështu.Mirë të martova të vogël, po pse heq e vuan edhe këto.Nuk e di sa ndenjëm ashtu dhe doja që këto çaste të mos mbaronin kurrë.U lut prap të më merrte, po qe e pamundur.I thanë që vetëm me urdhër të komandës bëhet kjo.Shkoi babai e takoi punonjsin e konsullatës italiane, bashkëfshatarin , Miti Bala.I qau hallin dhe ai i tha se kjo punë mbaron me dy teneqe vaj ulliri dhe katër napolona flori.Nuk i kish babai , po u ngre e iku në Vuno.Dua të them që në kamp të internimit vinin qytetarët dhe partizanët e na jepnin bukë e ushqime .Njëherë erdhi Shyqiri Alimerko dhe më tha se kam urdhër të të marr në mal.Kundërshtova.Mu lut shumë dhe më tha përsëri se duhet të zbatonte urdhrin.Nuk shkova.Babai erdhi pas ca ditësh.Ja kish dhënë dy teneqetë me vaj ulliri dhe katër napolonat e floririt, ato katë napolona i ruante nëna në cep të shamisë dhe deri sa iku nga jeta i mbetën merak.Ndaj mos u çuditni sot që gjrat zgjidhen me lek,i ka sistemi.Babai më mori dhe më çoi tek tezja ilegalisht se prapë se parpë italianët nuk duhej ta merrnin vesh.Pas ca ditësh u nisëm me taksi për në Vuno.Në postobllokun e Llogarasë babai i përshëndeti rojet italiane dhe kur ata e panë priftë , nuk na ndaluan.Vajta në vunoin tim dhe babai më mbylli nëthollo, bodrum në kat të parë që të mos e mernin vesh italianët.Pa ca ditësh erdhi zaho Koka dhe i tha babait që pse e ke lënë vajzën aty.Babai i tha ta linte rehat.Iku dhe nuk më mori atë natë Zaho.Kështu vazhdova për ca kohë të jetoja.

 

12007283_851982884917989_2141161281_n

 

Si e mba mend Zahon?

 

-Qe djalë i gjatë e i shëndoshë.Qe trim, po iku.

 

Po Ramize Gjebrenë?

 

-Edhe atë vajzë të bukur e kam njohur.Vinte dhe fshihej tek shtëpia e fqinjit tim dhe i afërm i burrit, Nonda Baka.Shpesh dilte në dritare dhe ne thoshim ç’është kjo vajzë kaq e bukur tek Nonda.Më vonë e morëm vesh kush qe.Në këtë shtëpi ku rrinte Ramizeja, një herë në dy-tre ditë vinte dhe Zaho Koka dhe në mëngjes herët ikte malit.Ramizeja qe e bukur , e mirë, e gjatë, e lexeçme.Në Vuno rrinte mbyllur në atë shtëpi.Në atë kohë nuk përfëitej në Vuno për moralin e sajë apo për Zahon.Se edhe trembeshin të flisnin për partizanët dhe për kë?Për Zahon!E kish dhe pseudonimin”vetëtima” dhe neve në breg e kemi nëmë të rëndë”të vraftë vetëtima”.Partizanët vetëm i ndihmonim.Njëherë futa një pushkë në thesin e plehut dhe u a shpura në fushë partizanve..

 

Mirë nënë Varvara.Po kur u vra Zaho Koka mba mend gjë?

 

PËRGJIGJE:-Uh, mor djalë!E mblodha me duart e mia.Isha në Vuno dhe e mbaj mend mirë.Ishim në kishë se shtëpinë na i kishin djegur , madje dy herë.Mbi fshat ishin partizanë dhe burra të fshatit dhedëgjuam të bërtasin:-Dilni , o fshat se erdhi gjermani!Doollën në xhade, po gjermanët kishin ikur.Pamë vetë pushkë e municione që kishin lënë në rrugë.Filluam ti mblidhnim ato.Gjermanët kishin ikur në drejtim të Vlorës.Nuk dëgjuam armë e luftë.Siduket u trembën nga partizanët dhe ikën, nuk rezistuan.Në të dalë të fshatit, është edhe sot , ndodhet një kube për ndezje kandilesh nga rrugëtarë e fshatarë, rreth një metër katror me një frëngji.Tek mblidhnim armët dhe i çonim në një shtëpi, dëgjuam britma :-dilni o fshat se u vra Zaho Koka.Ishim sëbashku me motrën e zahos shumë afër vendit.Vrapuam aty dhe unë kujtova se mos qe burrim , Leo, se një nat më parë qe në fshat.Vajtëm dhe e pamë .Pak më poshtë se kjo kube kish rarë me kokë poshtë nga ana e detit.Thanë se e qëlluan dy gjermanët që qenë strehuar nga frika në faltoren një metër katror.Po ai qe kthyer përmbys me kokë poshtë nga deti.Na erdhi çudi për drejtimin e qëëlimit me armë dhe pozicionin e rënies.Kish pantallona shajaku dhe kur e pashë të shtrirë mu drosh zemra:Leo thashë, se e kanë ngatrruar.edhe ai të tilla pantallona kish veshur.Astarët e xhepave i kish jashtë.Kafka i qe çarë e trutë i qenë shpërndarë përreth.Trutë ja mblodhi e motra në shami dhe trupin e morëm me një qilim dhe çuam në shtëpi ku nuk e mbajtëm as dhjetë minuta po e hodhëm në një gropë dhe e mbuluam shpejt e shpejt , ashtu pa ormisur me zakonet e të vdekurit.Kjo se na lajmëruan se vinin gjermanët prap.Kur Zaho u vra , dy gjermanët mërën poshtë fushës deri tek një shkëmb i madh, shkëmbi i ngurrëzës i themi në Vuno.Aty i zunë disa fshatë po i lanë të iknin.Kështu shpëtuan këta dy gjermanë.Po nuk shpëtuan pesë rrobër të tjerë.Një djalë nga fshati, 17 vjeç,P.A.(paskal  andoni—emri i plotë vetëm për gazetën, jo botim)Ky djalë i zhveshi lakuriq, u preu organet gjenitale me biçak dhe i la mes gjakut të vdisnin.Fshati nuk e miratoi këtë masakër.U fol e u stërfol shumë pas asjë ngjarjeje se Zaho kish me vete 200 lira angleze, thesarin e batalionit i cili humbi dhe nuk u gjet më dhe dikush para nesh kish shkuar tek kufoma e tij.Po këto mbetën fjalë e i mbuloi koha.Unë them që nuk do qe vrarë po të kalonte nga rruga e poshtme, por morri rrugën nën kishë të ngjitej përpjetë tek shokët dhe thanë që e qëlluan nga frëngjia e kubesë së vogël gjermanët, por ai kish rarë përmbys , kokëposhtë me kurriz nga kisha.Nuk pamë se ku e kish marrë plumbi se kafka qe çarë e trutë ia mblodhi e motra në shami.Erdhën pastaj partizanët në fshat dhe kështu u mbyll dhe historia e zahos, e këtij trimiMë pas nuk u fol më për të siç dëgjoj.Thashë vajta e para tek kufoma me motrën e tij.Po flajë kishdhe ka.

 

Po pas çlirimit si vijoi jeta juaj.A je takuar me Enver Hoxhën?

 

-Nga gjithë ç’tregova , kam ndihmuar LANÇ-in , por jo e rreshtuar partizane.Erdhi Zaho Koka të më merrte e të çonte tek Leo, partizane, po nuk më la babai.Ndihmova mjaft me ushqime e veshmbathje partizanët.Burrit, kur u çlirua shqipëria , i dhanë një muaj leje për në shtëpi.Mbaroi lejen dhe iku në Jugosllavi me ushtrinë NAÇL.Më vonë, në vitin 1945, bashkë me babanë(se gjithë jetën sa qe i gjallë babait i mbeti peng jeta ime dhe nuk më ndante nga vetja),shkuam në Tiranë tek Enver Hoxha.U paraqitëm dhe thamë se duam të takojmë komandantin.Për hirë të së vërtetës, nuk pritëm shumë , por shumë shpejt u futëm brenda në zyrën e tij.Babai , i mësuar me ritet fetare, vajti ti puthte dorën.Ai e ndali:Jo, uratë, jo!Dhe nuk na la kohë të flisnim, por filloi vet të fliste e të na pyeste:-Ç’farë ndihme i kanë dhënë familjes së zaho Kokës.Nuk dinim ç’ti thoshim.Pastaj ai si duket kuptoi dhe u shpreh vet:as çadër, as bukë, , as miell:Po juve , asgjë?Fliste dhe i mbanteshënim të gjitha.Pastaj pyeti se ç’e mirë ju pruri këtu uratë?Babai ju përgjigj:-të keqen babai, nuk kam bukë.Kam shitur dhitë që kam ardhur këtu e të marr edhe 10 kg.misër.Të kërkoj për ta prurë atë dhëndrin tim këtu.Po nuk më harrohet more djalë, se kur i thamë emrin e burrit, Leo, ai na u përgjigj:jo Leo, Arqilea!Pastaj u ngrit në këmbë dhe na tha:-Ju shkoni dhe brenda javës, a brenda ditës do vijë Arqilea.Dhe sa vamë neve në fshat, na lajmëruan që Leo erdhi në Tiranë.Vetëm ta shikoje Enverin, të ikte mendja.I ri, i bukur, i gjatë, i lezeçëm, thoshje se mos flisje me perëndinë.Na përcolli deri tek dera, më përqafoi dhe më tha:varvara, mos u mërzit se erdhi Arqilea.Ikëm dhe e mbajti fjalën.Arqilea , kur erdhi në Tiranë, i dhanë edhe 90 mijë lekë të asajë kohe që erdhi në fshat.Edhe ndihma na dhanë pastaj.Erdhi Arqilea në Vuno dhe me lekët që i dhanë kish blerë 1 Kv.grurë.Për pak kohë iku në punë në Tiranë, në repartet e kufirit si oficer në MPB.Kur iku i tha babait se kur të të lajmëroj unë, sillëm varvarën.Dhe nuk vonoi shumë dhe unë ika në Tiranë.U strehuam në një dhomë të vogël.E kështu ndodhën , deri sa na goditën pak, po Leo nuk foli kurrë, qe tip i heshtur.Ky qe takimi i parë dhe i fundit me Enver Hoxhën.

 

Ç’ishte kjo goditje e vogël që thoni për një familje si ju?Ç’farë gabimi bëtë?Në Sarandë flitet për një grindje mes jush dhe kadri hazbiut, mund të na thuash diçka rreth sajë?

 

-Po , mor bir!Dhe sot nuk e kuptojmë akoma.E kam takuar dhe Kadri Hazbiun.Më thirri në zyrë të Degës së Punve të Brendshme të Sarandës.Në atë kohë punoja bufetiere në klubin e gjuetisë, në Sarandë.Erdhi një oficer dhe më tha se më kërkojnë në Degë.Pyeta se pse , po nuk mora përgjigje.Vajta.Një oficer më pyeti se a do ti tregoja atij ato që do të më pyesnin ata?Pse , ç’do thom, -i thashë.Hyra brenda e shoqëruar me dy oficera , një para e një pas meje.Në zyre gjeta  Dhosi Prgon, kryetari i Degës së Punve të Brendshme të Sarandës dhe Kadri Hazbiun , ministri i brendshëm.Kadriu më pyeti:si je shoqja Varvara, ku je?Këtu jam, i thashë.Pse nuk ke vajtur në Shkodër, se aty ke burrin, mu kthye.Burri në atë kohë qe n/kryetar i degës së brendshme në Shkodër.E trasferuan se filluam të bënim shtëpi, ja këtë që sheh sot këtu dhe sipas ligjit të asajë kohe , ushtarakët ndaloheshin të bënin shtëpi private.Kadriu filloi të nxehej dhe bërtiti fort:Pse nuk ke vajtur, ç’farë do ti?Pallat apo shtëpi?Kush këndon aty brenda, kokosh apo pulë?Filloi të bërtiste më fort e ti binte tavolinës me grushte.U hutova.As gjermani e italiani nuk më kish trembuar aq shumë.Mbase nuk më beson, po janë të vërteta.Dëgjo,-më tha,-nesër vjen makina e madhe dhe do marrij plaçkat, ty do vish me makinën time dhe drejt e në Shkodër.Filloi një debat i fortë se mu zgjuan genet e qëndresës dhe kokëfortësisë.Po, -ai e jo, unë.Dhe kjo u përsërit disa herë sa i hipi një ikuq në fytyrë.Ulëriti:-atherë do të ndahesh me Leon!Mirë, -i thashë, -si të duash.U nevrikos shumë.Të marr unë shokun tim nga penxherja e ta sjell tek dera, nuk bëhet,-më tha( e kish fjalën për Leon qe qe i madh dhe mund të bëhej i vogël në detyrë).Pas ca ditësh Leo u lirua dhe e çoi në peshkim, këtu në sarandë si puntor.Kështu ja shpërbleu tim shoqi nderin që i kish bërë se i kish shptuar jetën.Në Maqellarë të Peshkopisë, në kohën që u shpall USULLI-(Beslidhja e bajraktarve kundër partizanve më 1944), partizanët e brigatës së 5-të S me komandant Shefqet Peçin, u ndehsën në një rezistencë shumë të egër e të ashpër.Udhëheqja e brigatës së 5-të S kërkoi hapjen e rrugës të marshonte në drejtim të Dibrës.Nuk e pranuan dhe ranë nën zjarrin e pabesë.Qëllonin nga ç’do dritare shtëpie.Partizanët nuk mund të përgjigjeshindot me zjarr se vriteshin gra e fëmijë.Leo , burri im , qe komandant bataloini i kësajë brigate dhe u plagos në kofshën e djathtë.Edhe kadri hazbiu merr dy plumba dhe nuk lëvizte dot.Leo, megjithse i plagosur edhe vet, falë fizikut të tij, e ngriti në krahë kadriun dhe e nxorri nga prita.Por trimi asnjëherë nuk kërkon shpërblim dhe vlerë.Përkundrazi , mosmirnjohësi një ditë e pëson keq.Doja ti shkruaja Enverit, por leo të vriste.Ashtu iku nga kjo botë me heshtje miterioze që mori shumë të fshehta në shpirtin e tij.

 

Faleminderit!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s