TË SHKOJMË PËRPARA DUKE U FRYMËZUAR NGA E KALUARA ( Nicola Abbagnano ) / Përktheu Fatbardha Demi

TË SHKOJMË  PËRPARA  DUKE U FRYMËZUAR  NGA  E KALUARA

 

 Nicola Abbagnano

 

 

Fatbardha Demi

Përktheu Fatbardha Demi

 

 

Lëvduesit e kohëve të shkuara sot nuk janë vetëm gënjeshtaret  dhe llafazanët,  siç thoshte Horacio. Por,  janë njerëz të çdo moshe që rikujtojnë nga e kaluara e largët  apo e afërt,  ndonje veçori që të frymëzon admirim e keqardhje. Rikthimi i ndonjerës prej ketyre veçorive,  është një dukuri shumë e përhapur sot,  pas një periudhe që dukej  se dëshironte të shkelte mbi një rrugë,  ku te mos kishte gjurmë nga e kaluara.

Sot kthimet drejt së kaluarës janë të rastësishme,  sepse  pengohen nga kërkimi këmbëngulës e me çdo kusht  i « së resë ».

 

Por shpesh,  e reja ndodhet pikërisht tek e kaluara: Tek ndonjë ide ndriçuese që dukej e zbehur,  tek ndonjë ideal i vënë nga jeta si një lajmërim në një formë bukurie të harruar. Kështu lindin rrymat filozofike dhe letrare që frymëzohen nga  doktrina  dhe lëvizje artistike të vjetra  dhe që iu kthehen idealeve të artit apo modës,  e që rinovojnë  ose  përshtasin përdorime të perenduara ( stilin e kohës së shkuar) .

Sigurisht asnjë,  nga këto rikthime nuk është apo mund të jetë një përsëritje  letrare.  Lidhja me të kaluarën  bëhet një shkas i lëvizjes së jetës.

 

Por,  është një fushë,   ku një lidhje e tillë (me të kaluarën) duket se është më e vështirë  për t’iu vënë si qëllim para vetes dhe për t’u realizuar : është fusha e jetës sonë të përditshme,  ajo e jetës personale dhe shoqërore. Rreziqet dhe  te këqijat që sot na  i përcjell jeta,  e që janë shtuar pafundsisht nga po ai progres  teknologjik,  duket sikur kanë shënuar një shkëputje te pazevendësueshme nga e kaluara,  e veçanrisht prej rregullit dhe seriozitetit që në çastet e lumtura,   e karakterizonin.

Kjo shkëputje,  nuk duket se do të zvogëlohet  me (thjesht) një rikthim ndaj vlerave te vjetra,  por,   para së gjithash,  duhet të jetë  rezultat i punës së brezave te rinj,  te cileve u takon detyra per ta çuar jetën peëpara.

Lëvduesit e së shkuarës ngulin këmbë pikërisht mbi : paaftesinë e të rinjve për të mesuar nga e kaluara.

 

Te rinjtë sot,  pranojnë lehtësisht  të gjitha tundimet e shoqërise,  e që janë të  shumta e të këqia.  Të mësuar që në fëmijeri t’iu plotesohen dëshirat edhe ato më tekanjozet,  bëhen kokëfortë (të pabindur) ndaj rregullit dhe disiplinës,  që jane te domosdoshme për ushtrimin e çdo aktiviteti (në te ardhmen),  i cili edukon  vetkontrollin që është kushti i parë për të patur një karakter të ekuilibruar.

 

Largohen (shpirtërisht) prej familjes megjithëse vazhdojnë të jetojnë bashkë,  në drejtim të grupeve  ku ndihen të çliruar nga çdo detyrim e me të njëjtin mendim në synimin për të bërë vetëm atë që ju pëlqen.

Detyrimet,  që nganjeherë ju kërkohen,  ju duken  neveritëse dhe shtypëse (imponuese). Keshillat që jepen,  ju duken sikur  vijnë nga një botë tjetër,  ku ata nuk pranojnë se bëjnë pjesë,  e cila duhet të zevëndësohet e të  transformohet në një botë tjetër,  ku do t’iu pëlqente të jetonin.

Në këto kushte,  shkarjet e të rinjve në imoralitet e në sjellje të paligjshme,  janë të shpeshta sepse është e lehtë (kur s’ka norma).

Të sigurosh para në mënyrë të pandershme dhe të dhunshme,   është një tundim që nuk gjen shumë pengesa tek ai,  që  do të plotësojë (me çdo kusht) qejfet e veta,  e për më tepër kur shikon nga lajmet e përditshme,  se pandershmeria ka fole në te njëjtën botë  që i është vënë përpara si model i mirë,  e ku duhet të bëjë pjesë.

 

Kurioziteti për ta pasuruar jetën e vet  me përvoja të reja,  goditjet e para të dhimshme dhe zhgënjyese të pësuara nga rrethanat,  e bëjnë të lehtë rënien drejt drogës duke e quajtur si rrugën e vetme  të çlirimit nga zhgënjimet.

Por,  kohët e fundit, shohim edhe një tjetër rrugë,  që  tërheq një numër të caktuar të rinjsh e veçanërisht  ata që përqafojnë një  qendrim  te vetedijshem kritik kundrejt shoqërise në të cilën jetojnë : është rruga e terrorizmit. Edhe kjo është një rrugë e lehtë,  sepse terrorizmi  propozon  te ndërtosh vetem duke shkatërruar dhe shkatërimi është më i lehtë se sa ndërtimi.

 

Lëvduesit e kohëve të shkuara,  përqendrohen mbi njërin apo tjetrin  qendrim negativ të të rinjve të sotëm,  por nuk tregojnë së cilës së kaluar rinia duhet t’i drejtohet,  që te çlirohet (nga këto rrugë të gabuara).

Përveç këtij qendrimi të lëvduesve të se kaluares,  qe eshte keqdashes dhe vajtues,  ka  njerez qe e shikojne ne menyra te tjetra kete gjendje te te rinjve.

Disa e shikojne,  si  nje pasoje te pashmangshme te gjendjes dhe sundimit te zakoneve  te shoqerise se sotme.

Shprehen se te rinjte nuk bejne gje tjeter veçse pranojne  dhe  ndjekin edhe ne aspektet me te  keqija,  shkarjet e nje  shoqerije te koruptuar.

Ne kete rast,  pergjegjesia e te gjitha te keqijave qe mund te ndeshim ne sjelljen e te rinjve,   do t’i binte vetem  natyres komplekse te shoqerise,  se ciles i duhet hedhur faji.

 

Duke e pare nga ky kendveshtrim  problemin,  s’na mbetet gje tjeter veç te mbetemi duke levduar te kaluaren e larget apo te afert,  sepse pasojat (e kohes se sotme) jane te pashmangshme (se ne kete shoqeri te sotme jetojme).

Puna qendroka vetem ne shkaterimin e kesaj “te sotme”  ose nevoitet ta riformojme rrenjesisht. Po si ta riformojme ?

Ne rast se e kaluara sundon  mbi te ardhmen,  apo ne rast se te rinjte qe duhet te ishin autoret e kesaj levizjeje  jane plotesisht  te brumosur (vetem) prej shoqerise ne gjirin e se ciles ata lindin,  asnje force njerezore nuk do te mund  ta ndryshoje kete gjendje.

Te ashtuquajturit « dietrologe » (siç i quajne tani) qe ja veshin « se kaluares » gjithe pergjegjesine e « se sotmes »,  gjenden te goxhduar nga vete shpjegimi qe i japin te keqijave te koheve te sotme duke pohuar pamundesine  per t’i perballuar.

Ne rast se te rinjte jane  produkt i ketyre te keqijave,  ata nuk do te jene kurre te afte per t’i luftuar e per te fituar.

Nga ana tjeter,  nuk mungojne ata qe shikojne ne kete pamundesi (per te luftuar te keqijat) dukurine thelbesore te shoqerise  se sotme,  fati i se ciles  eshte qe te vetshkaterohet.

Ndoshta,  per te shmangur parashikimet,  sa shkateruese  aq  edhe te pallogjikshme,  per te shmangur pendesat dhe nostalgjite e padobishme,  si dhe denimet e renda dhe padrejtesite,  eshte me mire ta çojme vemendjen  tek  ngjarjet reale,  mbi gjendjen e shoqerise se sotme.

Ne kohen e sotme jetojne te gjithe : te rinjte dhe te vjetrit. Tek te rinjte,  sigurisht nuk jane akoma kalitur ato tipare mbrojtese  qe jane shpesh  frut i pervojave  te gjata dhe te veshtira. Por nuk mund te flitet per ta,  sikur jane qenie  te panjohura,  homogjene,  te  bere me te njejtin kallep.

Sot,  me te drejte kembengulet,  mbi ndikimin  qe ushtron (per keq) mjetet e komunikimit masiv (TV,  Radio,  Kinemaja,  shtypi  etj.) ne zakonet dhe menyren e te sjellurit qe gjejne  perhapje te gjere  sidomos  ne jeten e metropoleve.

Por ky ndikim nuk eshte vendimtar dhe nuk arrin,   te pakten deri me sot,  te mposht mbrojtjen,   qe kerkesa per nje liri personale (jo te diktuar nga media) per shumellojshmeri te shijeve e te deshirave,  i kundervihen ketyre  ndikimeve.

Te rinjte nuk perbejne nje mase  te njetrajtshme  (te njejte) qe ecin mbi te njejten rruge. Ata jane te ndryshem ndermjet tyre edhe pse i perkasin se njejtes familje dhe te njejtit lloj,  edhe pse ndjekin  zakonet qe ndiqen nga te gjithe.

 

Serioziteti,  perkushtimi,  dashuria per te bukuren,  interesi per te ardhmen dhe enthuziazmi per idealet,  formojne karakteristikat e shume prej tyre. Por veprimi i tyre behet i dallueshem nga pjesemarrja ne shume  aktivitete kulturore,  nga ndihma qe  afrojne ne rastet e fatkeqsive  te shoqerise,  nga entuziazmi  me te cilin  i pranojne  format e reja te artit dhe format e vjetra te rizbuluara,  nga interesi qe shfaqin  per kendveshtrime dhe  doktrina  qe propozojne  rilindjen e vlerave  shoqerore,  nga shoqatat qe formojne per  mbrojtjen dhe perhapjen  e vlerave fetare.

Te flasesh per rinine moderne si per nje turme te shthurur,   ndertues te  kaosit perfundimtar,  nuk eshte vetem nje padrejtesi,  por nje genjeshter  e zbukuruar me masken e nje profecie.

Ajo per te cilen kane veçanerisht nevoje te rinjte,  eshte besimi tek aftesite dhe forcat e tyre: nje besim qe ju ben atyre te mundeshme  te ushtrojne lirisht  inteligjencen e tyre dhe  te realizojne  zgjedhjet e tyre.

 

 

10.03.2009

 

Nicola Abbagnano  (“La saggezza della vita”,  f.222)

Profesor i njohur italian i Historise se Filozofise  dhe autor i shume librave.

 

(Fjalët në kllapa janë të pëkthyesit)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s