Poezi nga Sadbere Gagica Spahiaj

sadbere gagica

 

 

 

DO TË LIDH

 

Një ditë
Shumë stinë
Kohë pa kufinj
Si me zinxhirë për fjale
Mall je në vargjet e mia
Frymëzim në
faqe librash të pashkruar
Do të lidh malli im
Si flamurin për
ATDHEUN
Do vij sërish në
nëntor
T’i puth sytë
Tu liria
ime!

 

 

 

ËSHTË ERË PEME NË SHPIRT

 
Vjen çdo natë përmes perdeve
të dritareve të mia
Që i kam hapur disa sttinë për
atë zog malli
Herë i ri e herë si frymëzim i
vjetër nëpër Kohë
Afrohet si muza natën tek më
puth kur jam në gjumë
Më ndjek si hije e zgjatur
udhëve nëpër kalldrëm qyteti
Më shpie nëpër merdiane të
panjohura më grish
Ta prek diellin këtë mëngjes
vjeshte kur erëra fryjnë
Gjithandej kufirit të vendlinjes
sime flokëshprishura stinë
Ai ma vodhi një natë zemrën e
fjalës e s’di të shkruaj më
Vetën nuk e njoh nuk di në
cilin krah të ecë
Ndjej frymëmarrjen e tij në
gjoksin e lagjes si të isha
fëmijë Në sytë e tij dukem si
vogëlushe e përdëlluar
Ai ka hyrë në damarët e
gjakut është bërë lumë
Në alfabetin e shpirtit të
dallgëzuar..germë e re e vjetër
Është erë pemë …puhizë e
lehtë nëpër buzët e mia?
Është diell i mplakur a rreze e
re nëpër hallka jete!

 

 

 

S’JAM MË

 

Hije trishtimi në kullën e
lotëve
Të kam Ty ëndrra ime e bukur
Lumin çdo natë e kapërcej
deri tek Ti
Mbush shpirtin e dallgëzuar
me këngë
E pres majin me lule shumë
Të të sjell një puthje gjethi në
kopshtin
E kam mbushur me trëndafila
o zog malli]
S’jam më stinë trishtimi nëpër
fjalë
Jam varg dashurie në Kohë!

 

 

 

MË ZGJO NGA GJUMI

 

Kur hëna zbret ngadalë në
lëmë
E yjet vallëzojnë në qiell me
ritëm
Sonte jam një copë dhimbje
në vergje
Eja me zgjo nga kjo kllapi
Mos trokit fare në dyert e
shpirtit
I kam hapun njëherë e natë
Kur nisa ta dua fjalën e
humbur
Nëpër këto kthesa jete
humbur dikund
Pas shtatë bjeshkës e frikshme
është ora
Dritaret lehtë i prek shiu i
vjeshtës
Më merr sonte bilbil ta dëgjoj
një serenadë
Atë këngën e bukur të dua
vashë flokëlëshuar
Më zgjo nga gjumi të mos me
merr ky det me dallgë
Udhëve të mërgimit s’jam
vetvetja kurrë!

 

 

 

PA FJALË

 

Ti i ke dhënë ngjyrë të re jetës
sime
Udhëve të mia nëpër Kohë
Kur erdhe Ti drejt një bote të
panjohur
Ora ime nisi të lëvizë akrepat
në hapësirë
Unë kam mbetur në këtë
atelie e lumtur
Duke bërë portretin e vjeshtës
me brushë
Buzës si trëndafil të
kuqrremtë ëndërr
Puthje i fala një natë diku në
arat me kallinj
Hapat e mi i shtrij nëpër asfalt
shputat i kam flakë
Pa fjalë…

 

 

 

TRETEM SI KANDIL NË VAJ

 

Në dhomë përplot tym duhani
sonte heshtjen e vras
Rri ngujuar mes mureve qiellin
nga një vrimë e hollë e
vështroj
Flas me hënën një buzëkuqe
nga dritarja e lëshoj
Fatin tim udhëve të shpirtit
ngadalë e kërkoj
Turrem të vras një hutin atje
majë malësh
Rent mes lotësh ëndrrat më
përplasin
Brigjeve të Nilit të ec sonte
Me pishnajë në dorë
Jetoj stinët të harroj dhembjet
Si të vdes….kur ende s’kam
lindur?
Si të puth…kur ende s’di
ç’është puthja njerëzore?
Si të arrij deri tek malli…kur
ende s’jam nisur?
Më thuaj…ka diell për sytë e
mi?
Malli më zhurit….për Ty vendi
im i bekuar
Dete oqeane kaloj cdo natë
Ta mbështes kokën në
flamurin tim
E të bërtas deri në qiell
Ti je ëndrra dhe liria ime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s